Donald Shehu: Dashuria s’njeh kombësi

Intervista - - FAQE 1 -

Donald Shehu, ka qenë pjesë e “Portokalli” në rolin e shitësit të prrodukteve që nuk hyjnë në punë, u bë pjesë e një prej komedive më të suksesshme “Komedia që shkon për dreq” në krah të aktorëve më në zë të teatrit shqiptar. Në këtë do mbani frymën në çdo rresht të tijin!

Fabjola Kuburi:- Donald, çfarë të dhuroi interpretimi për disa javë rresht në “Komedia që shkon për dreq”?

Donald Shehu:- Së pari ju falënderoj për këtë interviste. Së dyti dua të them që “Komedia që shkon për dreq” më ka dhuruar në çdo shfaqje vetëm kënaqësi dhe gëzim. Një punë e lodhshme, por që ja ka vlejtur duke marrë duartrokitjet e një sallë të mbushur plot e për plot e më spektatorë që nuk pushonin nga të qeshurat. Si aktor i ri kam pasur patjetër emocionet e mia në çdo shfaqje, por duke pasur përkrah aktore të tillë si Gentian Zenelaj, Romir Zalla, Bujar Asqeriu, Sokol Angjeli, Alesia Xhemalaj, Monika Lubonja dhe regjisoren Driada Dervishi përfshirë edhe ngrohtësinë e publikut them që ja kam dal mbanë këtij projekti.

- Mesazhi që synon të përcjellë shfaqja?

-Mesazhi që përcjell kjo shfaqje në tërësi ka të bëjë me frikërat e aktorit në skenë. Siç janë harrimi i tekstit apo ngatërrimi i një mizanskene apo edhe ngatërrimi i objekteve. Edhe mënyra se si ai ja del për ta tejkaluar problemin. Kjo është edhe ajo që ndodh tek komedia jonë. Besoj që një mesazh kryesor që përcillet është që pa këto frikëra pa këto emocione pa këto dridhje gjunjësh aktori thjesht do të ishte një objekt akulli në skenë. Prandaj është mirë që vendosen këto shfaqje që publiku ta kuptojë vërtetë hallin e aktorit.

-Të interpertosh përkrah aktorëve si Bujar Asqeriu, Monika Lubonja, Gentian Zenelaj, e Romir Zalla është përveçse një privilegj besoj edhe vlerësim apo jo?

-Të interpretosh krah tyre është gjithçka. Mendoj që të qenit në këtë kast është privilegj, kënaqësi edhe shkollë me vete. Të jesh krah Bujar Asqeriut është një shkollë. Ta kesh shqiptare edhe sot ta kesh përkrah duke të të këshiluar është fat i madh sinqerisht.Gjithashtu të jesh krah Gentit, Romirit është fat sepse ata kanë një eksperiencë të madhe. Kanë çdo moment nga një as nën mëngë edhe të jem i sinqertë përpiqem të vjedh nga pak. E kam kënaqësi kur i shoh të dy duke intepretuar. Ndihem i vlerësuar të qëndroj pranë dy damave të shfaqjes Monika Lubonja dhe Alesia Xhemalaj. I dua shumë të dyja. Ndihem i vlerësuar të marr frymë pranë tyre në këtë projekt.

-Ke hasur ndonjë vështirësi në këtë rol?

-Çdo rol ka vështirësitë e veta. Edhe ky rol patjetër ka të vetat. Kam hasur vështirësi në ndarjen e dy personazheve që ishin në vepër. Shpresoj t’ja kem arritur ti nxjerr në pah të dy dhe sigurisht të kem bërë një punë të mirë. Profesioni ynë në qoftë se nuk has vështirësi nuk quhet punë e bërë mendoj unë.

-Ndërkohë që është edhe “Trashëgimtari” në skenë apo jo?

-“Trashëgimtari” është jeta që kohën e sotme pavarësisht se ka vite që është shkruar. Flet për atë që ne shohim përditë në televizor. Shumë njerëz që futen me miqësi edhe për aftësitë që nuk i kanë në punët që bëjnë. Eshte një kënaqësi që për herë të parë punoje me pedagogun tim Milto Kutali, në mënyrë zyrtare sepse unë kam 5 vjet që punoj edhe mësohem nga ai njeri. Dua ta falenderoj pafund që më ka bërë ky që jam. Që më ka mësuar të jem praktike në jetë dhe që nuk ka kursyer asgjë nga vetja. Jam ndjerë pafund mirë me dy shokët e mi të kursit Dajana Nenaj dhe Xhuliano Briskut me të cilët kam 5 vjet që njihem edhe ndihem pafund komod me ta në skenë. I falënderoj edhe ata pa fund!

-Ti ke qenë pjesë e Portokalli dhe ndoshta aty u bëre më shumë fytyrë e njohur për publikun, çfarë more nga “Portokallia” përveç kësaj?

- Atje mora një eksperiencë ndryshe nga teatri. Patjetër që ishte eksperiencë pozitive. Është fat të jesh mes tyre dhe sidomos të jesh pjesë e një televizioni. Mësova të jem praktik edhe të jem më i shpejtë në profesion.

-Si u bëre pjesë e saj, të pritën mirë aty?

-U bëra pjesë falë audicionit. falenderoj regjisorin Altin Basha që më pranoi duke patur besim edhe më futi në atë spektakël që e kisha parë vetëm nga ekrani deri në atë moment. Pritja ka qenë tepër e mirë. Njerëz bashkëpunues edhe të gatshëm çdo moment për të më ndihmuar. Janë një familje e madhe që pranojnë çdo moment fëmijë të rinj edhe i rrisin me të njëjtën dashuri si të gjithë të tjerët.

-U pëlqye roli yt i “shitësit” të sendeve që nuk duhen por që kushtojnë shtrenjtë?

-Besoj se është pëlqyer sepse njerëzit shohin çdo ditë atë lloj personazhi që unë bëja aty. Sot në media shohim pafund shitesa të tillë që shesin produkte shpesh të pavlera edhe prandaj ky personazh shitësash dhe produktesh.

-Mendon se vetë jeta jonë është e tillë?

-Mendoj që po. Jeta jonë në fakt është e tillë. Bota ku jetojmë në i ka të gjitha ngjyrat. Ne shpesh gënjehemi edhe mashtrohemi nga të tillë shitësa mbase edhe për faktin se duam të kemi gjëra më të mira në jetë edhe shpesh biem pre e tyre.

-Çfarë mund të mësosh nga një shitës?

-Mund të mësosh mbase se çfarë duhet edhe çfarë nuk duhet të blesh për jetën tënde. Duke vendosur ta dëmtosh ose ta përmirësosh jetën tënde. -Po nga një aktor komik? -Mund të mësosh që ndonjëherë edhe nga e qeshura e madhe nxjerr mësime të vlefshme për jetën tënde edhe për veten tënde.

-Me çfarë matet suksesi i një aktori?

-Përgjigjia e parë është publiku sigurisht. Prania e tij, duartrokitja e tij edhe mbështetja e tij janë metri jonë. Po nuk qe ai i pranishëm ne humbasim. Pastaj edhe komuniteti artistik ka vlerën e tij. Edhe ai ka peshën e tij në suksesin tonë. -Çfarë ngjyre ka për ty aktrimi? -Duhet ti ketë të gjitha them unë. Pa të gjitha s’bëhet gjë. Por, në qoftë se duhet një ngjyrë po them të kuqen meqë është ndezëse si ngjyrë ashtu siç duhet të jetë edhe aktrimi.

-Vlerësimi më mbresëlënës që ke marrë...

-Vlerësimet nuk është se kanë munguar por, vlerësimi që unë mendoj se është më i miri deri më tani është çmimi, aktori i ri më i mirë që kam marrë vjet në festivalin Koko Fest në Korçë me shfaqjen më të bukur që kam luajtuar deri më tani (39 Hapa) me regji të mikut tim Qëndrim Rijanit edhe produksion të teatrit Metropol.

-Çfarë kujton më endje nga Donaldi fëmijë?

- (Ahahahahhaa). Donaldi kujton atë fëmijën që çdo moment, në çdo kohë në shtëpi vishte kostumin e tij me kollare. Nuk kishte moment që unë të rrija në shtëpi pa veshur kostum, edhe sikur të ishte një ditë e zakonshme. Sot e kësaj dite ma kujtojnë kostumin tim që e mbaja me aq kujdes. -Po nga Donaldi gjimnazist? -Kujtoj shakatë me miqtë. Kujtoj atë djalin që nuk e vriste mendjen për asgjë dhe thjesht donte të zbavitej dhe të mos mendonte për çka vinte më pas.

-Çfarë do ti ndjekë “Komedia që shkon për dreq” dhe “Trashëgimtari”?

-Diçka do të vijë patjetër, por do të doja ta lija surprizë. Kur të jetë di që do jetë diçka po aq e veçantë saç kanë qenë këto të dyja.

Më afër me Donaldin

- Je selektiv për personat që të qëndrojnë afër apo përshtatesh me të gjithë?

-Jam shumë selektiv. Nuk para bëj miq në minutën e parë. Do disa kohë të bëhesh mik me mua. Ama po të bëra mik do të të dua shumë.

- Kërkon lumturinë, kënaqësinë apo rehatinë dhe qetësinë?

-Pranohet ti zgjedh të katërta? (Ahahahahaha). Mendoj që njeriu i do të katërta këto padyshim. Po i pati këto nuk do gjë tjetër.

- Në çaste vetmie të thellë, kush është miku më i mirë?

-Në çaste vetmie miku më i mirë jam unë. Jam shumë mirë vetëm sinqerisht!

- Sa atdhetar je brenda teje? Je qytetar shqiptar apo qytetar i botës?

-Jam tepër tepër tepër atdhetar. E dua shumë Shqipërinë edhe jam një nga njerëzit që nuk dua të largohem nga ky vend qoftë si qoftë ai. Mendoj që jashtë këtij vendi nuk bëj dot. Kam shumë miq që duan të largohen edhe unë zihem duke i thënë që pse duhet të largoheni nga vendi juaj. Nuk e le dot Shqipërinë. Puro qytetar shqiptar.

- Përballë pasioneve, je i binduri apo rebeli?

-Përballë pasioneve jam i binduri, por përballë pasionit më të madh jam rebel. Bëj çdo gjë për aktrim. Pranoj çdo gjë që ka të bëjë me aktrimin.

- Fitoret u takojnë të fortëve, dështimi është për të dobëtit?

-Nuk mendoj kështu. Unë them që çdo njeri në jetë edhe dështon edhe

- Çfarë është bujare për ty? Ku dhe për çfarë je bujar?

-Bujare për mua është të dëgjosh atë që ke pranë, ta ndihmosh edhe ta këshillosh në momentet që ai/ajo ka nevojë. Ti falësh tjetrit kohën tënde. Unë këtu mendoj që jam bujar.

- Janë njerëzit apo parimet ato që e lëvizin botën?

-Kombinimi i tyre do të ishte perfekt në qoftë se do të ndodhte, por e dyshoj shumë që bëhen bashkë. Janë kokëfortë të dy.

- E mira dhe e keqja, në ç’raport -Të dyja nuk i harroj kurrë. - Thuhet se iluzioni është i pari nga kënaqësitë. Sa e lë veten në pështjellimin e tij?

-Jam peshk në horoskop. Kështu që kuptohet përgjigjia.

- Mendon se ka nacionalitet në mënyrën se si dashurojmë?

-Dashuria është personale. Nuk njeh.

- Ka një gjë së cilës është e vështirë t’i mbijetosh?

-Më shumë se një gjë mendoj se është një moment. Në momentin që ti ndjen se nuk ke arsye të jetosh më atëherë është e vështirë të mbijetosh.

- Thuhet se miqtë, librat dhe vera, duhen të vjetër. Ka ndonjë përjashtim në këtë rast?

-Eksperienca më ka bërë që të mos kem vetëm miq të vjetër, por çdo moment të bëjë miq të rinj. Prandaj them që ka përjashtim. Mos na lëntë Zoti pa miq të vjetër e të rinj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.