Fatma Methasani: Sekreti i ëmbël

Intervista - - FAQE 1 -

Fatma Methasani, është ndoshta fytyra më e ëmbël e ekranit të “InTv” me emisionin “Funday”. E bukur, e qeshur dhe padyshim një moderatore e talentuar, vjen sot në këtë interviste kaq të këndshme duke treguar që di të jetë po aq e këndshme sa edhe në ekran! Fatma Methasani për ju lexues të dashur!

Abi Keta:- Fatma, si u bëtë bashkë ti dhe Intv?

Fatma Methasani:- Gjërat më të bukura ndodhin kur nuk I prêt. Unë dhe IN-tv jemi bërë bashkë krejt papritur. Na bashkoi një palë e tretë dhe pas disa takimeve ne u dashuruam me nëjri tjetrin. (hahah) - Pse pikërisht “FunDay”? - Unë besoj shumë tek energjia e mirë tek gjërat që bëhen me qef dhe për qef

- Sa fun(e këndshme) është Fatma?

-Fatma është aq fun saqë harron ti marrë seriozisht disa gjëra që duhet.

- Mbi ç’shtylla është ndërtuar emisioni?

-Shtylla dhe qëllimi kryesor është të përcjellë energji pozitive tek shikuesit. Ti bind që gjërat më të bukura janë të thjeshta. Sigurisht që ai mbetet një format entertainment me shoë biz dhe muzikë.

-Ata që të ndjekin në “InTv”, duan të dinë diçka më shumë për ty... Me çfarë merrej Fatma para se të bëhej pjesë e tij?

-Kam qenë gjithmonë një vajzë që bëja shumë gjëra njëkohësisht. Unë e kam thënë që me median jam marrë që në moshën 16 vjeçare edhe pse isha në pjesën e backstage e kam shijuar dhe kam mësuar shumë. Edhe tani në INTv merrem me shumë gjëra të tjera të rëndësishme pas kamerave.

- Si i reziston ky emision viteve që po kalojnë?

-Këtë nuk e kam kuptuar as unë. Di vetëm të them që jam e bekuar kur shoh dashurinë që marr nga ndjekësit dhe faction që janë kaq besnikë edhe pas 4 viteve.

- Sa më të plotësuar e shikon veten nga moshatarët e tua?

-Di vetëm të them që gjithmonë kam qenë shumë më e ngarkuar se bashkmoshatarët e mi. Unë po bëj atë që dua dhe dua ta bëjnë gjithë moshatarët e mi, ky është sekreti i ëmbël i të qenurit e plotësuar.

- Fakti që nuk ke shumë kohë tani, të bën të dukesh pak më mendjemadhe në syrin e shoqërisë?

- Ka patur edhe raste të tilla plot, por i kemi zgjidhur pa i bërë bllok njëri-tjetrit (Qesh). Fakti që nuk kam kohë e ka kuptuar dhe mami im tani më që nuk ankohet më, (qesh) por me rrethin e miqve të mi të ngushtë e gjejmë disi kohën.

- Zakonisht, vajzave të bukura nuk u besohet kur thonë se nuk kanë të dashur, por ka shumë prej tyre singëll. Pse ndodh kjo?

-Nuk di të them për vajzat e bukura, por jam e sigurt që njerëzit e bukur e gjejnë gjithmonë, një mënyrë për të qenë të lumtur. Unë mendoj që kjo është më e rëndësishme sesa të kesh një partner apo jo?

- Çfarë mendohet tjetër gabim për vajzat e bukura?

-Çështjet për vajzat e bukura nuk janë pika ime e fortë kështu që nuk kam përgjigje (Qesh)

- Djali që do të të bënte për vete duhet të kishte cilësitë...

-Unë e kam shumë të ditë timen jo me princin e kaltër. (Hahah) të jem e sinqertë po të jap disa cilësi do dal shumë zbu

- Deri tani, mund të themi se e ke arritur atë që ke dashur?

-Unë kam dashur gjithmonë në çdo moshë të kem shpirtin e një fëmijë të lumtur. Sigurisht kam akoma shumë gjëra për të bërë që do më bëjnë akoma më shumë të lumtur.

- Kur i ke ndjerë emocionet më të bukura?

-Oh, unë emocionohem dhe një pusullë. Emocionohem gjithë kohës ky është problem. (Hahah)

- Çfarë të motivon për të ecur para?

-Çdo gjë që më pëlqen edhe një kafe e mëngjesit e bërë mirë edhe një lule edhe një vend parkimi bosh edhe një këngë e bukur në radio dhe një sms e bukur dhe gjë e bërë me dashuri.

- Fama, deri tani, të ka sjellë më tepër gjëra pozitive apo negative?

-Të dyja bashkë. Sigurisht që me pak gjëra negative për të cilat ndjej shumë keqardhje. Unë e shoh botën me shumë ngjyra dhe e kam shumë të pamundur të merrem me gjërat negative.

I thua ndonjëherë vetes: “Dua suksesin e x personazhi”?

-Personazhet që unë pëlqej apo ndjek janë pak të çuditshëm dhe dyshoj që do doja suksesin e tyre më mjafton duke e ndjekur.

- Kur ishe e vogël, e kishe menduar se do të bëheshe personazh publik?

-Në fëmijeri kam patur dëshira krejtësisht ndryshe nga ato çfarë po bëj tani.

- Cila është ajo që nuk do ta bëje kurrë publike?

- Për mua familja dhe jeta personale është e shenjtë dhe e dua vetëm për vete. I ruaj me fanatizëm nuk do doja që jetën personale ta bëja publike.

- Cilin tipar të fytyrës tënde e dashuron? Cilin thua herë pas here, ta kisha pak ndryshe?

- Hmmm un e shoh shumë rrallë veten në pasqyrë dhe nuk jam shumë fanse e make up apo tipareve perfekte. Më gëzon fakti që janë në harmoni dhe tiparet e mia më bëjnë të ndihem komode me atë çfarë unë jam. Veshin e majtë e kam pak më të madh se të djathtin (hahah).

- Ti i mbështet këto ndërhyrjet plastike apo je për gjithçka bio?

- Unë i dashuroj shumë gjërat e thjeshta dhe të vërteta. Filtrate e tepërt nuk i kam pëlqyer kurrë. Por, edhe ndonjë kritike e madhe e operacioneve plastike nuk jam. Njerëzit duhet të bëjnë atë që i bën më shumë të lumtur.

- Arrin t’i menaxhosh mirë të ardhurat e tua?

- Shyqyr Zotit janë shumë (hahah) edhe kur i keqmenaxhoj nuk ndihem keq. - Ku nuk kursehesh? - Nuk kursehem për udhëtime sigurisht kur kam kohë. Dhe nuk do kursehem kurrë për dhurata për njerëzit e zemrës. - Si do ta nisësh ditën nesër? -As vetë nuk e di. Sigurisht që mezi do zgjohem, kafen do e pi në makinë dhe me siguri duke dëgjuar muzikë.

- Po pas kësaj interviste ku do shkosh?

- Tani do shkoj direkt te lagjja e Stresit për një xhirim, (haha). Fun me Fatmën - Tipari kryesor i karakterit tënd... -Pozitiviteti. - Defekti kryesor? - Kokëfortësia. - Ndodh të pendohesh më shpesh që....

- Si nuk dola pak më herët sepse shkoj kudo vonë. - Njëherë u deha dhe... - Nuk pi alkool fare! - Pa çfarë s’mund të jetosh? - Pa dashuri. - Gjëja më e lehtë për ty? - Jam e turpshme kur... para meje.

- Më mirë një mik apo një thesar? -Një mik sa një thesar. - Gur-gur bëhet kalaja? -Shto pak dashuri dhe bëhet një super kala.

- Shokun zgjidhe më të mirë se veten?

- Shokët i kam të gjithë enciklopedi.

- Gënjeshtra është një plagë; edhe në u shëroftë, të le nishan?

- Gënjeshtrat janë tabu në jetën time.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.