Emanuel Makron: Rama më bëri një portret

Intervista - - FAQE 1 -

Shfrytëzova vizitën e zotit Rama në Francë për t’i bërë një intervistë edhe presidentit Makron, që më priti pas takimit me kryeministrin tonë. Ishte i buzëqeshur dhe shumë i sjëllshëm. Dua të theksoj se presidenti Makron dukej më i ri se sa në televizion…

Emanuel Makron : - Bonzhur e bienvëny mësjë Kaso! Sapo mbarova takimin me kryeministrin tuaj. M’u qep keq dhe nuk shqitej pa u takuar.

Kaso Kosa : - Pse ju nuk donit ta takonit, zoti Makron?

- Të them të drejtën kisha kuriozitet se desha të shikoja çfarë këpucësh do të vishte kryeministri juaj… Më bëri shumë kurioz herën e parë që e takova. Kishte veshur atlete të bardha dhe kostum të zi… Më bëri shumë përshtypje, se t’u them të drejtën nuk e kisha idenë se ku bie Shqipëria. Mendoja se ishte andej nga ish - republikat e Bashkimit Sovjetik. Që Shqipëria kishte ambasadë në Francë e mora vesh nga këshilltari im. Po gjatë këtyre muajve kam dëgjuar se në Shqipëri prodhohet shumë hashashi, apo e kam gabim, Kaso?

- Jo, nuk e ke gabim, zoti Makron, por po na bini më qafë kot më duket për këtë: Ja, Hollanda që na sulmon shumë për drogën, vetë e ka të legalizuar hashashin. Kjo nuk shkon fare, apo jo?

- Të drejtë ke zoti Kaso… Por ndofta ata holandezët bëhen xhelozë se ju e keni më të mirë hashashin…. Ah, si ishte ai i Lazaratit… - E kishit provuar, zoti Makron? - Po patjeter Kaso… Me atë grua që kam unë vetëm hashashi mund të më bëjë efekt. Pi një dozë të madhe para se të shkoj në shtrat me të që të më duket më e re. Kjo të jetë mes nesh dhe nuk dua ta bësh publike, Kaso.

- Pa merak zoti Makron. Por më lejoni t’ju pyes diçka për vizitën e zotit Rama. Pse ë takimi me të?

- Se kishte ardhur me tuta sporti në zyrën time sikur do luanim tenis bashkë. Nuk dola ta prisja fare. të vishej. Shkoj u vesh si njeri dhe erdhi përsëri. Vetëm pati problem me këpucët. Nuk kishte në dyqane këpucë numër 50 sa ç’e ka ai dhe u detyrua erdhi në takim me shapka… Nejse, porosita gjithë mediat të mos e merrnin në kamera nga poshtë…

- Po biseda besoj se kaloi mirë. Zgjati më shumë se parashakimi. Përse folët aq gjatë me Ramën ?

- Të them të drejtën as unë nuk e di se çfarë folëm. Ai është shumë gallataxhi dhe vetëm na bënte për të qeshur. Harxhova edhe shume kohë duke pozuar për të se m’u lut të më bëntë një portret. Nuk ja prisha…. - Me një fjalë Franca do japi “ok” për hapjen e negociatave? Ta bëra këtë pyetje pasi do doja të isha unë që ta jepja i pari këtë lajm. - Mos! (Thërriteni, thërriteni prapë zo ne- gociatat, i tha ai sekretarit) - nim për këtë. Ma mori mendjen ai kryeministri juaj me gallatat e tij… - Po ajo fotoja që nxorri Rama ku ti ishe ulur dhe ai nga pas teje sikur të tregonte diçka, çfarë ishte zoti President? - Po më tregonte për vilën e tij në Surrel ku dhe më ftoi ta vizitoja. - Të pëlqeu zoti Makron ? - Nuk hoqet dorë nga bunkerët o Kaso dhe kërkoni të hyni ne Europë…

- Ju thatë se zoti Rama ju bëri një pikturë në zyrën tuaj. Nuk më thua, ju pëlqeu piktura e tij se kundërshtarët e thërrasin « piktori dështak »… ?

- Më duket se kanë të drejtë ata opozitarët, Kaso. Kur pashë pikturën që më kishte bërë nuk kisha asnjë ndryshim me portretin e gjallë të gruas sime dhe më faltë Zoti për këto që po them.

- Po ndonjë gjë të veçante nga biseda që bërët mundesh të na e thuash zoti Makron? Ndonjë gjë për shembull, që të la mbresë?

- Mbresë nuk më la, Kaso, por, ama, më la me gojë hapur. Po si nuk i dridhej qerpiku fare dhe më këshillonte mua si të dhe si të mbaja breshka në zyrë. « Të japin fat breshkat », më tha dhe qeshte.

- Domethënë, kjo puna e breshkave të ka bërë shumë përshtypje zoti Makron?

më sugjeronte që të rrisja pula në pallatin presidencial. « Kakarisja e tyre dhe zgjimi që të bëjnë në mëngjes ja futin dhe sonatave të Shubertit », -më tha. Më foli pak dhe për gruan time, por nuk po t’i them, Kaso…

- Të lutem zoti Makron pasi në Shqipëri këto lloj lajmesh bëjnë bujë. Më thuaj vetëm diçka dhe nuk të pyes më…

- Po ma tha troç dhe në sy more Kaso. E ke gruan shumë të shëmtuar dhe derman për këtë të bën vetëm Ami i Ermal Mamaqit. Ma jep ta marr me vete tha dhe kur të të vijë nuk do ta njohësh. Kush është ky Ami more Kaso?

- Eshtë gruaja e një humoristi, por merret me fustane nusërie.

- Mosssss, kërkon të më martojë prapë?! Ika Kaso, ikaaa… Ik dhe ti bashkë me të pasi jo okej për negociatat nuk ju jap, por as gruan. Adië Kaso… -Tung në shqip zoti Makron… Bisedoi me shaka KASO KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.