Ditari sekret i Edi Ramës

Intervista - - HUMOR -

E DIELË Ora 09.33: Jam shumë i stresuar për ngjarjet e fundit. Kam informacione se Luli do më bombardojë këtë javë me budalliqet e këtyre të mijve, por nuk e di deri ku shkon ajo.

Ora 13.00: Më telefonoi dikush nga SHISH dhe më tha se “ata” kanë vërtetë dokumenta dhe prova që do t’i bëjnë publike, ndaj merr masa mbrojtëse që t’ju bësh parapritë.

Ora 16.34: Akoma nuk kam ngrënë drekë. Më është prerë oreksi fare. Më del para syve Xhafa si guzhinier dhe më duket sikur do më helmojë. Mos o Zot dhe më kthehen ankthet e dikurshme.

Ora 19.10: Po më lutet Linda të dalim, por nuk më dilet. Më duket sikur do më përgjojnë dhe

Ora 21.30: Pak “Portokalli” jem i qetë për nesër. E HËNË Ora 07.07: Asnjë pikë gjumi nuk kam bërë. Jam duke dëgjuar - - kant droge, apo nuk e kisha dhe në listë për deputet.

Ora 10.07: PD ka bërë një deklaratë ku njofton se në orën 11.30 do ketë një lajm të jashtzakonshëm. Nuk po di kujt t’ja ve gishtin dhe për kë e kanë, por Saje qorri më duket po na i bon të gjitha.

Ora 10.45: Më merr Xhafa në telefon: e di unë, ai qorri i bën të gjitha, por mbaje mënd ç’kam për t’i bërë. Nuk i fola fare. Fundja çfarë ti thoja. Bahhhh

Ora 11.30: Sapo mbaroi audio përgjimi, marr në telefon Xhafën dhe i them a ishte zeri i vëllait tënd ai? Po, ai mut ishte më tha - rin.

Sapo lexova se vëllai Fatmirit paska bërë denoncim në prokurori për tre deputetët e PD. O tempora o mores. Do vras veten me këto që dëgjoj.

Ora 12.44: Ndodhem në zyrë dhe vetëm breshkat mund të më qetësojnë duke i parë. Fuga rri

Ora 15.03 : Pas pak nisem drejt Francës, por po i fut një foto nga Dukati në facebook që të merren njerëzit me të. Në ëndërr më ka dalë Makroni.

Ora 19.22 : Sapo u ndava nga Makroni dhe pyetja e parë që më bëri ishte: Si i ke ministrat e Brëndshëm? Mora vesh që njërin e ke mbyllur në shtëpi kurse tjetrin mbyllur në zyrë. Jo mo ç’ne i thashë me të qeshur. Llafe kazani, mos iu beso…

Ora 24.03: Duke pirë një gotë verë dhe duke parë qiellin plot yje të Parisit. M’u kujtua koha ime e dikurshme kur rrija shtrirë bordu sjell Zoti tani. E MËRKURË Ora 10.55: Kam rreth 30 min që kam mbërritur nga Franca. Nuk di çfarë t’ju them nga përgjigja negative që mora. Po i fut një mbledhje grupi më mirë.

Ora 11.00: Më telefonon Xhafa dhe po më ankohet duke thënë se protestuesit po më qëllojnë me vezë tek dritarja. Pa shikoji vezët i thashë, a janë me dy të verdha? Ëëëëëë, -prapë ai, kurse unë u gajasa.

Ora 13.00: Sërish Xhafa në telefon. “Shef, e binda vëllaçkon të dorëzohet në policinë italiane”, -tha. “Mirë o Xhafë, mirë, po popullin si ta bind unë se?”. « Eëëëë”, - u përgjigj Xhafa dhe

Ora 14.14: Gjithsesi unë e mbrojta Xhafën në mbledhje grupi dhe sulmova Lulin dhe Saliun. Është montazh i shpifur iu thashë dhe vetja që e dëgjonte nuk e besonte atë që thoja. E ENJTE Ora 08.11: Ndodhem në Sofje të Bullgarisë, por mëndjen e kam nga seance e sotme. Kushedi çdo nxjerrin sot lulashët. I dhashë urdhër Ballës ta sfumojnë sa më shumë ngjarjen dhe t’i lëshojë mediat kundër sa më shumë.

Ora 10.33 : Po ndjek seancën mbylli mikrofonin, por ai vazhdonte në fcb. Mendova se u mbyll me aq, por Luli deklaroi për një tjetër konferencë të jashtzakonshme në orën 13.30.

Ora 12.00 : Teksa e kisha mëndjen nga séance ndjej një dorë të më rrethojë qafen dhe një hije të gjatë para meje. Ishtë Vuçiçi që më përqafonte.

Ora 13.20 : Më shkruan Balla dhe më thotë se më duket kanë video tjetër. « Si do reagojmë pas saj? », -më pyeti. « Shpifje..shpifjeeeee ! » …ja kështu të reagoni i bërtita.

Ora 14.44 : Kam 30 min që e kam parë videon e dëshmitarit dhe më vjen të ulëras kur mendoj se janë prishur për një paketë cigare që vëllai Xhafës nuk ia paska çuar në burg. Po tani? Xhafa nuk është ndjerë akoma. Do ta degjeneroj fare. Leqë nuk ka faj ai. Po bën siç i them unë.

Ora 23.00: Po lexoj deklaratën e Saliut që thotë ta hedhim Ramën në Lanë. Pas tij dhe Monën që thotë se Rama ia ka ngul thikën pas shpine Xhafës. O zot më jep

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.