Rizai arrestohet

Intervista - - VAZHDIMET E TELENOVELAVE -

Xhesuri mer një telefonatë dhe niset nga shtëpia, i ndjekur nga pas nga Syhani. Ajo papritur gjendet në një fushë plot me lule. Xhesuri i afrohet dhe i kërkon të martohen, duke i dhënë të njëjtën unazë të herës së parë dhe ajo pranon! Më pas ata kujtojnë njohjen e tyre. Mihribani takohet me Banunë dhe i lutet të falë të birin. Rejhani i thotë Korhanit për zënkën mes Bylentit dhe Xhahidesë dhe ai përballet me të shoqen që e kishte mbajtur kaq gjatë sekret. Rizai i telefonon Tahsinit duke i kërkuar akoma ç Ai i telefonon Xhesurit dhe i kërkon të takohet me të, duke marrë me vete një letër që Rizai i kishte dërguar atij nga burgu. Më pas Tahsini i tregon letrën që ishte gjendur në xhepin e Salihit, në të cilën kishte instruksione si të hapte kafazin, nga ku ra Fygeni. Xhesuri krahason shkrimin në dy letrat dhe kupton se Salihin e kishte kontraktuar Rizai. Xhesuri do t’i çojë provat në hetuesi, por Tahsini e djeg letrën e Salihit! Tahsini i kërkon Xhesurit të heqë qafe Rizanë…Syhani i telefonon atij, por Xhesuri nuk ia hap, sepse është nisur në kërkim të Rizait. Këtij të fundit i telefonon Tahsini duke i thënë të fshihet prej Xhesurit! Syhani ngrihet në mëngjes dhe sheh Xhesurin para saj. Ai i thotë asaj se nuk mundi të kapë vrasësin e të ëmës. Xhesuri i thotë Syhanit se duhet të marrë hak. Megjithëse ajo i lutet dhe e paralajmëron, ai niset në kërkim të Rizasë…

Syhani i thotë Shirinit se kësaj radhe mori fund lidhja me Xhesurin. Ky i fundit shkon tek drejtori i hotelit dhe i kërkon ku është Rizai. Drejtori i hotelit ia tregon dhe më vonë merr në telefon Tahsinin… Rizai bashkë me Turhanin janë fshehur në një shtëpi në mal. Rizai i thotë Turhanit të shkojë të ruajë jashtë, por këtë të fundit e zë gjumi dhe Xhesuri i merr revolverin dhe e godet me të, duke e lënë pa ndjenja.

Ndërkohë Xhahide i thotë Rejhanit se vrasësi i të shoqit është Tahsini. Ajo shkon në shtëpinë Korludag me një thikë në dorë, të cilën ia ngul Tahsinit! Ai rrëzohet dhe godet kokën në një gur. Edhe Xhesuri i ka drejtuar armën Rizait, i cili përpiqet të mohojë atë që ka bërë. Xhesurit i kujtohen fjalët e Syhanit që të mos bëhet vrasës dhe nuk e vret Rizanë. Ai kthehet në shtëpi dhe sheh Syhanin që ka bërë gati valixhet. Ai i thotë se nuk e bëri vrasjen pasi ajo dhe bebja janë njerëzit më të rëndësishëm për të. Ai i kërkon falje, por ajo përsëri i thotë se do të largohet.

Hylja gjen Tahsinin përtokë dhe thërret ambulancën. Atë e çojnë në spital në gjendje të rëndë. Në shtëpinë e Xhesurit vjen Rejhani e tronditur që i thotë Syhanit ç‘kishte ndodhur. Syhani niset për në spital dhe i thotë Korhanit se ç‘kishte bërë Rejhani. Ai çuditet se si e kishte marrë vesh ajo dhe kupton që kishte qenë Xhahide. Ai përballet me të.

Ndërkohë Rizai kthehet në hotel dhe merr vesh që drejtori kishte folur me Xhesurin. Ai e lidh dhe më në fund drejtori pohon që punonte për Tahsinin. Një doktor del nga salla e operacionit dhe u thotë Syhanit, Korhanit dhe Xhesurit se Tahsini kishte nevojë për gjak, por vetëm Xhesuri ka grupin e gjakut që i korrespondon atij, kështu që ai dhuron gjak…Rejhani do të dorëzohet në polici, por Syhani ia ka ndaluar këtë. Policia shkon në spital për të pyetur Korhanin dhe Syhanin nëse dyshojnë tek dikush për plagosjen e të atit, por ata thotë se nuk dyshojnë tek askush. Operacioni i Tahsinit përfundon me sukses. Ndërkohë Rizai shkon të përballet me Tahsinin, por merr vesh se është në spital dhe shkon ta shohë. Tahsini zgjohet, por ngaqë ka goditur kokën, nuk mban mend se ç‘ka ndodhur. Rizai e dëgjon këtë dhe shkon tek Tahsini, por ai e pyet se kush është! Më pas ai e përzë dhe Rizai gjendet ballë për ballë me Syhanin dhe Xhesurin… Korhani dhe Syhani mendojnë se Tahsini po bën gjoja sikur ka humbur kujtesën dhe thërrasin një doktor të besueshëm për ta parë. ën se Tahsini ka një humbje të përkohshme të kujtesës dhe mendon se është në vitin 2012. Ai nuk njeh as Xhesurin, i cili i thotë që është dhëndri i tij. Edhe Bylenti i kërkon falje të ëmës dhe pajtohet me të, por i thotë se Banuja nuk do ta shohë më me sy.

Xhesuri i thotë Syhanit se do të gjejë një mënyrë për ta futur Rizanë në burg. Ndërkohë Korhani kthehet në shtëpi dhe i thotë Xhahides se do të divorcohet prej saj. Syhani gjen një mesazh në telefonin e të atit nga Adaleta dhe Xhesuri i thotë t’ia japin hetuesit. Tahsini kthehet në shtëpi dhe kërkon Salihin! Syhani bisedon me Korhanin si të sillen me të atin dhe ajo i thotë se duhet ta trajtojnë me delikatesë, siç i ka porositur doktori. Ajo i thotë se duhet të qëndrojnë aty, bile ai duhet të sjellë edhe Xhahidenë. Xhesuri ia çon telefonin hetuesit dhe i thotë se çfarë i ka ngjarë Tahsinit. Xhesuri dhe Xhahide shkojnë në shtëpinë Korludag. Tahsini telefonon në shtëpinë e vjetër të Adaletës, por i thonë se ka marrë gabim. Këtë e dëgjon Hylja, e cila pë për t’i thënë atij se Adaleta është zemëruar që kur ka marrë vesh për lidhjen mes tyre! Gjendjen e Tahsinit e marrin vesh edhe Mihribani me Bylentin.

Hetuesi i thotë Xhesurit se telefonatat e Adaletës vijnë nga hoteli Korludag. Policia shkon atje dhe - ka. Rizanë e marrin në hetuesi dhe e pyesin pse ka telefonin e Adaletës dhe ai i thotë se donte t’i bënte një lojë Tahsinit. Ai nuk i beson, por i thotë Xhesurit se nuk ka prova kundër Rizait dhe se ata duhet të gjejnë kufomën e Adaletës. Në darkën e familjes Tahsini do të marrë vesh për gjërat që nuk kujton dhe Xhahidesë e shpëton goja…Më pas Tahsini i kërkon Xhesurit ta ndihmojë të shkojë në dhomën e tij. Ai e pyet se nga cila familje vjen…Rizai ndodhet në sheshin e qytetit kur dëgjon nga altoparlanti zërin e Xhesurin që e akuzon për vrasjen e të ëmës. Këtë e dëgjojnë edhe banorët e qytetit. Edhe klientët e hotelit largohen prej andej. Rizai shkon të ankohet në hetuesi. Ky i fundit i thotë Rizait se Xhesuri mund të ketë vrarë Adaletën, por më parë duhet gjetur trupi i saj. Rizai i kërkon takim Syhanit, që ë për Xhesurin. Syhani lajmëron hetuesin dhe ai i thotë se do të dërgojë një ekip policësh që ta mbrojnë dhe do të vërë kamera në vendin e takimit. Ndërkohë, edhe Bylenti i kërkon Xhahidesë të bashkëpunojë me të kundër Hyljas.

Tahsini bëhet gati të shkojë në ndërmarrje, por Korhani i thotë se ai ka dalë tashmë në pension. Xhahide i thotë Hyljas t’i japë ilaçet Tahsinit dhe ndërkohë i rrëmben të birin dhe ia jep Bylentit.

Rizai shkon në takim me Syhanin dhe i kërkon asaj një gotë me ujë, më pas hetuesi sheh se ai hedh diçka nga gotën e saj. Më pas Rizai i thotë asaj se Xhesuri ka vrarë Adaletën, por ajo e akuzon për vrasjen e Fygenit dhe e nxit të thotë të vërtetën. Nga ana tjetër, Xhesurit i vjen një letër ku tregohet vendndodhja e trupit të Adaletës dhe i thuhet të shkojë ta kërkojë. Xhesuri i telefonon Syhanit, por ajo nuk i përgjigjet sepse e ka zënë telefonin. Xhesuri niset në vendin ku është varrosur Adaleta, por atje është të gërmojë, ndërsa Turhani i telefonon policisë.

Ndërkohë Rizanë e zë gjumi, pasi Syhani kishte ndërruar gotat e ujit. Xhesuri gjen Adaletën, ndërkohë policia vjen dhe ai u thotë të lajmërojnë hetuesin. Rizai zgjohet dhe e gjen veten të lidhur me pranga pas një shtrati spitali. Atë e çojnë para hetuesit dhe ai i thotë Rizait se arrestohet për vrasjen e Adaletës dhe se është përpjekur t’ia hedhë fajin dikujt tjetër. Del se gjithë plani që është organizuar nga Xhesuri. Kështu Rizai përfundon pas hekurave. Xhesuri i thotë Syhanit se këtej e tutje do të jenë të lumtur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.