Dakshi i propozon Anikës

Intervista - - VAZHDIMET E TELENOVELAVE -

Shivai bëhet xheloz kur sheh Anikën dhe Dakshin së bashku. Ndërkohë, Rehani i kërkon Somajas të martohet me të. Më vonë, Ridima e detyron Omkarën të dëgjojë propozimin e Texhit. Dakshi deklaron se është i dashuruar me Anikën dhe kërcënon Shivain se do të ketë pasoja, nëse nuk i kërkon Anikës të martohet me të. Më vonë, Omkara lexon një dokument dhe përballet me Texhin.

Omkara zemërohet me Texhin dhe Ridimën që e kanë zhgënjyer. Ndërkohë, Shivai përpiqet të pengojë Dakshin që t’i propozojë Anikës, por më kot! Dakshi i thotë Shivait se Anika ka refuzuar të martohet me të. Ai këmbëngul që Anika ta shoqërojë në një shfaqje. Më vonë, Anika e gjen veten të kyçur brenda shtëpisë së saj. Pse ka ndodhur kjo?

Shivai e lë Dakshin në një pab para se të shkojë të takojë Anikën. Ndërkohë, Anika gjen një fakt shokues që ka lidhje me Dakshin. A është Dakshi ai që duket, apo jo? Anika habitet kur sheh Shivain t’i kërkojë falje Dakshit në emër të saj. Më vonë, Anika gjen një provë kundër Tias! Tia zbulon se Anika ka një provë kundër saj, por ajo e fshin provën që e fajëson. Më vonë, Anika dëgjon Shivain të ë për të.

Anika sulmohet nga një i panjohur, por Dakshi arrin në kohë dhe e shpëton. Më vonë, ai i kërkon Anikës të analizojë marëdhënien e saj me Shivain. Tia i jep një këshillë Anikës. Më vonë, Shivai kërcen me Omkarën dhe Rudrën në ceremoninë e sanxhitit (që bëhet para dasmës).

Familja Oberoi feston ceremoninë e sanxhitit të Shivait. Ndërkohë, Dakshi do t’i propozojë përsëri Anikës. Cila do të jetë përgjigjia e saj kësaj here?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.