Eva ime

Intervista - - POEZI -

(Sot 2 vjeç!) Kur mëngjeseve vjen me diellin Vjen e bukur si një zanë Një buzëqeshje njëmijë jetë Më jep zemër më mban gjallë. Ti më je si perëndeshë Gjithë planetin mban në duar Kur të puth në sy e ballë Them nga Zoti je bekuar. Dashuria mban një emër Emri yt mban lumturi Lumturia në ballë shkruar Eva ime dashuri. Ti më erdhe me pranverën Tok me zogjtë nga shtegëtimi. Ti je lulet e gjithë botës Je parajsë dhe shpirt nga 'imi...

ELJONA BRAMO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.