Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- Kush është miku më i mirë i ditëve të sotme apo nuk ka më miq sot? Anisa

-Anisa, mendoj se përveç familjes sot nuk është askush afër teje. Enisa

-Provoje të kesh një hall një problem se aty e kupton se kush është miku më i afërt. Gangsteri

- Vetëm familja, sot edhe ia që konsideron si mikun më të afërt e ke armikun numër 1. Tedi

- A do të ndryshonit nëse dikush jua kërkon? Ledi

- Të ndryshoj unë për njeri? Pse për mua kush ndryshon? Askush. Anisa

- O Ledi, them se nëse ndryshon do të thotë që nuk je më vetja dhe nëse nuk je më vetja atëherë askush nuk të do për atë që nuk je. Është pak e thellë por po ta lexosh mirë e kupton. Baçi

- Asnjëherë, unë jam unë, të jetë ashtu nuk do quhesh më ti po dikush tjetër. Dani

- Cilat janë arsyet që e shtyjnë një grua të tradhtojë edhe kur nuk i mungon asgjë te burri i saj? Ardi.

- Femrat janë pilivesa, nuk kënaqen asnjëherë. Dani

- Ku merren më vesh, nuk u mungon asgjë dhe i shikon më dashnorë në krahë. Kohë të vështira. Meri

- Mos ndoshta duan sheqer dietik. Hahahahah Kastri

- Të jesh nënë beqare në Shqipëri është shumë e vështirë. Ju, si e gjykoni këtë gjë dhe pse është kaq e ndërlikuar? Ana.

- Të jesh nënë beqare në Shqipëri është heroizëm po kush të kupton këta legenat që dinë vetëm të ofendojnë. Melisa

- Është e vështirë por jo e pamundur, nëse përkushtohesh për fëmijën tënd, nuk ka gjë në botë që nuk arrihet. Landa

- Universitetin e vazhdoni se ju pëlqen të shkolloheni, apo e bëni për të pasur thjesht një profesion, ose për të thënë se “kam një diplomë”? Tedi

- Në radhë të parë, për t’u bërë sa më i ditur në jetën time, por në këto kohë që jemi është bërë thjesht një copë letër që ka vlerë për të gjetur një punë. Prandaj dhe shumica e njerëzve mendoj se e bejnë për të thënë që “kam një diplomë”. Gerta.

- Universitetin njerëzit e blejnë tashmë dhe nuk ka pse të lodhen fare dhe është mbyllur ky muhabet. Melisa

- Ti Tedi si thua? Po për të pas një diplomë për ta varur në mur. Për çfarë tjetër se punë nuk fillon kurrë aty ku ke studiuar. Edna

- Më bën përshtypje që shumë vajza të vogla lidhen me burra si me qenë babai i tyre. S’e kuptoj këtë tendencë; çfarë i shijon asaj, seksi apo paraja, se për dashuri nuk besoj se lidhen? Ju, si e gjykoni? Timi.

- I dashur Timi, nuk është e thënë se një femër lidhet me një të moshuar vetëm për paratë, se shoqja ime e ngushtë është e martuar dhe ka difirencë me burrin 30 vjet dhe është e dashuruar mbas tij. Leta.

- Unë them dashuria, mos e diskuto. Po ca thua o Timi, po leku leku e hedh ujin përpjetë. Andi

- A ju pëlqen jeta e natës dhe nëse po, për çfarë, për flirtet, për shoqërinë, për muziken etj. Mondi.

- Rinia sigurisht që po të ketë mundësi do dilte çdo natë jo vetëm për muzikën, por për flirt dhe për shoqëri. Për mendimin tim, jeta e natës nuk është dhe aq normale, sepse trupi ynë ka nevojë për gjumin e natës dhe jo të ditës, sepse sado të flesh ditën, edhe 20 orë të jenë, nuk është si gjumi i natës, kështu që e dashur rini, çdo gjë bëjeni me metër. Ela

- Mua nuk më pëlqen se më zë gjumi që në orën 10, nuk rri dot deri në mëngjes se do fle në punë pastaj. Melisa

- Jetën e natës e frekuentojnë ata që kanë terëzi. Marina

- A ju pëlqen puna apo e bëni vetëm për të fituar para? Për këtë pyetje, marr shkas nga një e njohura ime që më thotë gjithnjë: “Të ishte për mua, nuk punoj kurrë!”. M’u duk absurde. Lina.

- Atë që të paska thënë shoqja jote nuk mund ta pranoj, se ndihem se kam ardhur kot në këtë botë. Po të kisha mundësinë të jetoja pa punuar vetëm të rrija këmbë mbi këmbë nuk do mundesha do mer- resha me variante ndihme për të bërë mirë. Sa për a punojmë për para apo për hobi, unë mendoj se puna të bën të ndihesh që të tjerët kanë nevojën tënde dhe po të bësh një punë që të pëlqen, atëherë nuk do të të interesonin vetëm paratë. Sokoli.

- Shoqja jote qënka një parazite që nuk ep sdka shoqen. Mandi

- Thuaj shoqes të zërë ndonjë kollovar e të rrijë gjtihë kohës vërdallë. Leo

- Ku ka si puna o goc. Mirsa

- Me çfarë keni dëgjuar, cili është vendi më i mirë për të emigruar tani dhe që nuk ka krizë ekonomike? Nardi.

- Vendi më i mirë ku unë mendoj se mund të shkosh emigrant është Gjermania, sepse është i pasur ekonomikisht, nga ana teknologjike dhe mund të ndihmojë shumë vende në Evropë. Bashkimi. - Zvicra ose Gjermania. Tedi - Them se Zvicra, doli përsëri e para për këtë vit për nivelin e jetesës shumë të mirë. Goni

- Bota virtuale ju bën të ndiheni më plot brenda vetes, apo më bosh dhe pse? Juliana.

- Bota virtuale mua personalisht më lodh shumë dhe më bën të ndihem bosh, sepse e shoh që gjithnjë e më shumë shoqëria është vetëm në këtë botë dhe jeta reale bëhet gjithnjë e më e vakët. E tmerrshme! Besa.

- A ka barazi gjinore në këtë shekull që jetojmë? Violeta.

- Vetëm në vendet me kulturë ka barazi gjinore, sidomos në Skandinavi sepse janë njerëz me kulturë. Jo si në vendet e tjera, siç është Amerika që flasin për demokraci dhe vetëm e vërtetë nuk është. Ela

- Vetëm në vendet më nivle jetese dhe kulture shumë të lartë. Këtu nuk pretendohet një gjë e tillë. Tedi

- Këtu akoma po vriten për një fund sipër gjurit ti më flet për barazi gjinore. Angus

- Ç’do të thotë për ju, të jesh elegant? Jurgeni.

- Të jesh elegant do të thotë që kujdesesh jo vetëm që të kesh një trup të bukur, por mbi të gjitha të mbash peshën dhe shëndetin. Të gjithë ata persona që janë në peshë të madhe kanë probleme me sëmundje të ndryshme. Pra, duhet të kujdesemi per trupin, mbi të gjitha, që të jemi të shëndetshëm. Flora.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.