Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

ALARM - Në ëndërr kam parë sikur një zile tip alarmi po binte gjatë natës. E dija që ishte mesi i natës, dhe dëgjoja herë pas here këtë alarm. Pastaj mu duk se pashë tre makina që bënin xhiro jashtë shtëpisë. Dhe një vajzë dhe një familje me dy fëmijë. E dëgjova përëri këtë alarm, dhe më çudiste. Çdo të thotë kjo ëndërr? Një lexuese.

- E dashur lexuese ato alarme që keni dëgjuar në ëndërr, janë thirrja e ndërgjegjes brenda jush. Ju ndiheni paksa fajtore në lidhje me disa çështje tuajat, të cilat i keni lënë pas dore, edhe pse e dini që janë shumë të rëndësishme. Pra ëndrra ju thërret të zgjoheni nga ajo qetësi që keni rënë, dhe të mbaroni ato punë që keni kohë që i keni nisur, por që i keni lënë pa përfunduar. Ju urojmë fat. THONJTË - Kam parë në ëndërr sikur thonjtë e mij ishin të shkatërruara, copë-copë. Dhe më vinte turp për ato thonjë që kisha, sepse më kujtohej sa mirë i kisha përpara. Pastaj sikur u gjenda papritur në makinë me prindërit e mij, dhe isha ulur mbrapa me babain. Sedilja e babait ishte shumë më përpara se ajo e imja. Dhe midis meje dhe babait kishim vendosur qenin. Çdo të thotë? Alma.

- E dashur Alma, ëndrra tregon që po kaloni një periudhë shumë të vështirë emotive. Përpara se të gjendeshe në këtë situatë, ishe shumë mirë dhe ishe e aftë ti zgjidhje problemet sado të mëdha të ishin. Por tani ju duket e pamundur të bëheni e fortë si më parë. Prandaj dhe do donit të kishit mardhënie më të ngushta me prindërit tuaj, dhe në veçanti me babain. Por tashmë ju duket pak vonë dhe e vështirë, për shkak të problemeve që keni, për të cilat të gjithë mendojnë se jeni ju fajtore për këtë gjë. Gjithsesi nëse ju kërkoni ndihmën e njerëzve tuaj, ata do t’ju përkrahin, për këtë duhet të jeni e sigurtë. Gjithë të mirat. AEROPLAN - gjova një zhurmë të madhe. Ngrita kokën lart dhe pashë që në qiell po zhvillohej një spektakël ae ndryshme. Ata ishin shumë të vegjël, vetëm dy ishin të mëdhenj dhe ishin afër meje. Ishte vërtetë një spektakël i bukur. Ela.

- E dashur Ela nga ëndrra që keni parë, del që ju keni shumë projekte në kokë përsa i përket të ardhmes. Shumica janë pak a shumë të parealizueshme. Megjithatë mes tyre dy nga projektet tuaja janë drejt realizimit, mjafton që ju të përshpejtoni hapat. Dhe do të ndiheni ashtu si në ëndërr, shumë e kënaqur dhe habitur njëkohësisht nga realizimi i tyre. Ju urojmë fat. TREN - Kam parë ëndërr sikur hipa në tren dhe po udhëtoja. Bashkë me gruan time shkuam të hipnim në tren, por ajo nuk hipi në të njëjtin vagon me mua. Unë u nevrikosa dhe u përpoqa të dilja nga vagoni për ta ndaluar, por nuk ia dola dot. Beni

- Nga ajo që na shkruani, e kuptuam që jeni i martuar. Treni simbolizon martesën dhe ecurinë e jetës suaj në çift. Me siguri, ju po kaloni një krizë, përderisa në ëndërr keni parë që keni hipur në vagona të ndryshem. Në jetën reale ju keni frikë të përballeni me problemet që ju kanë dalë në martesen tuaj. As ju dhe as bashkëshortja juaj nuk e pranoni që keni probleme, por vazhdoni t’i shmangeni njëri-tjetrit. Këshilla ime në këtë rast për ju është që të përballeni një herë e mirë me problemet që keni dhe të shpëtoni martesën tuaj. Hipini pra, të njëjtit vagon! Sa më shpejt ta bëni aq më mirë është për ju!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.