Ravioli zemër me pana dhe luleshtrydhe

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje redaksia e gazetës Intervista, jam një e apasionuar pas shijes dhe sidomos pas gatimeve të detit të ndërthurura me pasta të ndryshme, Në faqen e restorant “Il Tipico” më zunë sytë një gatim ravioli me karkaleca dhe pana ndoshta, e raviolit kishin një formë të bukur në trajtë zemre. Ju lutem, a mund të botoni receten e atij gatimi sepse më ngeli merak. Faleminderit. Greta

Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, E dashur Greta, faleminderit që na ndiqni në faqen tonë në facebook dhe instagram. Ju duhet të keni parë foton që kemi postuar për Shën Valentin, në të cilën kemi cituar që ato ravioli janë për të dashuruarit por mund të porositen apo gatuhen për të gjithë të tjerët. Për të përgatitur këtë recetë duhen këta përbërës: Ravioli në formë zemre 200 gr Pana kuzhinë 300 gr Krem karkaleci 200 gr Karkalec 100 gr Kripë Luleshtrydhe Mente Përgatitja: Në një vatër vendosim tiganin dhe shtojmë panën e kuzhinës, të gjithë 300 gr dhe kremin e karkalecit dhe i lëmë sa të marrin një valë . I hedhim karkalecin, raviolin dhe kripën. I lëmë të ziejnë për 20-25 minuta derisa masa të bëhet kremoze. E vendosim në pjatë dhe e dekorojmë me luleshtrydhe dhe mente.

Pjata është gati. Ju bëftë mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.