Labirinthi i javës

Intervista - - ARGËTIM -

Sudoku përbëhet nga 81 kuti të vogla, të cilat ndahen në nëntë rreshta dhe në nëntë kolona. Në disa nga këto kuti janë shkruar numra. Pjesa tjetër e kutive duhet të plotësohet nga lojtari, duke shfrytëzuar numrat nga 1-9, pa përsëritur asnjërin nga numrat brenda kolonës apo rreshtit. Loja komplikohet nga fakti se kuadrati me 81 kuti të vogla ndahet në nëntë kuadrate të tjera, të cilat përbëhen nga nëntë kuti. Brenda secilës kuti duhet të jenë numrat nga 1-9, pa asnjë përsëritje. Shuma e shifrave të çdo kolone, si dhe të çdo rreshti, duhet të dalë 45. Kjo lojë kërkon logjikë dhe durim.

- Doktor, çdo mëngjes që ngrihem kam shumë dhimbje koke, më merren mendtë dhe nuk më mbajnë këmbët, por pas një çerek ore me kalon…Ç’të bëj?

- Ngrihuni një çerek ore më vonë.

- Doktor, kam dhëmbë të verdhë.

- Ç’t’ju them…Vini kravatë ngjyrë kafe!!! Faksi Një biznesmen i dërgon të shoqes nga Parisi, ku kishte vajtur me shërbim, një faks ku shkruhej se do ta kthehej një natë më parë Kështu ai kthehet në shtëpi dhe sheh të shoqen në krevat me një burrë tjetër. I zemëruar dhe i trishtuar ikën nga shtëpia dhe shkon në hotel. Ditën tjetër e merr në telefon vjehrra dhe, pasi e ngushëllon pak, i thotë se patjetër vajza e saj do të kishte patur një arësye për të bërë atë që bëri dhe ajo, pasi ta merrte vesh, do ta merrte prapë në telefon. Dhe vërtet, pas një dhjetë minutash, vjehrra e merr përsëri në telefon dhe i thotë:

- Të thashë unë që patjetër kishte një arësye? Sapo fola me të. Nuk e kishte marrë faksin tënd!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.