Çfarë janë neurozat?

Intervista - - FAQE 1 -

Përshëndetje kisha nevojë për ndihmën e doktor Abazit me një përgjigje në gazetë ose nëse është e mundur të bëj ndonjë vizitë te ju, jam një vajzë 35 vjeçe ka disa vjet që nuk ndihem mirë me shëndet, të veçantë më digjte lëkura e kokës duke më krijuar nxehtësi si prush, pastaj kisha edhe dhimbje të qafës, të shpinës më dridheshin gjunjët mezi ngrihesha, pas disa vizitash menduan se kisha neurozë. Pas shumë ilaçesh kam përmirësime, por jo tamam si më parë, edhe tani lodhem shpejt, bëj lëvizje të ngadalta për të mos humbur ekulibrin, kur jam shtrirë ndjehem mirë, kur rri në këmbë më shkon trupi sa andejkëndej dhe në karrige më lodhet shpina, më duket sikur do bie e mbahem me duar dhe gjithashtu jam e përgjumur vazhdimisht. Çfarë kam doktor? Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel:

+ 355696524440:- Përshëndetje e nderuar zonjushë, e lexova me vëmendje letrën tuaj dhe do të doja t’ju shpjegoja se dhimbjet e kokës që ju referoni, duket se kanë të bëjnë me tensionimin e sistemit nervor, quajtur ndryshe edhe cefalea tensive. Nga ana tjetër, dobësia trupore, dhimbjet e trupit mund të lidhen demielinizante, sëmundje metabolike, etj.. Për këtë arsye do të ishte e nevojshme një vizite e kujdesshme nga mjeku neuro-psikiatër për një ekzaminim të detajuar objektiv, për të përjashtuar shenja patologjike neurologjike. Nga ana tjetër mund të nevojitet kryerja e ekzaminimeve komplementare për të përjashtuar disa patologji të mundshme metabolike si:

- analiza gjaku për të përjashtuar anemine kronike, çrregullimet elektrolitike ose disfunksionin tiroidien, - një rezonancë magnetike e kokës për të përjashtuar patologji demilinizante, etj..

Të gjitha këto ekzaminime së bashku me ekzamini diagnozën dhe për të përcaktuar terapinë optimale për ju. Mbetem në dispozicionin tuaj për pyetje të mëtejshme!

Mund të më telefononi në numrin në dispozicion nëse deshironi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.