10 arsye pse burrat duhet të martohen

Intervista - - FAQE 1 -

Burrat shpesh diskutojnë në lidhje me martesën, bile më shumë se gratë, të cilat kanë mendime më të qarta në lidhje me të. Disa janë të bindur se është diçka e nevojshme, disa e mendojnë si një zinxhir të kotë në qafë. Ja cilat janë arëyset pse burrat duhet të martohen.

1. Nuk do ta ndjeni vetminë ( tani) Nëse martoheni me njeriun e duhur ajo do të jetë për ju edhe shoqe, edhe e dashur. Do të jetë pranë jush në nevojë, në të mirë dhe në të keqe. Kur të sëmureni me grip dhe miqtë e tu nuk do të vijnë t’ju shohin, mos u ngjitet sëmundja, do të kujdeset ajo për ju. Të njëjtën gjë do të bënit edhe ju për gruan tuaj, sigurisht, por të martohesh do të thotë se e shfaq publikisht që je në krah të tjetrit gjithë jetën. Martesa ka një aspekt psikologjik, me të cilin nuk krahasohet as bashkëjetesa, as të qenit prind.

2. Nuk do të ndjeni vetminë në moshën 60 vjeçare.

Mbase nuk mendoni se ju duhet një shok jete kur jeni 25 vjeç, me aq shokë beqarë rreth e rrotull vetes dhe shumë gra në dispozicion. Megjithatë, mendoni njëherë të ardhmen. Miqtë tuaj do të martohen dhe do të krijojnë familje. Nuk do të jetë e lehtë të keni dashuriçka dhe lidhje joserioze kur në veshët tuaj të dalin qime. Sigurisht, kjo nuk do të thotë të bëni hapa të nxituar, por është një arësye e mirë që të kujtoni se martesa ka përparësi që zgjasin një jetë të tërë, gjëra që beqaria nuk mund t’jua sjellë.

3. Përmirësohet situata juaj ekonomike

Kur martoheni edhe pasuritë tuaja reciproke bëhet të përbashkëta. Mund të shisni apartamentin që njeri prej jush e mbante “në rast nevoje”. Mund të blini objekte me vlerë të madhe së bashku, duke e ditur se nuk do të nevojitet t’i hidhni brenda 1- 2 vjetëve. Mund të bëni gjithçka që bënit edhe po të ishit vetëm, por do të ndjeheni më të sigurtë në një martesë. 4. Do të fitoni më shumë para Le të qëndrojmë edhe pak në anën ekonomike. Është e vërtetë nga ana statistikore se të martuarit fitojnë më shumë se kolegët e tyre beqarë. Ka një arësye për këtë: Punojnë më shumë. Sipas statistikave, në përgjithësi një burrë i martuar fiton 1/ 3 më shumë para se një beqar, për të njëjtën punë. Kjo ndodh mbase ngaqë martesa i bën burrat të rimendojnë prioritetet e tyre. Kështu një shtëpi e mobiluar hyn në majë të listës së prioriteteve dhe kështu shtohen përpjekjet për ta pasur.

5. Bëni shumë festa ( tuajat dhe të të tjerëve)

Festë fejese, festë me shoqërinë, festë beqarie, dasmë dhe festa e muajit të mjaltit. Pastaj janë përvjetorët, përsëritje të betimit, etj, për të mos përmendur festat në të cilat do të jeni ftuar çift. Tani mund të festoni edhe dy ditëlindje në vit dhe festa të tjera. Me një fjalë martesa mund të jetë zbavitëse. 6. Jetoni më gjatë Përparësitë e një martese përsa i përket shëndetit janë minimale për gratë, por shumë të mëdha për burrat. Numrat flasin vetë: Burrat e martuar jetojnë më gjatë. Arësyet janë të shumta: Burrat e martuar ( ndryshe nga sa mund të mendohet) kanë më pak strese sesa moshatarët e tyre beqarë. Sipas një studimi ata vizitohen më shpesh tek doktori, mbase ngaqë i nxit edhe gruaja. Gjithashtu ata bëjnë edhe më shumë fiskulturë. 7. Bëni më shumë seks Është e vërtetë. Të martuarit mund të kenë zili beqarët duke menduar se zbaviten vazhdimisht, por e kanë gabim. Në vitin 2006, disa shkencëtarë britanikë studiuan sjelljen seksuale të njerëzve të 38 vendeve dhe nxorën përfundimin se, në të 38 vendet, burrat e martuar bënin më shumë seks se beqarët. Me shifra, 40% e të martuarve bëjnë seks 2 herë në javë, në krahasim me 20- 25% të beqarëve që arrijnë të bëjnë po kaq shpesh seks. 8. Bëni seks më të mirë

Sigurisht, burrat e martuar e bëjnë gjithë këtë seks me të njëjtën grua ( zakonisht), por ky seks është më i miri. Të bësh seks me gruan tënde do të thotë se nuk ke atë ankthin dhe sikletin kur bën seks me një të panjohur vetëm për një natë ( i cili është shpesh më i mirë në teori, sesa në praktikë). Meqë mungon ankthi dhe nuk përpiqesh të lësh mbresa tek e dashura e re, mund të relaksohesh dhe të shijosh seksin ashtu si duhet dhe të bësh sa të duash. 9. Jeni njerëz më të mirë Në një farë mënyre martesa është dëshmi e dinjitetit tuaj. Pse do të martoheshin me ju nëse nuk do të ishit i mirë dhe me vlera? Por është e vërtetë që martesa i bën burrat edhe më të mirë. Sipas studimeve, burrat e martuar janë më shoqërorë dhe kanë më pak mundësi të kryejnë krime, të thonë gënjeshtra dhe të jenë agresivë. Studimi i kryer me vëllezër binjakë tregoi se vëllai beqar ka më shumë gjasa të jetë joshoqëror nga i martuari, pavarësisht nga ngjashmëria gjenetike.

10. Është më e mirë se bashkëjetesa

Mund të mendoni se i keni të gjitha përparësitë e martesës nëse zgjidhni bashkëjetesën, por nuk është kështu. Në librin e tyre “Çështja e Martesës: Pse të martuarit janë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më mirë financiarisht”, shkrimtaret Linda Ueit dhe Megi Gallager tregojnë se nga studimet, çiftet që bashkëjetojnë janë më pak besnikë se të martuarit, nuk arrijnë të menaxhojnë kaq mirë gjendjen e tyre ekonomike dhe nuk merren njeri me shëndetin e tjetrit.

Me pak fjalë nëse doni të shijoni gjithë përparësitë e saj, nuk ka alternativë tjetër veç martesës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.