Birxhe Akalai: Dashuria është naive

Intervista - - FAQE 1 -

Birxhe Akalai është një nga aktoret turke më joshëse, e cila

është bërë e njohur edhe jashtë vendit të saj. Ajo ka interpretuar në më shumë - riale televizive dhe është bërë popullore, falë bukurisë së saj dhe aktrimit realist. Ajo ka lindur në 19 korrik 1984, në Turqi dhe ka dalë e treta në konkursin Mis Turqia, në vitin 2004. Më vonë ajo ka prezantuar një program sportiv në një kanal kombëtar turk, të cilin e ndoqën edhe programe të tjera. Ajo gjithashtu mbahet si ikonë e modës dhe e ka ën e saj si modele, para se t’i futej aktrimit. Birxhe ka mbaruar konservatorin, në degën e teatrit. Më pas ajo interpretoi në serialet “Fati”, “Për ty”, si edhe tek “Agai i vogël”, përkrah me Sarp Levendollunë, i cili u bë burri i saj i ardhshëm (2014-2017). Ajo ka luajtur edhe në ë dua”, etj. Seriali i fundit ku ka marrë pjesë është “Dashuri Bardhë e Zi”, në rolin e Asllës.

- Cili është kujtimi më i gjallë që ke nga fëmijëria?

- Janë shumë të tilla. Unë kam edhe një kujtesë të fortë, sidomos atë të fëmijërisë. Për shembull, në kohën e luftës së Gjirit Persik, na bënin stërvitje për raste rreziku në shkollë, por nuk dëgjuam kurrë një sirenë reale. Nga ajo kohë mbaj mend fushat e betejes Një ditë sirena ra vërtet dhe kësaj radhe nuk ishte stërvitje. Ne dolëm shpejt nga shkolla, të vënë në rresht për dy. Ishim shumë të frikësuar. Nuk do ta harroj kurrë shprehjen në fytyrën e mësueses tonë. Frika e vetme ishte se ato drita jeshile mos godisnin tani shtëpitë tona. Çdo të bënim ne atëherë? Ku do të shkonim? Për fat të mirë, pas pak ne mësuam se sirena kishte rënë gabimisht. - Nga cila familje vjen? - Nëna im e është një shtëpiake, por një farë me kohe është marrë me politikë, me muzikë, ka qenë pjesë e shoqatave të ndryshme. Ajo ma ka kushtuar mua jetën e saj. Im atë ka ngritur një nga serviset e para në Stamboll për kondicionerët, sistemet e ventilimit, etj. Ai vazhdon të bëjë të njëjtën punë dhe është pjesëtar aktiv i një shoqate për mbrojtjen e mjedisit, pasi e do shumë natyrën. Ne jemi një familje demokratike dhe ka arësye pse ne jemi tre pjesëtarë. Çdo vendim respektohej, edhe imi që isha fëmijë. Më thonin se e kisha gabim, por kurrë nuk më diktohej të bëja gjë me zor. Gjithashtu prindërit e mi mundoheshin të rrisnin një njeri të mirë.

- Kush e pati idenë që të merrje pjesë në një konkurs bukurie?

- Është një koinçidencë. Kur isha e vogël fëmijët e lagjes më thonin se duhej të merrja pjesë në një konkurs bukurie. Më vonë, gjatë adoleshencës, e ndjeja veten si rosaku i shëmtuar. një shoqe më nxiti të merrja pjesë në një konkurs bukurie. Ia thashë këtë mamasë dhe më pas babait. Atij në ëlqeu si ide, por pastaj më mbështeti sa mundej.

- Si vendose të bëheshe aktore?

- Në moshën 16 vjeçare u dëmtova dhe m’u desh të shkollor më mori malli për baletin, por s’dija ç‘doja të bëhesha, më vonë vendosa të bëja provimet për të shkuar në konservator dhe

- Në serialin “Dashuri Bardhë e Zi” ti dhe Ibrahimi ( Çelikoll, që interpreton Ferhatin), konsideroheni si nga një çiftet më të nxehtë të vitit. Ishit takuar edhe më parë me njëri-tjetrin?

- Është më e saktë të thuash në harmoni, sesa të nxehtë. Ne kërcyem tango me Ibrahimin për shkak të trajlerit. Tango është kërcimi më joshës në botë dhe me harmoninë më të spikatur. Megjithëse nuk e njihnim njërit-tje ë para se të ër shkak të trajnerëve tanë, Erdali dhe Nora. Unë shkoj mirë me Ibrahimin dhe ai është një aktor i talentuar. Do të doja ta kishim gjithmonë këtë harmoni mes nesh.

- Çfarë mendon për Ibrahimin si njeri?

- Ai është një mik, të cilit i pëlqen të qeshë, ka një sens të theksuar humori, është delikat, miqësor, punëtor i madh, që kujdeset për jetën, për njerëzit e dashur dhe gjithë

- Një nga sloganët e serialit është “Dashuria i thith gjithë të këqijat”. Je dakort me këtë?

- Niveli i të keqes nganjëherë është shumë i madh dhe në këtë rast, e keqja nuk mund të thithet as nga dashuria.

- Çfarë mendon për fuqinë e dashurisë? Si e shpjegoni ti dashurinë?

- Dashuria mes dy njerëzve nuk mund të përshkruhet me fuqi. Dashuria është naïve. Ne ndjehemi të fuqishëm, sepse emocionet janë kaq intensive. Më pas ne bëhemi më të përgjëgjshëm për dashurinë. Jeta është e bukur pa vargonjtë e dashurisë. Kjo e fundit e bën një njeri delikat. Mua më pëlqen të jem e dashuruar me jetën.

- Është e mundur, si në serial, që dashuria ta shndërrojë të zezën në të bardhë?

- Dashuria është e ndërthurur me çiftin. Sipas meje, dashuria nuk mund ta bëjë të zezën, të bardhë. Dy njerëz, një “i bardhë” dhe një “i zi”, mund të bien në dashuri dhe t’i ndryshojë ata, por vetëm nëse është dashuri e vërtetë. Përndryshe, ky ndryshim është momental, i përkohshëm dhe më pas të dy marrin ngjyrën e

- Sa të bardhë dhe të zezë ka brenda teje?

- Shenja ime zodiakale është Binjakët dhe unë kam personalitet nganjëherë të bardhë, nganjëherë të zi. Por, nganjëherë mund të jem edhe gri.

- Cili është pikëvështrimi yt mbi jetën?

- Jam njeri pozitiv, humanist, por realist, jam e dedikuar dhe besnike. Nuk mund të them se nuk bëj gabime në jetë, por dëgjoj ndërgjegjien time kur vë kokën në jastëk në darkë. Kështu mendoj se çfarë gabimesh kam vërë sot, nëse kam lënduar ndokënd dhe çfarë gjëje të mirë kam bërë. Si rezultat i këtij vlerësimi vazhdoj të shkoj në punë të nesërmen.

- Çfarë bën kur ndjehesh e trishtuar?

- Së pari largohem nga gjithçka ë gjitha dritat” për një farë kohe, duke bërë një pauzë. Qëndroj vetë ë, pra bëhem egoiste, gjë që më bën mirë. Unë mundohem t’u shërbej të gjithëve, por nganjëherë harroj veten time në këtë proçes. Ky është një ë lëvizje ër të marrë veten. Këtë gjë bëja edhe kur isha e vogël. Mendoj se kjo është mënyra ime e mbijetesës.

- Kemi parë në mediat shoqërore se ti nuk heziton të shprehesh hapur. Ke qenë gjithmonë kaq mendjehapur dhe e ke pasur të qartë ç‘ ke dashur në jetë?

- Në fakt, ne të gjithë kemi mendime të gabura gjatë jetës sonë. Ka pasur raste që edhe unë kam bërë gabime në gjykim dhe për këtë e ka fajin rinia dhe papjekuria. Megjithatë, me kalimin e kohës, ne piqemi dhe mësojmë nga eksperiencat tona. Me arritjen e pjekurisë unë vendosa të isha e sinqertë, në radhë të parë me veten time dhe më pas me të tjerët, sepse më kanë mësuar që, kur të bëj gabim, të tregohem e sinqertë dhe e hapur ndaj të mësuarit. Pastaj nuk duhet të tregohemi mendjengushtë, sepse ne nuk i dimë të tëra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.