Ganja: S’kanë ardhur ende...

Intervista - - FAQE 1 -

“Mirupafshim” ishte kënga që u bë hit i përjetshëm dhe pse kanë kaluar 18 vite që atëherë, kjo këngë këndohet kudo dhe nga të gjithë. Këngëtarja e këtij hiti Ganimete Abazi ose siç njihet në publik Ganja, sjell një tjetër këngë me titull “Mos u pafshim” një analogji e bukur me një prodhim të realizuar prej pothuajse dy dekadash. Për më shumë na tregon vetë Ganja...!

Abi Keta:- Ganimete ose siç njihesh për publikun si Ganja, klipi “Mos u pafshim” vjen në analogji me “Mirupafshim” hiti i përjetshëm. Pret që edhe kjo këngë të bëjë po aq bujë sa edhe “Mirupafshim”?

Ganimete Abazi-Ganja:- Po shpresoj shumë sepse është punuar me një përkushtim shumë të madh dhe uroj me shpirt të gjejë vend në zemrat e publikut.

- Me kë ke punuar për këngën dhe klipin “Mos u pafshim”? A do të pasohet ky klip nga të tjerë, tani afër meqë është edhe sezoni i verës dhe normalisht ka shumë prurje në muzikë?

- Po kush tjetër përveç kompozitorit të madh Ilir Berani i cili solli edhe “Mirupafshim” në vitin 2000, do kishte mund ta bënte. “Mos u Pafshim”, është reali- zuar me një orkestrim të kompozitorit Florijan Boshnjaku, klipi nga BUG Production dhe këtu vlen dhe nuk mund të mos falënderoj grupi PRO BAND që prej 4 vjetësh punoj me ta sepse ideja ka qenë e tyre veçanërisht e udhëheqësit të grupit Moni për t’u bërë kjo këngë. Me Pro Band përveç klipit që sapo kam lançuar kemi edhe albumin live.

- Çfarë ka ndryshuar që nga dalja jote e parë në skenë?

- Për të qenë të sinqertë, paraqitja ime e parë ka qenë në moshën 8-vjeçare dhe normalisht që nga ajo kohë e deri tani ka shumë ndryshime, jo vetëm kohore por edhe në aspekte tjera, qoftë në zhanër të muzikës qoftë në veshje apo edhe imazh. Gjithsesi paraqitja para publikut është gjithmonë një ndjesi e veçantë.

- Publiku i Shqipërisë është veçanërisht i dhënë pas teje... Mendon se kjo i ka bërë xhelozë kolegët e tu nga Tirana apo edhe nga Kosova?

- Absolutisht jo. Të gjithë kanë fansat e tyre, padyshim që unë u jam shumë falënderuese fansave nga Shqipëria të cilët gjithmonë më kanë përkrahur dhe vazhdojnë të më përkrahin në projektet e mia muzikore.

- Po ty vetë të ka qëlluar ndonjëherë të bëhesh xheloze për suksesin dhe karrierën e ndonjë kolegu?

- Po të përgjigjem thjeshtë me një jo të sinqertë, kam shumë raporte të mira me të gjithë kolegët e estradës.

- Cfarë të motivon për t’u bërë produktive?

- Përkrahja që marr së pari nga familja, nga fansat dhe nga bashkëpuntorët që më shtyjnë gjith- monë e më shumë të mos ndalem së punuari.

- Bashkëpunimi me personat e duhur është edhe një ndër çelësat e suksesit…. Si ka ndodhur me ty, ku e gjetur këtë komponent?

para kam pasur bashkëpunime të ndryshme me grupe dhe këngëtarë të njohur të kohës si: Armend Rexhepiagiqi, Elita 5, Ilirët, Kristi Popa dhe së fundmi bashkëpunimi i frytshëm me grupin PRO BAND bashkëpunim i cili siç ju thashë ka ende me të cilët kemi pasur dhe do të kemi projekte të shumta.

- “Blihet” shtrenjtë suksesi sot?

dikurshme, të arrish sukses janë dashur vite të tëra punë, angazhim, përkushtim. Por tani gjërat kanë ndryshuar, gjë për të cilën nuk do të doja të thellohesha më shumë.

- Fama sjell edhe miqësi të shtirura. Si arrin ta kuptosh këtë?

- Fatmirësisht të gjitha miqësitë që kam krijuar kanë të sinqerta dhe për këtë ndihem me fat.

- Ndërkohë, Ganja ka kaq shumë vite me muzikën...çfarë kujton me më shumë dashuri?

- Periudhën e viteve të 90’ e kujtoj me shumë nostalgji, ka qenë një ndër periudhat që unë e kujtoj me shumë dashuri.

- Sa interesante mund të jetë jeta e një këngëtareje të njohur si ty?

- Jetoj si çdo njeri i thjeshtë, pa kompleksin e të qenit e njohur.

- Arrin ta shprehësh gjithmonë atë që do përmes një kënge?

- Asnjëherë dhe përsëris asnjëherë tekstet e mia nuk lidhen me jetën time, por gjithmonë janë prurje nga përditshmëria e të gjithëve.

- Nëse shpirti i Ganes do kishte fytyrë, e kujt do të ishte ajo?

- Të kujt tjetër përveçse të Ganes?!(Buzëqesh)

- Ku e gjen emocionin dhe adrenalinën në këtë periudhë?

- Kjo periudhë është faza më e ngarkuar e vitit për shkak të numrit të madh të gëzimeve familjare sepse kam shumë ftesa, por vullneti dhe përkushtimi që ka Pro Band dhe Ganja është i njejtë dhe nuk mungon në asnjë ftesë për gëzimet familjare, ku padyshim pjesëmarrësit na motivojnë për çdo ditë pune.

- A ka për ty gjëra të pamundura?

- Gjërat e pamundura nuk kanë ardhur ende.

- Cili është ai moment që mund ta rikthejë Ganen në jetë, apo fjala që i kthen buzëqeshjen? - Të qenurit pranë familjes. - Është më e vështirë të menaxhohet bukuria apo talenti?

- Talenti s’do koment ndërsa bukuria gjithmonë kërkon përkujdesje.

- Si arrin ta barazpeshosh karrierën me familjen?

- Të them të drejtën është e vështirë, por kur ke mirëkuptimin ia del.

- Cila është ajo ëndërr që Ganja e ka akoma në sirtar?

- Nuk është se kam diçka që më ka mbetur peng, ose për momentin nuk më kujtohet.

- Sa ndryshon veshja e klipeve me veshjen në jetën e përditshme?

- Në përditshmër preferoj veshjet sportive ndërsa paraqitjet e mia televizive apo skenike janë sigurisht më ekstravagante.

- Cila prej këngëve të tua është më e duartrokitura?

- Padyshim “Mirupafshim” e cila vazhdon edhe sot e tutje të dëgjohet nga gjeneratat e reja.

- Çfarë vlerëson dhe çfarë merr inat ndonjëherë tek vetja?

- Me karakterizon një personalitet i fortë, por nuk e dua ndjeshmërinë që posedoj. - Po te të tjerët? - Më bezdis ironia ndërsa vlerësoj shumë sinqeritetin.

-.. dhe në fund, mesazhi që do t’i përcillje lexuesit të “Intervistës”...

-I falënderoj të gjithë ata të cilët e mbajnë Ganën ende aktive në skenë, dhe prandaj nuk do të ndalem deri sa të kem zë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.