Bujar Qamili: Nuk kam hequr kurrë dorë!

Intervista - - FAQE 1 -

Pallati i Kongreseve në datën 20 maj, shpërtheu nga duartrokitjet dhe muzika e publikut. I mbushur plot e përplot, të gjithë në këmbë, duke kënduar dhe kërcyer, ata shijuan çdo moment të recitalit të 7-të të këngëtarit të mirënjohur Bujar Qamili. Mjeshtër i madh në skenë, ai risolli jetë me anë të këngëve të tij, nga jugu në veri dhe Kosovë. Të ftuar emra të mëdhënj të muzikës e humorit shqiptar si Shkëlzen Jetishi, Marjana Leka, Parodistët e Vlorës, Zyliha Miloti e Besnik Çinari, Bes Kallaku e Erion Isai, artistë të rinj shkodranë e shumë e shumë emra të tjerë të cilët nën moderimin e ikonës së ekranit shqiptar Silvana Braçes, recitali i Bujar Qamilit mori përmasa të jashtëzakonshme. Ne e ndoqëm recitalin e tij dhe më pas realizuam edhe këtë intervistë...!

Fabjola Kuburi:-Recitali juaj i 7-të ju risolli në Pallatin e Kongreseve me një publik të jashtëzakonshëm. Si ndiheni pas këtij recitali?

Bujar Qamili:- Të të them të drejtën jo se ishte recitali im, por nga repertori i këngëvë jo vetëm shkodrane, por kishte brenda dhe këngë të Shqipërisë së mesme , nga jugu dhe Kosova. U ndjeva jashtëzakonisht mirë sepse publiku më shoqëroi gjatë 3 orevë me duartrokitje dhe duke qëndruar në këmbë.

-Prej sa kohësh u morët me organizimin e tij?

-Kam plot 6 muaj që merrem me organizimin e këtij recitali, nga repertori i këngëve, të ftuarit që ishin, formacioni orkestral, ishte në nivel shumë të lartë artistik etj. -Në recital sollët këngë të vjetra, të përpunuara por edhe të reja, si e gjetët boshtin mes tyre?

-Gjithmonë kam patur parasysh në çdo recital të jap tek publiku këngën e bukur origjinale shkodrane dhe përveç kesaj unë atë natë isha i pranishëm dhe më një repertor këngësh të reja ku publiku i pëlqeu dhe duartrokiti me shumë kënaqësi.

-Kishit një numër të madh arstistësh të ftuar në këtë recital dhe emra të mëdhenj, si u bë përzgjedhja e tyre?

- Unë u mundova të gjej artistë që janë dhe miqtë e mi sepse kisha parasysh ndërrimin e kostumeve të mia gjatë gjithë koncertit dhe ishte e pranueshme që ata të ndërhynin që skena mos të qëndronte bosh.

-Ju mbeti ndonjë merak të ndonjë këngëtari që nuk erdhi dot apo nuk e ftuat dot?

-Jo . Ata të cilët kisha menduar erdhën kështu që jam shumë i kënaqur.

-Pallati i Kongreseve ishte plot e përplot, “vetëm Bujar Qamili mund ta bëjë një gjë të tillë” ishte fraza që shoqëronte gjithë mbrëmjen, si ndihet Bujar Qamili nga ky vlerësim i publikut?

- Është mbase e vërtetë se ne po shohim këngëtarë të tjerë që po ju organizojnë kompanitë e fuqishme dhe ata nuk lodhen fare ndërsa tek unë qëndron ndryshe. I kam bërë të gjitha vetë që nga A deri tek ZH. Prandaj dhe publiku e di se Bujari i bën të gjitha vetë.

-Cilat prej këngëve tuajat janë më të preferuarat edhe nga publiku?

- Në përgjithësi janë të preferuara, por këto si “Hajde nuse në Shkodër, “Ky marak”, “Pranvera”, “Taksirat që mka xan mu” etj janë më të pëlqyerat.

çmime…por cili është çmimi që nuk ka çmim për ju?

- Duartrokitjet e publikut. Pa duartrokitjet e tij, nuk do të ishim as ne.

- Mbi 30 vite në skenë, çfarë kanë qenë këto vite për ju?

- Vite pune, përpjekjeje dhe suksesesh të njëpasnjëshme.

-Me pjesën më të madhe të kolegëve aty, takoheni edhe nëpër koncerte. Është ky ndër të paktat vende ku ndiheni më pak konkurentë me njëritjetrin?

- Nuk kam konkurrent sepse nuk i shoh më këtë sy. I shoh si miq. Njihemi prej kohësh.

-Cili është realiteti artistik në Shkodër? Mendoni se aktiviteti artistik është transferuar tashmë në kryeqytet?

- Në asnjë mënyrë. Shkodra ëshët i vetmi qytet që organizon koncerte më shumë se çdo qytet tjetër në Shqipëri. Shkodra realizon festivalin e Këngës Popullore Qytetare “Lulebore”, “Ahengu shkodran” me këngëtarët më të mirë, koncertin e Pranverës, festivalin Kombëtar të fëmijëve” dhe shumë të tjerë.

-Ndiheni më shumë i realizuar në familje apo në karrierë?

- Po të mos ishte familja s’do kisha karrierë.

-Kanë qenë ato në balancë me njëra-tjetrën apo ju është dashur të hiqni dorë paksa, herë te njëra e herë te tjetra?

- Mund të kem hequr dorë nga kënga, por jo nga familja asnjëherë.

-Thuhet se “me shkodran, të tana i ban”...

- Po është mëse e vërtetë. Shkodranët janë shumë merakli . Tek një këngë e jemja kam thënë

-Dasmat apo koncertet janë prioriteti tuaj? qenë

- Dasmat nuk kanë qenë asnjëherë prioritet për mua, e do e mbaroj.

-E kujtoni si ka qenë dasma juaj?

- Në fakt nuk kam bërë dasëm. Kam grumbulluar një grup miqsh të afërt.

-Në dasmën e kujt do të ishit i gatshëm dhe i kënaqur të këndonit pa pagesë?

- Në dasmën e atyre që më duan me sinqeritet.

-Nëse sot muzika nuk do të ishte kthyer në biznes, do të kishte edhe më pak të ardhura për artistët?

- Patjetër. Sepse çdo gjë që kthehet në bisznes ka më shumë të ardhura.

-Çfarë u sugjeroni artistëve të rinj, shumë prej të cilëve synojnë muzikën popullore, duke qenë edhe më e preferuar nga masa?

- Këngëtarët e rinj duhet të kenë parasysh në radhë të parë që ti këndojn qytetit të vet, që të publikut, të qytetit të tyre sepse kështu do bëhen dikush ashtu siç e kam

-Shumë këngëtarë sot i quajnë albumet “punë pa bereqet”. Ndryshon puna me këngëtarët

që kanë vite karriere mbi shpatulla? Është ky një faktor për suksesin e tyre?

- Po ndryshon puna shumë. unë dhe duke patur parasysh që jam rritur në një ambjent ku në skenë ishin kollosët e këngës dhe humorit shkodran, unë s’kisha si të dilja i keq ndërsa sot nuk ka asnjë institucion profesionist që ti marrë këta këngëtarë të rinj si këndohet dhe për kë këndohet.

-E keni njohur admiruesin/

- Patjetër që e njoh. Ajo ka qenë Nexhmije Pagarusha.

-Çfarë ju ka lënë mbresa nga koncertet e fundit që keni patur

- Malli i gjithë atij spektatori që vjen dhe na ndjek dhe që dëgjon këngët e bukura shqiptare, që kanë nostalgji për ato këngë dhe ne kënaqemi duke i parë ata që me lot në sy na ndjekin në të gjitha këngët.

-Çfarë do të vijë menjëherë pas recitalit tuaj të 7-të? Ndonjë projekt i ri?

- Patjetër. Kam disa projekte të reja ku fansat e mi do e marrin vesh një “boom” të madh i cili do shfaqet së shpejti.

-Mesazhi do t’u përcillnit dashamirësve tuaj?

- Ju them të gjithë dashamirësve të mi që siç u kënaqëm para pak netëve në Pallatin e Kongreseve do kënaqen gjithmonë me zërin dhe me këngët e mia dhe nuk do i zhgënjej asnjëherë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.