Ditari sekret i Edi Ramës

Intervista - - FAQE 1 -

E DIELË Ora 10.04: Kam shkuar të pushoj në Shëngjin. Mrekullia vetë. Po bëhem pishman që nuk paskam ardh më parë këtu. Teksa isha duke shijuar detin më merr në telefon Gramozi dhe më pyet ç’do bëjmë me Xhafën? “Pse, çfarë i ka ndodh Xhafës?”, e pyes. “Ehu mor burrë dhe ti. Po gjen kohën me tall trapin dhe me mua”. Më shkrin Gramozi kur është i nevrikosur.

Ora 14.00: Marr në telefon Anetën dhe i them të vijë të dreko tha më dërgo shoferin të vi. Merr një taksi i thashë dhe eja se e paguaj unë kur të vijë këtu E HËNË Ora 07.07: Po rri shtrirë në krevat dhe po mendoj. Kjo javë do jetë shumë e nxehtë. Luli paska njoftuar se do bëjë protestë të shtunën. Mendoj t’ja fut të iki në Kardhiq atë ditë dhe ta shikoj prej andej katrahurën.

Ora 10.12: Vazhdojnë kazanët akoma t’i japin jehonë Ambrozias. Nuk kanë faj në fakt pasi jo vetëm ata, por edhe unë u habita që një mënyrë. Ja nxjerr inatin Kasëmit unë, pa merak Ambrozia.

Ora 14.55: Këtë javë kam vendosur të bëj një tur nëpër Shqipëri gjasme qaj hallet e popullit. Do bëj gallatë që t’ua heq pak vëmëndjen nga Xhafa.

Ora 16.00: Ndodhem në Gjirokastër duke bashkëbiseduar me miletin. Më shumë qeshin se ankohen për hallet e tyre. Me mua erdhi dhe Zamira e LSI. U habita që e pranoi ftesën time për të qënë me mua. Do ja hedh grepat njëherë a mos e marr këtej nga PS.

Ora 18.50: Takimet po shkojnë mirë në Gjirokastër. Disave iu rekomandova zv ministrin e drejtësisë për t’u zgjidhur hallet e bujqësisë hahahah. Gallatë fare jam. E MARTË Ora 08.34: Ndodhem akoma në Gjirokastër. Jo vetëm unë, por pothuaj e gjithë qeveria. Lali Erin e kam nis me Xhafën në Hollandë. Ia ngjita lalin për t’i zbutur pak hollandezët.

Ora 12.12: Mendova të bëja një vizitë në shtëpinë e Kadaresë dhe atë bëra. Po ke parë ti se teksa shkoja atje këmbët më çuan tëk shtëpia e Enverit? Kam qënë vetëm njëherë atje bashkë me dajën…

Ora 19.45: Pas pak jam i ftuar tek ABC-News me Mirela Milorin. Vendin e intervistës e zgjodha vetë dhe përzgjodha shtepinë e Skënderalinjëve.

Ora 22.30: Akoma nuk më ka ik kënaqësia e intervistës me Mirelën të cilën po e heq nga lista e kazanit. Ishte aq e qetë saqë ndonjëherë harroja t’i përgjigjesha se nuk mbaja mënd pyetjen. E MËRKURË Ora 09.00: Turin sot do ta vazhdoj në Tepelenë. M’u lut gjithe ditën Tërmeti që të shkoja. Refuzohet tërmeti?

Ora 12.33: Tërmeti e kishte mbush sallën plot me punonjësit e tij dhe disa veteranë. E kishte organizuar takimin tek pallati sportit vetëm e vetëm që unë të shikoja pikturën që më kishte bërë mua duke luajt basketboll.

Ora 15.00: Jam në kafe me Finon i cili po më lutet të hamë një drekë në Ujë të Ftohtë. Mëndjen për të ngrënë e ka dhe nuk shikon se po pëlcet.

Ora 17.44: Më kishte dërguar sms Pandi dhe bënte ironi me Tërmetin e Tepelenës. Më je bërë si Enveri dikur më tha dhe qeshte si budalla. E ENJTE Ora 07.55 : Më ështe bërë ky Babalja si babai nënës. Sapo hap sytë vetëm për të lexoj nëpër gazeta.

Ora 09.09 : Ndodhem në zyrë pasi sot ka dhe seancë parlamentare. ç’do thotë Luli dhe Mona. Ndodhi ajo që pritej. Sapo Gramozi ja preu fjalën Lulit ata u ngritën në foltore. Se ç’kanë një beze të bardhë tip parulle dhe e kanë hap aty me në krye djalin e Faros. Krahasuar me miellin kjo ështe lule.

Ora 12.35 : Dola për të marrë fjalën sapo opozita doli jashtë. Fola e çfarë nuk fola dhe në fund thashë se audio-përgjimi është një tallje e madhe. E pse mos tallem dhe unë pak?

Ora 13.08 : Mona më quajti monstër dhe bëri thirrje të vijnë në protestë. Hajde merre vesh këtë Mona më urren në kulm.

Ora 14.11 : Më dërgon sms Gramozi nga pas duke më shkruar se vërtetë ke në plan të vendosësh Taulant Ballën në vend të Xhafës? Nuk e ve Pallën jo-i shkrova dhe e dëgjova teksa qeshte. Imagjinoni Gramozin kur qesh hahaha. E PREMTE Ora 09.45 : Jam duke pirë kafe tek dritarja e kryeministrisë. Pasnesër këtu përballë do vlojnë sharjet për mua. Ishalla përfundon vetëm me sharje.

Ora 12.00 : Jam në dilemë nëse duhet ta ve sërish napën e zezë tek dera e kryeministrisë apo jo. E kom drita.

Ora 16.00 : Vendosa që të shtunën kur zhvillohet protesta t’ja mbath në Berat me turin tim për llogaridhënie. E meritojnë dhe beratasit t’u jap llogari hahaha.

Ora 22.00 : Po e mbyll për këtë javë ditarin dhe uroj mos na ndodh gjë ditën e protestës. Do ta marr dhe Xhafën me vete në Berat se nuk du sherre në Tironë. Fundjavë të bukur popull.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.