Kujt personazhi nga “Seksi dhe qyteti” i ngjan?

Intervista - - FAQE 1 -

Pas serialit të sukseshëm, katër vajzat njujorkeze, me katër karaktere te ndryshme, realizuan edhe filmin me të njëjtin emër. Aq të famshme janë bërë, sa është e pamundur të mos identifikohesh me njërën prej tyre. Po ti, i ngjhan më shumë Kerrit, Sharlotës, Mirandës apo Samandës? Bëj testin tonë pë të zbuluar... Takimi i parë, ideal për ty do të ishtë:

a.Në një restorant në modë. Nëse del fiasko, të paktën të kesh shijuar darkën dhe ambjentin.

b.Në një restorant aty afër: është praktik dhe e ke të lehtë të organizohesh.

c.Në një pab, prova përfundimtare është pista e vallëzimit. Është mënyra më e mirë për të vlerësuar seks-apilin e një djali

d.Një shëtitje në një vend të bukur. Është idealja për të vënë re nëse ka personalitet dhe shije të mira.

Ke bërë mirë që ke blerë atë fustanin me dekolte të theksuar dhe ke zgjedhur atë barin aq në modë. Prova: Një djalë të ofron një gotë me pije. Ti kërkon. a.Një gotë me shampanjë. b.Diçka të fortë, si për shembull uiski me akull. c.Një koktej që quhet “Seks në plazh” me bazë vodke, lëngu portokalli dhe boronice.

d. Martini.

Këpucët balerinë janë shumë në modë. Me çfarë do t’i shoqëroje ti?

a.Pantallona të gjera dhe një bluzë e llojit hipi shik.

b.Pantallona të shkurtra, një bluzë dhe një jelek burrash. c.Një fustan të ngushtë e të kuq. d,Një fustan të zi të thjeshtë dhe një çantë që të shkojë me të.

Ke marrë shpërblim në punë. Çfarë do të bësh me këto para?

a. Do të organizosh fetën e vitit: 200 të ftuar, shampanjë dhen një dj super. b. Do të blesh një palë kolltuqe moderne. c. Do shkosh të bësh pazar nëpër dyqane. d.Do të bësh një udhëtim.

Je dakort të martohesh, por me kush që të kesh: a.Kohë për veten tënde. b.Llogarinë tënde në bankë dhe apartamentin. c,Lirinë për të takuar kë do dhe kur do. d.Lidhjen që ke me shoqet, mamanë dhe motrën, megjithëse të telefonojnë tre herë në ditë. Romani yt romantik i preferuar është: a.“Një dashuri e Suanit” e Marsel Prustit: dashuria e analizuar deri në imtësi

b. “Bukuroshja e zotërisë” e Albert Kohenit, dashuria tragjike që arrin deri në fund.

c. “E kuqja dhe e zeza” e Stendalit: ndjenja të mëdha, pasion.

d.“Bashkë me erën” të Margaret Miçëll: kriza, të qara, ndarje dhe bashkime. Andidepresivi yt. a. Një palë këpucë me taka të reja. b. Një tortë më çokollatë. c. Një dozë e mirë seksi. d. Një festë me shoqet.

Nëse do të kopjoje diçka nga stili i Dianë Krygerit, ai do të ishte:

a. Çanta Chanel, të cilës nuk i kalon kurrë moda b. Asgjë, nuk të pëlqen asgjë nga ai luk. c. Këpucët me stampime leopardi, shumë femërore.

d. Kontrastin mes çorapeve të zeza dhe fustanin të bardhë të lehtë. Mendimi që ke për besnikërinë në çift. a. Është një objektiv që e kemi në mendje, megjithëse jo gjithmonë është e lehtë.

b. Është një provë respekti në çift, baza e një çifti të qëndrueshëm.

c. Nuk beson se është e mundur për një kohë të gjatë.

d. Është diçka e kuptueshme kur je i/e dashuruar.

Kurrë nuk ke guxuar t’i thuash shefit këtë fjali, por po vdes nga dëshira për t’ia thënë:

a. Duhet ta drejtosh më mirë stafin tënd, nuk është kjo mënyra se si duhen trajtuar punonjësit.

b. Jam unë më e mira, prandaj unë e meritoj atë postin, jo ai filani budalla

c. Çfarë ke në atë çantë, iriq? Nuk ka mundësi të jesh kaq koprac.

d. Je një i paaftë, kush të ka sjellë deri këtu?

Më shumë përgjigje a. Ti i ngjan Kerri Bradshout, modernes së pavendosur.

Moderne, joshëse, xhepshpuar dhe që të pëlqejnë festat...Si Kerri ti je një femër e vërtetë, koketë dhe e pranon këtë pa komplekse. Je kureshtare dhe gjithmonë ndjek modën, të pëlqejnë diskotekat në modë, restorantet e momentit dhe rrobat që bien në sy. Je sponane dhe zbavitëse, nga ato mikesha që adhurohen.

Cilësitë pozitive: Nën pamjen e parë mendjelehtë.ti je një person shumë intelegjent (prandaj na pëlqen aq shumë Kerri) Gjithmonë ke qenë brilante dhe nuk e merr veten tënde seriozisht. Je shumë intuitive dhe ke një ndjeshmëri dhe aftësi analitike të theksuar, që të lejon të njohësh njerëzit thellë.

Defektet: Nuk je kurrë e kënaqur, ke tendencë të analizosh gjithçka deri në imtësi dhe të bësh një mijë pyetje për të njëjtën çështje. Problemi qëndron në atë që, nëse vazhdon të analizosh gjërat dhe t’i shmangesh përgjegjësive, rrezikon, si Kerri, të lësh të të shpëtojë burrin e jetës tënde.

Burri yt ideal: Bukurosh, nëse është e mundur, brilant dhe karizmatik, sepse nuk do të ishe e kënaqur me një bukuri sipërfaqësore, pa personalitet dhe që nuk di të bëjë një bisedë. Ke nevojë për një burrë zbavitës, si ti, që të të bëjë të qeshësh, të kuptojë dhe të stimulojë intelektualisht.

Frazat e preferuara të Kerrit: “Më mirë ec në terren të sigurtë, zgjidh një Chanel”. “Burrat janë si fjalëkryqet e Neë Your Times, të vështirë, të shtrembër dhe kurrë nuk je e sigurtë se ke përgjigjen e duhur.”

Më shumë përgjigje B. Ti i ngjan Mirandës ambicioze, pragmatike

Ti i ngjan shumë Mirandës, avokates brilante dhe ambicioze. Je po aq ambicioze sa ajo dhe punën e vë para gjithçkaje. Megjithatë, nuk refuzon kurrë një takim me shoqet. Realiste dhe pragmatike, ti fshihesh pas një fasade cinizmi dhe humori me ndjeshmëri të madhe

Cilësitë pozitive: Ke vullnet, je e vendosur dhe e pavarur. E di atë që kërkon dhe mënyrat për ta arritur. Je një grua luftarake nga natyra, e aftë të kapërcesh çdo sfidë. Inteligjenca është pika jote e fortë që të ndihmon kurdoherë.

Defektet: Të pëlqen të kontrollosh gjithçka dhe e ke vështirë të heqësh dorë. Je e arësyeshme më tepër seç duhet dhe kjo të pengon të jetosh pasionet e tua: zgjedh gjithmonë mundësinë më realiste. Ke tendencë të intelektualizosh shumë gjërat.

Burri yt ideal: Ti ke nevojë për siguri, prandaj të pëlqejnë burrat ambiciozë, si ti, me një situatë shoqërore të qëndrueshme dhe komode. Ke nevojë të jesh e sigurtë për veten, edhe kur je në çift.

Frazat e preferuara të Mirandës: “Nuk mund t’ia lejoj vetes të bëj fëmijë. Mezi gjeta një minutë kohë për të programuar abortin”.

Nëse ke më shumë përgjigje c. Ti i ngjanë Samantës, “burrangrënëses” pa komplekse.

Si Samanta edhe ti mishëron idealen e gruas moderne, të pavarur dhe të çliruar nga komplekset. Je shpirt joshës dhe di të luash me seks-apilin tënd. Nuk ke frikë nga seksi dhe besnikëria nuk është ana jote e fortë. Për të qenë të sinqertë, nganjëherë burrat të mërzisin dhe të pëlqen t’i ndërrosh herë pas here.

Cilësitë pozitive: Trimëria, besimi në vetvete, karakteri yt i fortë. Je një grua e vërtetë, nga koka tek këmbët, një lidere. Je zbavitëse, di të gjallërosh një festë mes miqve me fjalët e duhura.

Defektet: Nën imazhin tënd prej gruaje fatale fsheh mungesën e besimit tek burrat, prandaj e ke të vështirë të lidhesh emocionalisht me ta. Pikë tjetër negative: je pak egoiste, gjithmonë mendon në fillim të kënaqësh dëshirat e tua, pa marrë parasysh ato të partnerëve.

Burri yt ideal: Nuk të pëlqejnë lidhjet sentimentale konvencionale. Ti ke nevojë për një burrë seksi, por që të jetë edhe i hapur dhe i pavarur. Gjëja thelbësore që duhet të ketë: të të dojë ashtu si je. Duhet të të japë siguri. Fraza e preferuar e Samantës: “Paratë janë pushtet. Seksi është pushtet. Në këtë mënyrë, të marrësh para nga seksi është vetëm shkëmbim pushtetesh”.

Nëse ke më shumë përgjigje d. Ti je Sharlota ëndërrimtatare dhe romantike.

Mikesha e tua të thërrasin Zonjusha e Përkryer. Je e qeshur, diskrete, e panjollë, një “vajzë e mirë” në çdo lloj situate. Je idealiste dhe beson tek Princi yt i Kaltër. Nëse ke partner, do të vazhdosh me të, me çdo çmim. Nëse je beqare, mendon vetëm për një gjë: si të gjesh Princin tënd!

Cilësitë e tua pozitive: Je e kënfshme dhe e vëmendshme ndaj të tjerëve, e dashur. Je një sup ku mund të mbështetesh dhe shoqet e tua e dinë se mund të kenë besim tek ti kur ndjehen keq. Të vlerësojnë për besnikërinë tënde, në çdo situatë.

Defektet: Për shkak të edukatës tënde shumë tradicionale, ke trashëguar edhe disa tabu të vështira për t’i kapërcyer. Në jetën e përditshme, si edhe në atë sentimentale dhe seksuale e ke të vështirë të jesh e shpenguar. Nga ana tjetër duhet të heqësh pak dorë nga idealizmi i tepruar (të tjerë do ta quanin naivitet), sepse në rast dështimi goditja do të ishte shumë e rëndë.

Burri yt ideal: Burrëror, mbrojtës, figurë e vërtetë atësore. Evito egoistët që do të përfitojnë nga natyra jote e butë që të të imponojnë atë që duan. Kërko një që të të bëjë të qeshësh dhe të dalësh pak nga vetja...

Fraza e preferuar e Sharlotës: “Kam takuar djem plot, që kur isha 15 vjeç, jam e lodhur. Po ku është xhanëm? (burri i jetës tënde)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.