Lulzim Basha: Pse s’e lë Monën që të...

Intervista - - FAQE 1 -

Duke qënë se gjithë mediat vlojnë nga protesta që do organizoje opozita të shtunën, vendosa t’i bëja një intervistë kryetarit të PD, zotit Basha. Sapo futem tek selia e pashë në korridor bashkë me Monikën. Ja bëra me dorë, por nuk më pa, ndaj i fola sa pa më ikur.

Kaso Kosa: - Zoti Basha , si jeni? Kam ardhur për…

Lulzim Basha: - Paske gjet ditën për të bërë gallatë, o Kaso. Mua po më zien koka për protestën kurse ti do muhabet.

- Jo, edhe unë për protestën kam ardhur. Dua të bëjmë një intervistë për të…

- Sa të mbaroj dy minuta me Monën dhe do bëjmë intervistën. Apo të vijë dhe Mona dhe ta bëjmë intervistë treshe, si thua Kaso?

- Aq më mirë zoti Basha , pasi ju bashkë e organizoni dhe keni rastin më të mirë të shpalosni për gazetën time detajet tuaja. Ku do mblidhen njerëzit zoti Basha ?

- Pyetje me mënd kjo Kaso. Do mblid - mokratët kanë mall për atë shesh Kaso dhe prej aty do shtohet urrejtja kur ta shikojnë sheshin me pllaka dhe shkurre pemësh.

- Po aty është pak rrëmujë dhe nuk ka vend zoti Basha , pasi lali Eri po punon aty, apo atë ditë punëtorët do të jenë pushim?

- Do t’i vijë kusuri dhe lali Erit atë ditë mos ki merak. Kemi për t’ja shkulur ato pemë dhe shkurre. Nuk mund ta fshehësh ashtu Skënderbeun që nuk kishte frikë nga Turqit.

- Po ç’lidhje ka lali Eri me Xhafën që kërkoni dorëheqjen zoti Basha ?

- Ka Kaso ka, por ti je shumë naiv. E pe kë kishte marrë me vete Xhafa në Hollandë dje? Kishtë marrë lali Erin për t’i zbut Hollandezët. Nuk të thotë gjë kjo ty?

- Për atë zot nuk e kuptoj ku doni të dilni. Po thua se hollandezët e duan Lali Erin?

- Tuaf mbete Kaso. Nuk e di se për çfarë shquhen hollandezët mo? Po ato ngjyra si ylbere të LGBT-se nuk i ke parë? Lali Eri është më pranë tyre në këtë aspekt ndaj…

- Medemek zoti Basha edhe ty qe të thonë Hol- ata dyshojnë se edhe ti je…

- Kalo tek Mona dhe drejtoji pyetje Monës tani se nuk do iu përgjigjem unë të gjithave.

- Keni ndonje plan për protestën zonja Mona? Do jetë e dhunshme?

- Të jetë për mua Kaso e kisha tërheq zvarrë që ate ditë në parlament kur i rashë më çizme. Po sa herë bëhëm gati unë, aq herë ky më tërheq dhe më lutet duke më thënë lërë dhe këtë herë.

- Po thoni se zoti Basha e mbron Ramën dhe nuk të lejon ta godasësh me sende të forta? l ande z i - Kasoo, të thashë ti bëje nje pyetje, jo dy. Asgjë nuk është e vërtetë nga ato që thotë Mona. Sepse Mona këtej më thotë ta godas dhe nga ana tjetër këshilltarët dhe deputetët e saj e votojnë Ramën në kuvend, kurse Meta i buzëqesh. Nuk di kë të besoj Kaso, më beso. - Po ju zoti Basha si thoni, protesta do jetë paqësore apo e dhunshme? - sore, pastaj sapo të në provokojnë policët do bëhet e dhunshme. - Po ju ku e dini që do të provokojnë policët? Ata nuk besoj se duan të hanë gurë kokës? - Ti më beson mua - kantëve ? Po vidhen prokuroritë Kaso kurse ti akoma tek paqësorja. - Kush do jetë në ballë të protestës të së shtunës zoti Basha ? - E kam zgjidh atë problem. Do jenë më të fortët dhe kam vendos të jenë Salianji, Balliu, Grida dhe… - Nuk mendoni se mund të grinden Salianji me Gridën duke qënë bashkë dhe të lenë nam para protestuesve? - Mos ngjall panik Kaso. Ata kanë zënie të brëndëshme, por ama nga një anë shfaqën dhe egërsinë e tyre. Unë i quaj egërsira ata që ndezin protestën. - Po Berisha do jetë në ballë të pro ë në podium?

- Po foli ai u dogj kryeministria dhe mua nuk më leverdis kjo. Berisha do jetë bashkë me Monën meqë duhen shumë mes tyre. Pyete pak Monën me se do ta gjuaj nesër Ramën?

- Zonja Mona, me se do ta gjuani nesër Ramën po më thotë zoti Basha ?

Monika Kryemadhi : - E dëgjova ç’të tha, po thuaj Bashës mos qaj hallin tim, por të pijë 10 kokrra vezë të freskëta që mos na turpërojë me zërin. Forcën time ia kam lënë Tit Vasilit dhe keni për të parë ç’do bëjë…

- Vërtetë zonja Mona? Çfarë do bëjë zoti Vasili?

Lulzim Basha : - Një mut të madh do bëjë Kaso si të gjithë ne…

- Pra, nuk ka dritë në fund të tunelit për popullin ?

- Edhe tynelet ne i kemi bërë ndaj vetëm ne mund të të japim dritën që kërkon Kaso. E thashë bukur këtë Mona?

Monika Kryemadhi : - Bukur e the, por thuaji Kasos se çfarë do bëjmë pas protestës. Le ta marri ky vesh i pari planin tonë…

- Oh po ky është lajm për mua. Më thuaj zoti Basha çfarë do bëni pas protestës?

- Do bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë. Mona do iki tek LSI kurse unë tek SHQUP dhe prej aty do bëj një status të fortë në facebook. Në qershor-korrik, ose gusht-shtator, qameti tetor-nëntor do kemi zgjedhje të parakohshme. Pikë. Çohu Kaso se do ikim tani. Kemi shumë punë dhe na more shumë kohë. Të pres në protestë. Tung Kaso… Bisedoi me shaka KASO KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.