Cilat janë shenjat e atakut kardiak?

Intervista - - FAQE 1 -

Jam një vajzë 22 vjeçe, kam dhimbje në zemër therje dhe shtrëngim, para një viti kam bërë eko ekg e skaner zemre më kanë dal mirë. Njeherë kam pasur dhimbje të mëdha në gjoks në krahun e majtë dhe nxehtësi kur e mata tensionin në ato momente ishte 9 me 6. Si mendoni a mund të kem kaluar një atak kardiak? A ka mundësi të kem diçka në zemër dhe a duhet ti përsëris prapë analizat? Do e vlerësoja shumë përgjigjen tuaj. Faleminderit! Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777 +355662770750:- Përshëndetje! Dhimbja si e referoni ju nuk është tipike. Aq më tepër mosha e re dhe mungesa e faktorëve të riskut janë në favorin tonë. Pra, pak gjasa ka të keni kaluar ndonjëproblemë të mundueshëm koronar, (aktut) e përkthyer si atak kardiak. Megjithatë fakti që ju ndjeni një shqetësim normalisht na lind e drejta ta eksplorojmë. Eksplorimi është më shumë që ju të ndiheni e qetë dhe këto shqetësime mos t’ju prekin cilësinë e jetës. Një vlerësim i plotë kardiologjik padyshim do ishte i nevojshëm. Ky vlerësim do kalojë përmes zyrës së kardiologut tuaj ku një ekg, një eko zemre dhe një provë ushtrimore do ishin mëse të mjaftueshme për të dedektuar një problem të mundshëm kardiologjik. Nëse ekzaminimet e mësipërme dalin pa probleme atëherë do ishim të gjithë më të qetë. Të shkuara!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.