Rizai arratiset dhe prish dasmën e Xhesurit dhe Syhanit

Intervista - - VAZHDIMET E TELENOVELAVE -

Syhani i tregon Xhesurit si e ka ëndërruar dasmën e saj. Ky i fundit ende ka frikë nga Rizai, i cili në burg ndjehet si miu në çark dhe përplas kokën me forcë tek hekurat. Rizanë e çojnë në spital për ta mjekuar dhe ai shkon në banjo, ku Turhani i ka lënë një armë. Ai e merr armën dhe rrugës për në burg vret dy policët që e shoqërojnë dhe arratiset me ndihmën e Turhanit... Ndërkohë Hylja mendon se Bylenti i ka rrëmbyer djalin me ndihmën e Xhahidesë. Ajo shkon me tërsëllëmë në shtëpinë e Bylentit për të kërkuar të birin. Ai e nxjerr jashtë, por e ëma e paralajmëron.

Xhesuri ngrihet natën i trembur se ka parë një ëndërr të keqe. Ai ka frikë nga Rizai. Prokurori lajmëron Xhesurin për arratisjen e Rizasë. Ky i fundit shkon në një shtëpi me Turhanin dhe bën plane të arratiset me anije. Më pas Rizai kërcënon Turanin që të mos e kallëzojë në polici. Hetuesi i thotë Xhesurit se njëri nga policët ka vdekur, ndërsa tjetri është në gjendje kritike. Xhesuri i thotë atij se ka vetëm një mënyrë për të ndalur Rizanë, por hetuesi i thotë se nuk duhet ta bëjë… Ata i thotë se do të ndjekin Turanin, i cili mbase i shpie në gjurmët e Rizait. Ai i thotë gjithashtu se do t’i vërë dy roje shtëpisë së Xhesurit, nëse Rizai kthehet aty për t’u hakmarrë. Hetuesi më pas lajmëron edhe Korhanin me Xhahidenë se Adaleta ka vdekur dhe Rizai është arratisur. Kur hetuesi largohet ata vënë re se Tahsini nuk është në shtëpi dhe Korhani niset në kërkim të tij. Ndërkohë, Syhani i kërkon Xhesurit të mos mendojë më për Rizanë dhe të ë të organizojnë dasmën e tyre. Hyljas i vjen një mesazh që të sjellë paratë për të marrë djalin. Ajo takohet me Turhanin dhe i kërkon ndihmë atij. Tahsini shkon në ndërmarrjen e tij të vjetë ë shqyrtojë llogaritë, në praninë e Korhanit.

Xhesuri dhe Syhani caktojnë ditën e dasmës. Mihribani i përgëzon dhe më pas i ngushëllon për Adaletën. Ata i thotë se Tahsini ende nuk e di vdekjen e saj. Xhesuri më pas e çon Syhanin në breg të detit ku do të bëhet ceremonia e tyre. Ndërkohë me Hikmetin, të cilit i thotë se do ta shtyjë arratisjen e tij derisa të mbarojë një punë që ka lënë hapur, atë me Xhesurin…Turhani i futet Bylentit në makinë dhe i drejton revolen në kokë, duke i kërkuar ta çojë tek i biri… Turhani ia thotë këtë Hyljas, duke i kërkuar t’i rregullojë vetë problemet që ka shkaktuar.

Tahsini përballet me të birin për drejtimin e keq të ndërmarrjes së vet dhe ai detyrohet se ndërmarrja tashmë i përket atij. Syhani nuk do ta lërë vetëm Xhesurin dhe i kërkon të shkojnë bashkë të zgjedhin fustanin e nuses.

Hylja lë paratë në vendin që i thotë dhe më pas i vjen një mesazh që djalin do t’ia sjellin në shtëpi. Atë ia sjell Turhani, i cili më pas falenderon Xhahidenë për ndihmën që i dha! Turhani në fakt ka bërë një pakt me Bylentin për të dënuar Hyljan dhe Xhahidenë…

Syhani dhe Xhesuri po darkojnë në shtëpinë e tyre dhe Tahsini vendos t’u bëjë një vizitë. Kur mbërrin, atij i kujtohen skena nga koha kur shtëpia e Xhesurit mori zjarr. Më pas ai futet në shtëpi dhe derën ia hap Shirini, të cilën ai e ngushëllon për vdekjen e të atit! Më pas Shirini dhe Kemali largohen nga shtëpia dhe Tahsini ulet të hajë me të bijën dhe dhëndrin. Ai më pas pyet Syhanin se ku është Adaleta dhe ajo i thotë se ka ikur larg. Më pas ai pyet për tablonë në mur dhe Syhani i thotë se ua ka dhënë si dhuratë dasme. Natën Xhesurit i telefonon Rizai, i cili i thotë se do të bëjnë një lojë ata të dy, ku njëri do të dalë - timtar dhe tjetri, i humbur, por në lojë nuk duhet të marrin pjesë të tjerë. Rizai i thotë se do t’i dërgojë një pako të nesërmen në mëngjes dhe Xhesuri pyet Shirinin nëse kishte ardhur pakoja, por ajo i thotë se jo. Më pas ai vë re se në gazetën e mëngjesit disa shkronja janë rrethuar me laps. Ai lexon mesazhin dhe del nga shtëpia, duke porositur rojet të ruajnë Syhanin. Kjo e fundit del me Shirinin për të vazhduar përgatitjet e dasmës. Tahsini i kërkon ndihmë Xhahidesë për të gjetur Adaletën. Ndërkohë, Korhani i jep Xhahidesë kërkesën për divorc, por ajo i thotë ë kurrë. Xhahide i ankohet për këtë Tahsinit dhe ai i premton se do të ë me Korhanin.

Xhesuri ndërkohë shkon në varrin e të ëmës së Syhanit, ku gjen një shënim tjetër nga Rizai për të vajtur në shtëpinë ku është rritur nëna e Syhanit. Më pas ai shkon tek Syhani që është duke provuar tortat në një pastiçeri. Ndërkohë, ai pyet Syhanin se ku e ka kaluar fëmijërinë e ëma dhe i tregon se Rizai i ka telefonuar dhe kërkon që ai ta gjejë. Ajo pranon t’ia thotë me kusht që të veprojnë bashkë.

Ndërkohë Korhani vazhdon të shajë punonjësit e tij në ndërmarrje. Më pas Tahsini e thërret në shtëpi dhe i kërkon të mos divorcohet, përndryshe nuk do ta shohë të bijën me sy. Më pas Xhahide falendëron vjehrrin dhe i thotë se Adalet është jashtë vendit dhe është martuar.

Xhesuri dhe Syhani thërrasin hetuesin dhe Xhesuri ofrohet të bëhet karrem për Rizanë, gjë të cilën hetuesi e pranon, por Syhani, jo. Megjithatë Xhesuri niset, ndërsa Syhani dhe hetuesi e ndjekin nga kamerat. Xhesuri nuk gjen asnjeri në shtëpinë e nënës së Syhanit, vetëm një frazë të ë adresë dhe një orë takimi. Kësaj radhe Xhesuri i kërkon Syhanit të qëndrojë në shtëpi. Ai shkon në shtëpinë që i ka thënë Rizai, po ky i fundit ka vënë një dispozitiv që të tërheqë këmbëzën e revoles kur Xhesuri të hapë derën dhe ky i fundit goditet me plumb, por ka veshur jelekun e shpëtimit. Hetuesi me policët futen në shtëpi, ndërsa Rizai e sheh skenën nga larg me dylbi. Syhani i kërkon Xhesurit të mos rrezikojë më jetën e tij. Ndërkohë, Rizai i kërkon Hikmetit disa njerëz për të rrëmbyer tre persona! Policia arreston Turanin, por ai i thotë se Rizai e detyroi ta ndihmonte dhe se nuk e di ku është. Bylenti përballet me të ëmën për Xhesurin, i cili, sipas tij, i mori gjithçka.

Rizai i telefonon Turhanit dhe e pyet se kush nga banorët e Korludagut i do të keqen Xhesurit dhe Syhanit. Ai i përmend emrin e Hyljas. Kështu kjo e fundit merr një mesazh dhe del nga shtëpia, por jashtë dy veta e rrëmbejnë. Po kështu njerëzit e Rizait rrëmbejnë edhe Xhahidenë dhe Bylentin. Ata i sjellin një nga një para tij dhe ai i bind të bashkëpunojnë me të, kundër Xhesurit dhe Syhanit.

Vjen dita e dasmës. Bylenti shkon të takojë Tahsinin dhe ta përgëzojë për martesën e të bijës, duke i treguar gjithçka që kishte ndodhur. Kështu ai shkon në shtëpinë e të bijës në momentin kur ajo ka veshur fustanin e bardhë dhe i thotë se nuk mund të lejojë që ajo të martohet me armikun e tij, por ajo ia kthen se është shtatzënë me të…Në dasmë janë edhe Xhahidja me Hyljan, e cila është futur me ndihmën e saj. Ndërkohë që vazhdon ceremonia, Tahsini në shtëpinë e tij kujton momente nga e kaluara. Syhani pi ujë nga një shishe e hapur që ndodhet në dhomën e saj dhe papritur ndjehet keq. Asaj i bie të ët dhe Xhesuri e merr në krahë dhe e çon në spital…

Dakshi vazhdon t’i qëndrojë afër Anikës dhe betohet ta ndajë atë nga Shivai. Më vonë, Dakshi i thotë Shivait për planin e tij për ta diskretituar atë. Çfarë do të bëjë tani Shivai? Ky i fundit shokohet kur sheh Anikën në dhomën e Dakshit. Ai bën një konferencë shtypi dhe shtyn martesën e tij, gjë që e bën Tian të shokohet. Më vonë, Dakshi e gënjen Shivain për Anikën. Ai i thotë Shivait se Anika i ka kërkuar atij para!

Romia i thotë Somias se ku ndodhet Rudra dhe ajo ia thotë këtë Omkarës. A do të munden ata të shpëtojnë Rudrën? Anika këmbëngul që Shivai të shprehë ndjenjat që ushqen ndaj saj, por më kot. Më vonë, ajo kupton se Tia nuk mund t’i mbajë sekret fjalet që ajo i ka thënë. Nga ana tjetër, Omkara dhe Somia shpëtojnë Rudrën dhe paralajmërojnë Romian.

Robin paralajmëron Tian se ai ka ardhur që ta pengojë atë të martohet me Shivain. Më vonë, Robin i kujton Tias marëdhënien mes tyre. Ç’është gjithë ky mister të rrethon Robin?

Pasi dëgjon këshillën e Anikës, Riça refuzon të martohet me Shivain, gjë që e tërbon këtë. Por, çfarë e shtyn Anikën të godasë me shpullë Shivain ?! Ky i fundit detyron Anikën të vijë në dasmë, por ajo arrin të arratiset. Më vonë, Shivai i kërkon asaj të martohet me të. A do të bie dakort ajo…? Anika ndjehet keq me mendimin që do të martohet me Shivain! Shivai paralajmëron mamanë e Tias që të mos zbulohjë të vërtetën. A do të martohen Shivai me Anikën…?

Omkara dyshon se Shivai është martuar me Anikën dhe i kërkon Dadit të bëjë ritualin e munh dikhaai ( ku nusja i tregon fytyrën e saj dhëndrit) për Tian! Çfarë do të bëjë tani Anika? Shivai i tregon familjes së tij arësyen pse është martuar me Anikën. Më vonë, Shivait i telefonojnë duke i kërkuar para që të lirojnë Tian. A e kanë rrëmbyer realisht atë?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.