Etapat e një takimi dashuror

Intervista - - SEKS -

Sitet e takimeve janë bërë tashmë një prototip i pashmangshëm i jetës sonë dashurore. Aplikimi Happn ka zbuluar kohët e fundit një studim mbi etapat e një lidhjeje dashurore. Atëherë, pro apo kundër puthjes që në takimin e parë?

Happn është një aplikim për të gjetur dikë që keni parë në rrugë, autobus, në bar, ose në supermarketin afër shtëpisë. Kështu, është bërë një studim mbi etapat e mëdha që përbëjnë një lidhje dashurore: Nga kontakti i parë, nëpërmjet aplikimit, deri tek martesa, duke kaluar nëpërmjet fjalëve të para të dashurisë, ose momenti kyç i bashkëjetesës...Kështu janë marrë në pyetje 1000 persona (burra dhe gra) që përdornin Happn dhe rezultatet kanë qenë befasuese.

Meshkujt duken më guximtarë se gratë. 75% prej tyre u duhet vetëm një minutë - drejt 55% të grave. Sipas Happn, 57% e meshkujve e dërgojnë mesazhin e parë brenda orës nga takimi i parë. Pothuajse gjysma e grave (47%), presin mesazhin e pretendentit të tyre.

Sa kohë kalon para se të bëhet takimi i parë real? Burrat dhe gratë janë dakort në këtë pikë: Gjysma e përdoruesve të aplikimit, diskutojnë disa ditë para se të takohen. Dhe nuk ia vlen të tregoheni të ndrojtur... ky studim tregon se shumica e takimeve përfundojnë me puthje. Kur thuhet për herë të parë “të dua”? 27% e burrave e bëjnë këtë pas 2-3 muajsh, ndërsa gratë, më pak guximtare, presin 6 muaj ose më shumë për të deklaruar dashurinë e tyre.

Etapa në vazhdim: Bashkëjetesa. Cili seks vendos më shpejt për këtë? Sipas sondazhit, më shumë se gjysma e tyre mendojnë se është e arësyeshme të bashkëjetosh pas 6 muajsh lidhje, kundrejt 37% të vajzave. Vazhdimi logjik e do që princesha të thotë “po” e veshur me fustan të bardhë, në krah të princit të saj. Jo kaq shpejt. Vetëm 22% e djemve dhe 24% e vajzave mendojnë se duhet pritur 4 vjet minimumi para se të kesh dëshirë të martohesh. Për 19% të të anketuarve, martesa nuk është diçka aktuale dhe fëmijët, lihen për më vonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.