Pyetjet e reja

Intervista - - PYESNI NJERI - TJETRIN -

- Janë të këqija vjehrrat apo nuset? Që ta dini, unë për vete jam një nuse që shpejt mund të bëhem vjehrrë... hahaha. Ledia

- Pse thonë që sinqeriteti - tarit? Ku e shohin këtë gjë? Apo i përket brezit të vjetër? Merita.

- Kam qenë gjithmonë e mendimit se sinqeriteti të nxjerr në dritë, herët apo vonë. Leo

- Unë kam qenë dhe vahzdoj të mendoj se sinqeriteti ia del gjithmonë të triumfojë, sepse i drejti zhytet por nuk mbytet. Kristi

- Si thoni ju, mbijetojmë apo jetojmë? Sandri.

- Unë për vete jetoj sepse e dua jetën dhe dua ta jetoj në çdo moment të sajin. Kledi

- Mbijetojmë në këtë vend të qelbur që nuk merret vesh asgjë. Klotilda

- Për mendimin tim, këtu te ne ka më shumë meshkuj sesa burra. Burrat sa vijnë e pakësohen. Do doja mendimin tuaj për këtë gjë, si për po, si për jo, dua një argument. Ma vërtetoni të kundërtën! Iris.

- Iris ti ke të drejtë, këtu ka shumë meshkuj po pak burra, ama mendoj se ketë ia mundësojnë femrat, se si të sillesh do të sillen. Marsi

- Pak, shumë pak burra Iris, me gishta duarsh numërohen këtu në lagjen time, me gishtat e njerës dorë. Leo

- S’ka shumë që kam ardhur në Shqipëri dhe më bën përshtypje shumë sa rëndësi u kushtojnë shqiptarët veshjeve. I sheh të gjitha llojet e markave, modën e fundit, asgjë nuk mungon nga bota e modës. Vetëm një gjë s’e kuptoj, e bëjnë për t’u reklamuar, apo vërtet u pëlqen? A e përcaktoni karakterin e një personi nga veshja që ka, apo jo? Lejdina

- Po ne jemi shumë avantgardë, prandaj, kemi zgjidhur gjithçka tjetër, vetëm tek veshja na ka ngelur puna. Melisa

- Karakteri edhe përcaktohet edhe jo nga veshja, por mendoj se ideja e zhveshjes nuk është ndonjë kulturë e madhe, thjesht

- Nëse do të shkonit jashtë shtetit, edhe pse jeni me 2 mastera, do të punonit si pastruese apo punë të rëndomtë vetëm që të ikni nga Shqipëria? Besa.

- Do të pranonit të lidheshit me një djalë i cili është i papunë, edhe pse është në kërkim dhe është njeri pozitiv? X

- Kush rreh ujë në hava, një burrë që ka dy dashnore, apo një burrë që i qëndron besnik gruas? Gersa

- Vazhdimisht më thonë se në të ardhmen do të bëhet më mirë... Kur është kjo e ardhme? Gjimnazisti

për një djalë? Po për një vajzë? Po jua bëj pyetjen juve dhe jo mjekut se dua një përgjigje të dhënë nga eksperienca... Gjimnazisti

kanë qejd të ekspozohen edhe kaq. Lel

- Kam një pyetje. Nëse shikoni kosha plehrash rrugës dhe janë bosh, ndërsa mbeturinat gjenden përtokë, kush e ka fajin këtu, shoqëria apo bashkia? Ledioni.

- Sigurisht që në këtë rast i ka shoqëria. Te lagjja ime janë vënë me kohë kosha plehrash të ndara, ato kimike nga ato bimore; ishte nismë e disa të rinjve. Dhe çfarë bëhet? As nuk i hedhin fare, por edhe i tallin për mënyren se si i kanë vënë koshat. Ngelem tu akuzu bashkinë nga çdo individ. Bora.

- Për këta bashkia i ka të gjitha fajet, jo pot ë vijë të pastrojë edhe shtëpinë bashkia. Merita

- Të ikësh nga Shqipëria do të thotë zgjidhje e problemeve ekonomike dhe sociale. Si mendoni ju? Bota është më e mirë? Timi.

- Bota nuk është më e mirë, por problemet ekonomike janë shkaktare në të shumtën e rasteve për krimet, vjedhjet, ndarjet e shumë e shumë probleme të tjera. Pra, personin sot e bën leku. Po nuk pate lekë, je i mbaruar. Miri

- Po nga halli ikin, për një jetë më të mirë! Ç’të rrinë kot? Spitalet për ibret, vende pune jo e shumë mangësi të tjera. Leda

- Naten dhe të jenë dritat ndezur. Maksi

- Shumë herë më e mirë. Luani.

- Punë ka por duhen profesioniste, kot nuk ka thënë ai i gjati. Franko

- Ngaqë bota është shumë e keqe, të gjithë po ikin nga andej për të ardhur këtu. Gëzimi

- Po kush ka ikur e është kthyer aty? Sido që të jetë, më mirë se në këtë vend bastardësh do jetë. Mbarë të gjithë atyre që Iliri

- A mendoni se mediat dhe lajmet online në internet, prishin më shumë punë sesa rregullojnë, sidomos te brezi i ri? Vajza ime është vetëm 10 vjeçe e kur dëgjon lajmet apo shikon diçka, thotë: “O mami, unë kam frikë”. Duhet një censurë edhe te mediat apo gazetat online, ju si mendoni? Nëna e shqetësuar.

- Në fakt, e nderuar zonjë, keni të drejtë. Çdo ditë del nga një lajm apo video shokuese. S’ka faj vajza jote. Dhe në vend që njerëz të tillë që bëhen për lajme të tilla të tremben, po shtohen më shumë. Më duket sikur mediat i ndjellin këto gjëra, një ters për ne. Tefta

Është shumë e thjeshtë, mos e lër vajzën të shikojë gjëra të til fëmijë apo kukulla. E ke vetë në dorë, mos ia vër fajin medias. Edi.

- Mua rrjetet sociale më transmetojnë energji negative. Po juve që po lexoni këtë pyetje, çfarë ndjesie ju japin? Danjela.

- Me thënë të drejtën, unë e shikoj si diçka që po e largon shoqërinë nga realiteti. Kishte lezet dikur dhe ishin akoma më të përpiktë. Ngaqë nuk kishim celularë apo internet linim takim në piknik, shëtitje, loznim. Sot është bërë çdo gjë elektronike, edhe dashuria haha. E tmerrshme, çfarë kohe ka ardhur. Armandi.

- Po ku ka jetë pa rrjetet sociale mi Daniela? Eduardi

- Cilët meshkuj janë vërtet burra për t’i patur në krah dhe që kanë përgjegjësi, ata të Kosovës apo të Shqipërisë? Po bëj një anketë sociale. Laura.

këta që po i vrasin gratë e tyre në masë dhe çdo dy ditë dëgjon dhe lexon për një vrasje? Këta janë burrat shqiptarë. Në Kosovë s’para dëgjon për meshkuj që dhunojnë apo vrasin femrën e tyre. Këtu meshkujt janë bërë ose si femra që martohen për i vrasin gratë e tyre. Mendoj se duhet me u martu me të huaj më

- Si do të reagonit po të kuptonit se komshiu përballë ushtron dhunë mbi të ëmën? Jam e shokuar! A duhen dënuar këta persona me burg? Anonimja

- Vetëm kur mendoj që një person mund të ngrejë dorë mbi nënën që e ka sjellë në jetë, më ikën truri. Në radhë të parë do ta kapja dhe do ta bëja copë-copë në dru. Pasi s’do të kishte mundësi të lëvizte, do ta denoncoja në polici dhe do ta fusja në burg të përjetshëm. Edhe pse do paguaja për gjyqet e të tjera, do ta bëja që ky njeri të kalbet në burg. Sokoli.

- Kam zënë mat kushërirën time duke çatuar me burrin tim. Si do të vepronit ju me këta persona? Ai më ka kërkuar falje, por a duhet t’i besoj më? Julia.

- Ç’na ka gjetë me këta burrat, duhet t’i kontrollojmë çdo sekondë si kalamajtë e vegjël.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.