Përgjigjet psikologia Olta Muça Çfarë është psikoterapia?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

E dashur psikologe, do doja të më tregonit pak më gjatë se çfarë është psikoterapia. A i shëron vërtet njerëzit që kanë probleme psikologjike apo është vetëm terapi që të ndihmon? Do doja një përgjigje më të detajuar. Faleminderit

Olta Muça, psikologe, email oltamuca@gmail.com: Përshëndetje dhe faleminderit për pyetjen që keni drejtuar. Terapia, e quajtur gjithashtu edhe psikoterapi apo këshillim, është procesi i takimit me një terapist për të zgjidhur sjelljet problematike, besimet, ndjenjat, marrëdhëniet ndërpersonale apo përgjigjet somatike në trup. Çdo rrugë e psikoterapisë individuale ka për qëllim zgjidhjen - lin klinik, apo personit i cili bën kërkesën, rrugës t’i shihet nëse ka nevojë për terapist apo psikoterapist. Sipas një studimi të bërë në vendin tonë, 75% e popullsisë është në depresion, çka do të thotë që ne kemi nevojë reale për psikoterapistë apo terapistë. P.sh. bulizmi nëpër shkolla - ky është një fenomen që prek gjithë shoqërinë tonë, dashur apo pa dashur. Diskriminimi që ndodh rëndom, racizmi në shkolla. Sa fëmijë prek? Si e luftojnë fëmijët? Si ndikon në personalitetin e fëmijëve në të ardhmen etj.

Depresioni në punë apo stresi i çdo lloj pune që ne bëjmë ka stres. Si i pasuri dhe i varfri kanë probleme të ndryshme, duke qenë se dy njerëz s’i gjen njësoj. Ne kemi aftësinë që të logjikojmë. Kemi aftësinë e përshtatjes. Por hyn xhelozia dhe zilia. Që këtu hyn stresi, prishja e punës së tjetrit vetëm se ai apo ajo është më i/e aftë. Ose bukuria e femrave të tjera. Lidhjet e dashurisë si jo më pak të rëndësishme! Shumica e njerëzve dashurojnë njerëz që s’iu përgjigjen ndjenjave të tyre. Kjo është dashuri e njëanshme. Ose ka të tjerë që bien në dashuri me personin e gabuar. Kjo është si të thuash “thikë me dy presa”. Këta humbin besimin në dashuri, mbyllen në vetvete dhe humbin sensin e kohës.

Dhuna sistematike në familje - ky është një fenomen që është përhapur shumë vitet e fundit, aq sa përfundon në vrasjen e femrave. Më e çuditshmja është që s’ka të burgosur. Dhuna në familje ndodh për arsye të ndryshme si shkollimi. Për sa u përket femrave, ato nuk janë të pavarura. Jo se nuk janë të afta! Janë shumë, por shtypen nga të gjithë pjesëtarët e familjes dhe nuk kanë pavarësi ekonomike. Duke qenë të shtypura, kjo i pengon ato që të lufto- jnë, e madje kjo zgjat me vite të e psikologjike njëkohësisht, duke ndëshkuar gabimin. Kjo ndikon negativisht, pasi rritet një brez i dhunshëm. Madje fëmijët që rriten me atë frymë, kanë predispozicion që të rriten shumë agresivë në të ardhmen. Ata kërkojnë partnerë të ngjashëm me prindërit e tyre. Por duke u nisur nga fakti që 75% e popullsisë vuan nga depresioni, traumat që përjetojnë ndikojnë edhe më vonë. Psikoterapia është ajo që merret me të pavetëdijshmen e individit, sjelljet apo mendimet e tij. Kjo lejon për të marrë vendime të ndryshme, të qëndrueshme në jetën e personit që shfaq simptomat, të cilat shpesh përfaqësohen nga shprehja më e dukshme e shprehur me një fjalë të vetme, tek e cila vetë psi- koterapisti ka për qëllim të drejtojë një gamë të gjerë të rasteve studimore. Gjithashtu është terapisti ai që ndihmon njerëzit që duan arritje në jetë ose të fokusohen në pasionet e tyre në jetë. Çfarë duan ato nga jeta? Çfarë presin nga jeta? Ku duan të arrijnë? Si mund të arrijnë ambiciet,

Psikoterapia ndihmon në kapërcimin e situatave të ndryshme të jetës, ndërsa terapisti ndihmon personin në marrjen e një kuptimi më të mirë të dinamikës së tij në analizën e modeleve të mundshme apo ngjarjeve të rëndësishme që mund të luajnë një rol në vështirësitë aktuale të klientit ose të formimit të disa prej personaliteteve të tij. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet studimit të fëmijërisë, marrëdhenieve të rëndësishme ndërpersonale, ngjarjet kryesore gjatë jetës, emocionet, motivacionet dhe ndjenjat e pavetëdijshme që luajnë një rol të rëndësishëm psikologjik, si dhe në strukturimin e personalitetit. Psikoterapia psikoanalitike përdor një numër teknikash, ndër të cilat mund të përmendim asocimin e lirë dhe interpretimin e ëndrrave. Kohëzgjatja e terapisë apo një seance vendoset nga psikoterapisti dhe klienti. Do ishte e pamundur që unë të shpjegoja vetëm me një përgjigje gjithçka për psikoterapinë, por u mundova që me pika të shpjegoj atë që ësht në vetvete dhe për çfarë çfarë mund të shërbejë. Uroj t’ju kem ardhur sadopak në ndihmë të asaj që ju kërkoni të dini!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.