Besmir Bitraku: Martesa e imagjinatës me vërtetësinë!

Intervista - - TEATËR -

Besmir Bitraku, është një nga aktorët më të dashur të teatrit shqiptar. Në shfaqjen e më të fundit të vënë në skenë “Frankenshtain” skena drithëronte nga interpretimi i aktorëve dhe mes tyre edhe i Besmirit. Në një intervistë që realizuam me të, ai është përgjigjur në mënyrë lakonike por me përgjigje të goditura dhe të vërteta. Botëkuptimi i tij shprehet fort dhe bindshëm përmes rreshtave të kësaj interviste të cilën ju ftojmë ta lexoni më shumë dëshirë…!

Fabjola Kuburi:- Besi, kur të ftova për këtë intervistë ishe pak me mëdyshje. Të tremb ideja e konsumimit të imazhit në media apo është një zgjedhje personale?

Besmir Bitraku:- Unë them mund t’i interesojë edhe publikut. (Buzëqesh)

-E fundit herë që ke qenë pjesë e një shfaqjeje që të ka mbushur plotësisht?

më e fundit e vënë në skenë ku unë isha pjesë e saj!

- E ke menduar ndonjëherë se çfarë është saktësisht ajo që e mbush sallën me magji dhe e mban ajrin pezull në një shfaqje?

-Mendoj se është martesa e imagjinatës me vërtetësinë!

- Shfaqja që rrëmbeu të gjithë ndjeshmërinë e publikut dhe dhuroi suksesin e duhur ishte “Frankenshtajni”, çfarë kishte aq të veçantë ajo pjesë?

-Në atë shfaqje u bënë bashke disa artistë që punuan me shumë dashuri për veprën dhe për njeri-tjetri!

-Cilat janë impresionet e tua nga puna dhe publikun e teatrit?

- Një dashuri që sa vjen dhe thellohet!

- Në një rol, bëhet më i vështirë përvetësimi apo shkëputja prej tij?

- Deri tani mendoj se është përvetësimi !

- Për ne që e shohim nga pozicioni i spektatorit, teatri është vërtet një magji. Po për një aktor teatri?

- Dita më e keqe në teatër është e barabartë me ditën më të mire jashtë teatrit!

-Një aktor investon në skenë me shpirtin e tij... Ia vlen?

- Patjetër që ia vlen, sepse dashuria ia vlen gjithmonë!

- A ka një aktor që ka qenë gjithmonë etalon për ty?

- Etalon jo, por preferenca kam shumë.

- Kur futesh në skenë dhe para teje është një sallë me njerëz që të ndjekin, çfarë mendon?

- Mendoj për ta deri në momentin që futem, pastaj kur jam në skenë nuk mendoj më për publikun.

- A janë të gjithë aktorët njerëz që e pëlqejnë të qenit në qendër të vëmendjes? - Nuk e di! - Të gjithë synojmë të japim diçka me realizimin e ëndrrës sonë. Nëse aktrimi ka qenë ëndrra jote, çfarë synoje të sillje te të tjerët nëpërmjet realizimit të saj?

- Teatri na bën të gjithëve njerëz më të mirë dhe me ndërgjegjje më të fortë!

- Aktori luan në njëfarë mënyre edhe veten e tij. Sa për qind ndihesh Besi në një rol dhe sa ai “tjetri”?

- Nga 57 kg gjithësecili. (Qesh)

- Pas çdo zhveshjeje nga personazhi i radhës, çfarë mbart aktori dhe ç’mbetet tek

- Një shfaqje të bën gjithmonë të kuptosh diçka të re !

- Për një aktor, i rëndësishëm është fakti që ka punë?

- Në Shqipëri po ti numërosh të

- Një formë tjetër arti që ka po aq shprehje sa aktrimi e që të tërheq në magjepsjen që dikton…!

- Filmi, është një formë tjetër që magjeps!

- Shëmtia apo e bukura është realiteti i vërtetë?

- Kjo është subjective, them se

- Mënyra më e mirë për të kultivuar shijet e duhura artistike… - Janë të gjitha format e artit ! - Mendon se e njeh veten aq sa për t’i paraprirë çdo lloj reagimi? - Jo, fare! - Janë njerëzit apo parimet ato që e lëvizin botën?

- Tek ne të paktën, parimet jane vetëm fasadë.

- Ka një gjë së cilës është e vështirë t’i mbijetosh?

-Po, vdekjes!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.