Realdo Fili: Te “Partizani” ishte ndryshe....

Intervista - - SPORT -

Realdo Fili është një nga talentet më premtues të Superiores Shqiptare. Ai dikur mbante veshur ngjyrat e kuqe të ekipit të Partizanit, ndërsa sot luan për ekipin e Kamzës. Eshtë vetëm 22 vjeç, por me talentin e tij ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve duke u bërë një personazh shumë i përfolur i merkatos. Në një intervistë ekskluzive për gazetën tonë Realdo na ka treguar planet e tij për të ardhmen ne futboll dhe jo vetëm.

Anika Tirana: - Realdo, largimi yt nga “Partizani” shkaktoi shumë polemika. Pse?

Realdo Fili: - Nuk ka ndo sportiv të shkruar, apo edhe në media të tjera u shkruajtën jo të gjitha që janë shkruar kanë qënë të vërteta. Nga ana ime nuk pati polemika. Këtë mund të them me plot gojën.

- Çfarë të mungon më tepër nga ekipi i Partizanit?

- Nuk më pëlqen që t’ju kthehem gjërave që tashmë i kam nga ai ekip më mungon vetëm shoqëria që kam pasur me lojtarët. Gjeta një mbështetje të madhe atje dhe kujtoj se kam kaluar kohë vërtët të mira me ata djem….

- Çfarë kujton Realdo më së shumti nga koha kur ti ishe pjesë e të kuqve?

- Ajo që unë kujtoj është atmosfera që ishte brenda ekipit në fillim, kur çdo gjë funksiononte si duhej, kur ne ishim të bashkuar si një grup. Mund të them se ishte një atmos kohëve të fundit. Madje nuk ka krahasim. - Si e gjete veten te Kamza? - Eh, çdo gjë ka një fillim, ka dhe një fund. Tanimë ndodhem te Kamza. Mund të them se jam i kënaqur, u përshtata shumë shpejt, lojtarët më kanë ndihmuar shumë për të ma bërë këtë më të lehtë dhe kështu nuk e pata shumë të vështirë të ambjentohesha.

- Përjetuat një luftë e fortë për mbijetesë në fakt?

- E vërtetë, në fillim të sezonit bëmë paraqitje shumë të mira duke qëndruar pas Skënderbeut në renditje për shumë e shumë jave dhe ne fund ishim keq. Por patem besimin e madh dhe ja dolem.

- Realdo pse te Kamza dhe jo te një ekip tjetër ?U përfol edhe për një kalim të mundshëm te Skënderbeu?

- Eshtë e vërtetë, por unë kisha nevojë të luaja dhe Kamza ma ofronte këtë, plus nga ana tjetër kontrata e shkurtër më jep mundësi zgjedhjeje në verë, pasi dal si një lojtar i lirë. Do të shikoj me kujdes se çfarë të bëj me të ardhmen time.

- E përjashton një një rinovim me Kamzën?

- Nuk mund të flas kur ende nuk e di se çfarë do të ndodhë. Le të presim…

- Ku dëshiron të luajë Realdo, cilat janë planet nëse nuk rinovon me Kamzën?

- Dëshira dhe planet janë që të luaj jashtë dhe normalisht kjo është dëshira e të gjithëve për të hedhur një hap më të madh në karrierë , në një standart më të lartë se ai i Shqipërisë…

- Me kë ka Realdo më tepër miqësi te Kamza?

- Do të thoja me të gjithë. Ne luajmë dhe qëndrojmë si një grup I vetëm për çdo gjë, si jashtë fushe, ashtu edhe brenda saj. Unë personalisht jam tip i shoqerueshëm dhe kam marrëdhënie të mira me të gjithë shokët e ekipit. Nuk do veçoja askënd që të mos ketë hatërmbetje ( Qesh)

- Fanset e tua femra janë të interesuara edhe për jetën tënde private. Na shuaj kuriozitetin: tani je single apo jo?

- ( Qesh) Fatkeqësisht apo fatmirësisht për fanset nuk jam single.

- Po na thuaj të paktën kush ta ka rrëmbyer zemrën?

- ( Qesh) Këto janë gjëra shumë personale që unë nuk kam dëshirë t’i tregoj në publik. Kjo është zgjedhja.

- Kur e ka dhënë Realdo puthjen e parë?

- ( Qesh) Nuk e mbaj mënd në fakt, as nuk më kujtohet, por di që kam qënë djalë i lëvizur shumë dhe çapkën dhe si i tillë normalisht që e kam dhënë shpejt ( qesh)

- Si e bën zgjedhjen Realdo , se është një dilemë e vështirë për çunat: Më tepër kohë më miqtë apo me të dashurën?

- ( Qesh) E vertëtë, por unë mendoj se gjithësecili ka kohën e vet, mjafton të kesh dëshirë për t’i bërë të gjitha dhe koha gjendet, pa kërkuar justifikime.

- Pjesa më e madhe e futbollistëve për shkak të angazhimeve me futbollin nuk kanë përfunduar shkollën, po ti?

- Kjo nuk është e vërtetë, pasi unë kam shumë miq që në të njëjtën kohë përpiqen të studiojnë, por edhe të mos anashkalojnë futbollin, që fundja është puna jonë. Unë kam mu student dhe studioj në degën Administrim Biznesi.

- Ju jeni gjithe kohës në grumbullim, po kohën e lirë si e kalon?

- Siç e the edhe ti , ne nuk kemi shumë kohë të lirë në dispozicion kështuqë unë për - simum, duke dalë më familjen, të afërmit dhe miqtë e mij. kaluar kohën bukur

- Për të gjithë talentet e rrinj që kanë ëndërr futbollin çfarë mesazhi jep ti?

- Unë mendoj se çelësi i suksesit është një punë ejashtëzakonshme. Kurrë nuk duhet të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, nuk i dihet se kur do të jetë mo gjithmonë gati për të dhënë më të mirën tënde.

- Të falenderoj për sinqeritetin

- Faleminderit ti!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.