Qëndisa një fjalë...

Intervista - - POEZI -

E qëndisa një fjalë për ty, Të ta thosha troç e shkurt, U meka kur më pe në sy, Heshtja më foli..., rri urtë ! Pastaj qeshe, more zemër , Dhe ligjërove ti me ëndje , Pse mpihesh nga një femër , Kur ta lexon dëshirën tënde ! E mora veten me vonesë ... Nga emocionet grumbulluar, Qendisja, u shkri porsi vesë , Sekretin ma kishe zbuluar! Fjala, ne buzë e mpiksur... Nga guximi yt, qe tulatur... Më ngjave si femër e krisur, Por, faj, jo, s’paske patur! Dashuria paska magjinë , Sytë e shprehkan me valë , Qëndisjes i shtova poezinë , Për kujtimin tonë të rrallë !

AZEM BALIAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.