Nonsens

Intervista - - POEZI -

Kam dëgjuar të jenë qetuar detrat më të trazuar stuhitë më llahtare hapin ta kenë mdaluar gjiret më të errëta ta duronin llavën e vullkanit! bukur se zemra regëtinë për të qenë e lumtur kam dëgjuar e ç’nuk kam dëgjuar por dikush që nuk e do jetën s’kam dëgjuar t’ketë jetuar?!

FADIL DERVISHAJ

Jetë o jetë nuk jam mësuar Që të qahem unë nuk di Veç të shoh e rri menduar Kur ti bën padrejtësi Dikë e ngre lart në duar Dikë tjetër shkel me këmbë Po të pyes e a s’më thua, Cili nga dhimbja nxjerr zë? Veç më parë më shih në sy Nga ku ti nuk mund të më fshihesh Ke dëgjuar zë aty Që nga dhimbja fort të çirret Jetë o jetë nuk jam mësuar Që të qahem unë nuk di Zëri qaraman që thua Vjen nga frika lartësi.

ELISABETA GOCKAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.