As që më vajti në mendje...

Intervista - - POEZI -

Ngre kokën përpjetë E shoh se si me këpucë të lustruara Rëndonte mbi tërthorëset e lartësive Vrenjtur poshtë më sodiste I dukesha sa një milingonë Me përbuzje skllavopronari Ballin ma pështyu As që më vajti në mendje Ta pushoj buzëqeshjen Nëpër jahte e hotele Ndërronte rite orgjish As që më vajti në mendje Ta pushoj buzëqeshjen Alfabetin e maçokut bëri plagjiaturë Të më shiste mend me të folmen e papagallit As që më vajti në mendje Ta pushoj buzëqeshjen Në një sallë konferencash Pasi shkrepi rrebeshe premtimesh Rrëshqiti në lëvore të bananes Mbi një zhguall kokosi Koka iu bë dysh Tani më vajti në mendje Fatkeqësia ma ngriu buzëqeshjen...

AZEM OSMANI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.