Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

NUSE - Përshëndetje. Jam e pamartuar dhe kam parë në ëndërr sikur duhej të nxitoja për t’u bërë nuse sepse isha - kth i bardhë. Pastaj, sikur nuk i kisha këpucët e bardha, por kisha një palë çiklamin. Më vonë mu bë sikur përqafoja me mall dhe dashuri të madhe djalin e hallës. Më bëri çudi përgjigje, se jam e shqetësuar...

- E nderuar vajzë, ëndrra juaj tregon një lloj dëshire të “çmendur çift sa më parë. Ju duket sikur ju ka ikur mosha dhe doni me patjetër të martoheni e të krijoni familje. Kjo është e kuptueshme, ama ëndrra ju paralajmëron që mund të bëni zgjedhje të gabuara nëse nxitoheni thjesht për kushëririn s’ka lidhje fare me kushëririn, por tregon që mund - bëni ndonjë hap të nxituar. Ndaj, mos u nxitoni. Çdo njeri ka kismetin e vet. Mos bëni diçka të imponuar apo të nxitur nga të tjerët, por kur ta ndjeni. Ju uroj shumë fat! FUSHË ME LULE - Kam parë në ëndërr sikur isha para një fushe me lule të kuqe dhe takova motrën time, që më tha: “E shikon sa fushë e bukur?”. Unë vura re që ishin lulet e preferuara të gjyshes dhe ia thashë edhe motrës. “Po, më tha ajo, ndaj gjyshja ka marrë shtëpi këtu në këtë fushë e jeton këtu. Tani ajo s’do të jetojë më me ju, por këtu mes nesh”. Motra ime nuk jeton, ndaj dua një përgjigje, se jam e mërzitur. Mos më ikën dhe gjyshja? Lela.

tuaj të bukur, karakterin e brishtë, çiltërsinë, pastërtinë dhe sa me pasion e me dashuri lidheni pas njerëzve tuaj të familjes. Motra po ashtu është pjesë juaja e pandashme, që e kujtoni me shumë mall dhe në të njëjtën kohë ndieni mungesën e saj. Tani, - çantë dhe është e kuptueshme frika juaj se mos ju ikën edhe ajo një ditë. Kjo gjë ju tmerron vetëm kur e mendoni. Nuk e di çfarë moshe keni ju, por duhet të dini se asnjëri prej nesh nuk është i përjetshëm. Askush prej nesh nuk e përgatit dot veten për largimin e një familjari nga kjo botë, ama duhet ta pranoni faktin se askush nuk është ikë në botën e përjetshme. Uroj të jetë sa më e largët ajo ditë dhe ju të mendoni se dhe ajo do të bëhet një engjëll për ju. Ju thashë, mos u frikësoni, ëndrra tregon më shumë frikërat tuaja të, krijoni sa më shumë kujtime së bashku; video, foto që t’i keni në të ardhmen dhe ta ndjeni gjithnjë afër. ËNGJËLL - Kam parë një engjëll në ëndërr, sikur m’u afrua dhe më përqafoi. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka? Ju falënderoj.

- Të shohësh në ëndërr engjëll është një shenjë shumë e mirë, aq më tepër që engjëlli ju është afruar dhe ju ka përqafuar. Do të thotë që jeta juaj është në rrugë të mbarë dhe ju jeni të mbrojtur në çdo drejtim. Gjithë të mirat! PORTRETI I NJË MASHKULLI - Ç’do të thotë të vizatosh portretin e një mashkulli në letër dhe të mendosh me veten: “Ky është mashkulli që dua!”. Unë e ndjeja që ky person ekzistonte vërtet. Jam zgjuar e qeshur nga ëndrra.

- Është ëndërr pozitive, besoni në atë çfarë keni shikuar në ëndërr dhe do t’ju bëhet realitet. Mendojeni mashkullin që dëshironi të keni në krah, dëshirojeni atë me gjithë forcën e shpirtit dhe kjo do t’ju realizohet. Ka persona që i kanë të forta për diçka të tillë; jeni person telepatik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.