Ditmar Bici: Emocioni më i madh kur....

Intervista - - SPORT -

Ditmar Bici padyshim një nga emrat më të lakuar të futbollit Shqiptar.Shtatlartë, qëndërmbrojtës I mirë dhe me eksperiencë, ai i ka dhënë shumë kampionatit tonë të futbollit. Bici në një intervistë ekskluzive për gazetën tonë, na ka treguar gjithçka rreth të ardhmes së tij , na ka treguar për Kupën e Botës dhe disa detaje nga jeat e tij private, si dhe lajmin e fundit prej të cilit është lumturuar pa masë.

Anisa Tirana: - Ditmar ke kaluar një sezon të mirë te Flamurtari. Si ishte të luaje në Vlorë?

Ditmar Bici: - Po është e vërtetë,ka qënë një sezon pozitiv në aspektin personal te “Flamurtari” dhe për këtë gjë jam shumë i lumtur,kemi rivalizuar “Skënderbeun” deri në muajin Mars ,por kemi humbur shumë pikë nisur edhe nga arbitrimet skandaloze, por edhe nga dëmtimet e shumë lojtarëve çka bëri që të mos ishim ai “Flamurtar” që ishin mësuar të gjithë të shikonin

- Do të vazhdosh të jesh pjesë e “Flamurtarit” sërish?

-E vërteta është se ndihem shumë mirë në Vlorë ,kam mar por ndihem dhe shumë i vlerësuar nga tifozët vlonjatë. Nëse lëviz do ta bëja vetëm për një ekip jashtë shtetit

- Ka pasur oferta për Ditma- rin, më trego pak?

- Ofertë zyrtare kam marër vetëm nga një ekip në Azerbaxhan, por akoma skam vendosur sepse në këtë moshë që jam duhet

- Ke luajtur në shumë ekipe , ku është ndjere më mirë Ditmari?

- Ehhh kjo pak pyetje e veshtirë ,megjithatë e them hapur qe në Korçë jam ndjerë si në shtëpinë time,kam shumë kujtime të bukura nga ai qytet ,sa që edhe kur luaja kundër Skënderbeut tifozat e Korçës gjithmonë më përkrahnin. Ajo është shtëpia ime e dytë

- Tashmë dënimi i Skënderbeut ...

- Më vjen shumë keq për Skënderbeun por mbi të gjitha për Korçën si qytet,shpresoj që përgjigjja përfundimtare nga Cas të jetë pozitive dhe Skënderbeu të rikthehet edhe një herë në kompeticionet europiane.

- Si e vlerëson kampionatin tonë?

- Kampionati shqiptar ka ndryshuar shumë. Me rregullimin dhe ndriçimin e çdo impianti futbolli është bërë më i shpejtë dhe më i fortë,çka e pasqyron çdo ekip shqiptar edhe në arenën ndërkombëtare që luan si e barabartë përballë çdo kundërshtari

- Meqënëse jemi në këtë atmosferën e Kupës së Botës, për kë bën tifo ?

- Tifoz me Gjermaninë dhe shumë madje, e adhuroj atë ekip aq shumë të dashur .

- Pak zhgënjyes ky botëror në fakt ?

- Po e vërtëtë kjo që sapo the por pjesa më e bukur e botërorit akoma s’ka ardhur ,duhet të presim ndeshjet me eleminim direkt ,aty do jenë dhe emocionet e mëdha dhe të vërteta ku do të shohim ekipet më të forta

- Sa mendon se jane shanset për të ës Kupen e Botës?

- Shanset për Gjermaninë them se janë 10%, nga që janë jashtë forme dhe them që nuk kanë urinë e Botërorit që u zhvillua në Brazil. Ndeshja me Meksikën linte për të dëshiruar dhe me këto ritme do ta kenë shumë të vështirë për tja dalë, për të qënë realistë.

- Po ‘’Këpucën e Artë ‘’kush ë dhe do ta meritojë?

- ‘’Këpucen e artë’’ them qe do e marrë Neymar, është padyshim një lojtar I një niveli të lartë, që mund të them kap nivelet e Messit dhe Ronaldos .Pas dëmitimit të marrë dhe fazës ku është riaftësuar mendoj se është në formën e tij më të mirë.

- Po mirë për pak humor më thuaj tani a luan Ditmari ndonjë bast për qejf?

- (Qesh)Po të them që nuk kam luajtur do të të gënjeja (hahah) ,të gjithë futbollistët luajnë ndonjë skedinë në fundjavë, kur kanë ndonjë lek që nuk ju duhet (shaka)

- E ke merzitur pak bashk ë shorten duke parë gjithë kohës futboll?

-(Qesh) haahaha jo jo përkundrazi i shikojmë bashkë ndeshjet sepse edhe Reisa është tifoze mbas futbollit ,por këtë botëror nuk po e shijon shumë pasi ekipi i zemres, Italia, është me pushime kësaj rradhe

- Meqënse jemi tek femrat dikush ta ka vjedhur zemren, pse pikërisht ajo vajzë? (Reisa)

- Ehhhhh… O korçare o hic fare,e kam dashuruar që në momentin e parë që e kam parë,por ajo që dashuroj më shumë tek ajo është karakteri që ka ,me Reisën kam parë veten time dhe ka çdo gjë që një mashkull do të kërkonte te femra e tij, për këtë fakt jam shumë i lumtur.

- Së shpejti do të bëhesh baba, si ishte kur e more vesh këtë fakt?

- Kaq shumë emocione sinqerisht,nuk kam fjale ta përshkruaj, në këto raste mungojnë të gjitha fjalët, është një emocion të cilin nuk ke mundësi ta shpjegosh dhe as ta përshkruash ndonjëherë

- Ditmar cilat kanë qënë pushimet me te bukura qe ke kaluar?

vit ,por që jemi kënaqur më shume në Rodos në Greqi. Në ishujt fantastikë që ka Greqia është e pamundur të mos kënaqesh, për më tepër janë vende që do të doje gjithmonë të jetoje ose të paktën të shkoje më pushime,

- Po këtë vit cilat janë planet?

- Planet do thoja mirë, si për pushime, si për punë (qesh) ,dua që të jem pjesë e një ekipi jashtë Shqipërie dhe të kem një kontratë të kënaqshme ,besoj që do realizohet .

- Më thuaj të vërtetën, Dit- mar ti preferon Shqiperinë apo në Europë?

- Shqipërine e dua ,e dua në çdo gjë të saj , natyren, njerezit, begatinë, motin, çdo gjë të sajën, vetëm një gjë nuk i pëlqej ,politikanët (qesh)

- Ditmar si i një trajneri?

- Ka qënë shumë stresuese për mua, por në të njëjtën kohë edhe më ka forcuar nga karakteri sepse vetëm jam paragjykuar. Mbaj mend që në moshën 17 vjeçare kam lidhur kontratën e parë si profesionist me Dinamon ,dhe ka qënë trajneri kroat Bonaçiç ai që ka këmbengulur vetëm pasi më kishte ndjekur në një ndeshje me moshat. Po të ishte trajner shqiptar do kishte qënë shumë e vështirë ndoshta e pamundur që unë të ‘’fusja këmbet’’ te Dinamo e atyre viteve që ishte superfuqi në kampionatin Shqiptar.

- Çfarë këshille e ka Ditmari për ët gjithë ata që ëndërrojnë një ditë të bëhen futbollistë?

- Sigurisht që e kam një këshillë, të cilën e kam ndjekur edhe vetë.Do t’i thoja që futbolli kërkon shumë mund dhe sakri ëm punoni qe te arrini majat.Pa punë çdo gjë është e pamundur, nëse mendoni për gjëra që vërtëtë i doni, keni për t’i realizuar.

- Ditmar të falenderoj për sinqeritetin dhe kohën e këndshme.

- Faleminderit ti! ështe të jesh djali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.