A është normal gjoksi juaj?

Intervista - - TEST MJEKËSOR -

1. Që të dy gjinjtë duhet të kenë madhësi të njëjtë: a. E vërtetë b. E gënjeshtërt 2. Thitha shtesë... a. Mund të jenë kudo, edhe në fytyrë. b. U ndodhin më shpesh burrave, sesa grave.

c. Të dyja më sipër 3. Qimet rrotull thithavë janë: a. Të pazakontë b. Të zakonshëm c. Shenjë e një problemi

4. A mund ta arrish orgazmën vetëm nëpërmjet përkëdheljes së thithave: a. Po b. Jo 5. Gjoksi është: a. Një muskul b. Një organ c. Një apendiks i trupit 6. Sa peshë i shton qumështi gjoksit: a. 110 gramë b. 230 gramë c. 450 gramë 7. Dhënia gji i bën gjinjtë të varen: a. E vërtetë b. E gënjeshtërt 8. Rrjedhja e thithave është normale: a. Po b. Jo c. Vetëm kur ke bebe

9. Sa gra zgjedhin numrin e duhur të sutjenave: a. Më pak se një në katër b. Afro gjysma c. Të paktën dy të tretat

10. Shumica e grave janë të kënaqura me gjoksin e tyre: a. E vërtetë b. E gënjeshtërt

11. Vrapi i bërë rregullisht mund t’i dëmtojë gjinjtë: a. E vërtetë b. E gënjeshtërt

12. Cili ka qenë gjoksi më i madh që është matur ndonjëherë: a. Me kontur 100 centimetra b. Me kontur 150 cm c. Me kontur 180 cm

13. Në ç‘vit u caktuan numrat e sutjenave më sistemin që njohim sot: a. 1850 b. 1880 c. 1920 Përgjigjet 1- Përgjigjia e saktë është b-ja. Nëse jeni nga ato gra që do të dëshironin që sutjenat të kishin madhësi të ndryshme të kupave, atëherë nuk jeni e vetmja. Në një studim, 44% e grave thanë se e kishin njërin gji më të vogël se tjetrin. Kjo vetëm për vëllimin, sepse, nëse merren parasysh edhe madhësia e thithave dhe forma, atëherë 88% e grave u duken gjinjtë e tyre të pabarabartë.

2- Përgjigjia e saktë është c-ja. Disa njerëz kanë më shumë se dy thitha. Kjo u - shit të burrave. Megjithatë ato janë shpesh më të vegjël se thithat e tjerë. Ato shfaqen në lindje, zakonisht përgjatë “vijës së qumështit” të trupit, diku mes supeve dhe këmbëve. Ndodh rrallë, po mund të dalin edhe në pjesë të tjera të trupit, si në ballë, apo këmbë.

3- Përgjigjia e saktë është b-ja. Është normale të kesh nja dy qime të holla rrotull aureolës së gjoksit, ose lëkurë me ngjyrë më të errët. Nëse ju bezdisin mund t’i hiqni me piskatore, apo prisni me gërshërë. Evitoni rruajtjen, sepse mund të shkaktojë rritjen e qimes nën lëkurë dhe infektimin.

4- Përgjigjia e saktë është a-ja. Arritja e orgazmës nëpërmjet thithave ndodh vërtet. Ato janë të mbushura me mbaresa nervore. Testet e kryera me skaner tregojnë se përkëdhelja e tyre “ndez” në tru të njëjtat zona si ato të lidhura me organet gjenitale. Kjo do të thotë se, për disa gra, përkëdhelja e tyre shkakton të njëjtën ndjesi, si penetrimi.

5- Përgjigjia e saktë b-ja. Organet kanë një qëllim. Qëllimi i gjinjve është të prodhojnë qumësht. Ai krijohet në disa gjendra të voglë brenda gjoksit dhe një seri kanalesh e çojnë deri në thithë. Burrat nuk i kanë këto gjendra, sepse ata nuk ushqejnë fëmijët me gji.

6- Përgjigjia e saktë është b-ja. Një gji mesatarisht peshon ndërmjet 150- 200 gramë. Një gji i mbushur me qumësht mund të peshojë deri në 500 gramë, nuk është çudi pra nëse keni dhimbje shpine.

7- Përgjigjia e saktë është b-ja. Dhënia gji nuk i bën gjinjtë të varen, kjo shkaktohet nga mosha. Kur indet e gjirit plaken, ato humbasin elasticitetin dhe fortësinë. Pirja e duhanit, shtatzanitë e shumta dhe ndryshimet në peshë gjithashtu i bëjnë gjinjtë të varen.

8- Përgjigjia e saktë është c-ja. Rrjedhja e gjinjve në fund të shtatzanisë, ose pas lindjes, ndërkohë që ushqen fëmijën me gji, është normale, ndërsa jashtë kësaj periudhe jo. Rrjedhja mund të tregojë shumë gjëra, që nga problemet me tiroidet dhe probleme të tjera hormonale, tek kanceri. Në çdo rast duhet të shkoni tek doktori.

9- Përgjigjia e saktë është a-ja. Afro 85% e grave zgjedhin sutjena që nuk kanë masën e duhur. Kjo nuk është gjë e mirë, sepse nuk u ofron mbështetjen e duhur gjinjve, gjë që çon një qëndrim të keq të trupit, dhimbje të qafës dhe shpinës, bile edhe probleme me nervat në krahë dhe supe. Gjinjtë gjithashtu ndryshojnë shumë herë madhësi. Ndryshimi në peshë, shtatzanitë dhe menopauza prekin madhësinë dhe tipin e mbështetjes për të cilën keni nevojë. Matni gjoksin për të gjetur numrin e duhur të sutjenave. Për këtë mund t’ju ndihmojë një profesioniste në dyqanin e të brendshmeve.

10- Përgjigjia e saktë është b-ja. Pula e komshiut është gjithmonë më e majme... Më pak se një e treta e grave të moshës 18-65 vjeÇ janë të kënaqura me madhësinë dhe formën e gjoksit. Statistikat thonë se rritja e gjoksit qëndronte në vend të parë, ndër operacionet plastike, gjatë vitit 2013. Që prej vitit 2000, numri i grave që vënë implante në gjoks është shtuar me 37% dhe i atyre që bëjnë ngritje të gjoksit me 70%.

11- Përgjigjia e saktë është a-ja. Kjo është e vërtetë, sipas një studimi britanik të kohëve të fundit, një në tre vrapues ka dhimbje gjoksi. Për këtë arësye është e rëndësishme të zgjidhni një palë sutjena të përshtatshme për sport.

12- Përgjigjia e saktë është c-ja. Rekordi Gines për “gjoksin më të madh natyral” i është dhënë në vitin 1999 një gruaje, konturi i gjoksi të së cilës ishte 180 centimetra (matja bëhet ashtu si për sutjenat, domethënë matet perimetri i gjoksit, në pjesën ku është më i fryrë).

13- Përgjigjia e saktë është c-ja. Amerikania, Meri Felps Xhakobs, e mori patentën për “brasierën pa shpinore” në vitin 1914, por Ida Rozenthal dhe burri i saj, Uilliam, - jenat me numrat që i njohim edhe sot në vitin 1920.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.