Vaksinë kundër Obezitetit?

Intervista - - SHËNDET -

Të veprohet mbi hormonin e rritjes falë një vaksinë do të ishte zgjidhja ideale kundër së keqes së madhe të shekullit, obezitetit. Studimi i bërë nga disa shkencëtarë amerikanë ka dhënë rezultate tek minjë mbipeshë.

Të gjesh ekuilibrin e një trupi të shëndetshëm nuk është gjë e lehtë. Studiuesi Keith Hafer, president i laboratorit Braasch Biotech, në Dakotën e Jugut, SHBA, niset nga konstatimi se hormoni i rritjes dhe proteina IGF- 1 shtojnë metabolizmin, domethënë konsumimin e kalorive, duke shkaktuar kështu një rënie ne peshë. Por, veprimi i këtyre dy molekulave anulohet nga një hormon që sekreton trupi, somatostatina. Një injeksion në formë të modifikuar i somatostatinës që iu bë minjve obezë bëri të mundur prodhimin e antitrupave dhe pra eliminimin e efektit të kësaj molekule të tretë.

Një rritje e lehtë në peshë

Studiuesit kanë bërë një studim për 6 javë mbi dy grupe minjsh që ishin bërë obezë për shkak të të ushqyerit shumë kalorik. 10 minjtë e parë, ndryshe nga të tjerët nuk janë vaksinuar. Ushqimi i tyre ishte i njëjtë, domethënë shumë kalorik, por minjtë e grupit të dytë kanë humbur 10% të masës së tyre trupore vetëm katër ditë pas injektimit të somatostatinës të modifikuar. Pas 6 javëve trajtim, dy grupet kishin rimarrë peshë, megjithëse minjtë e vaksinuar kishin marrë pak më pak se minjtë e pavaksinuar.

obezitetit?

Obeziteti është një tepricë e masës dhjamore që shkakton probleme me shëndetin. Masa dhjamore e një personi llogaritet duke u bazuar tek Indeksi i masës trupore ( IMT) që merr parasysh gjatësinë dhe peshën. OBSH, në sitin e saj, thekson se “obeziteti ka arritur përpjestimet e një epidemie botërore: të paktën 2,8 milionë persona vdesin çdo vit për shkak të mbipeshës ose obezitetit” dhe shton që “ky problem që dikur i ishte rezervuar vendeve me të ardhura të larta, ekziston tashmë edhe në vendet me të ardhura të pakta apo mesatare”. Vlera e IMTsë bën të mundur vlerësimin e gjendjes, nëse është normale, je në mbipeshë apo obezitet. IMT < 18,5 nënpeshë 18,5 < IMT < 25 peshë normale 25 < IMT < 29,9 mbipeshë Mbi 29.9 fillon obeziteti

Një studim ende në hapat e para

Vaksina kundër obezitetit meriton thellim të mëtejshëm, megjithëse mbetet interesante. Profesori francez Sebastien Cernikov, shpreh rezervat e tij dhe deklaron në Figaro se “Në planin e efikasitetit të trajtimit, studimi tregon një diferencë vetëm disa gramëshe mes minjve të vaksinuar dhe ata të pavaksinuar. Është kjo e mjaftueshme? Nga ana tjetër studimet nuk përmendin nivelin e sheqerit në gjak ( gliceminë) tek minjtë e trajtuar, por dihet që hormoni i rritjes mund ta shtojë atë, me një rrezik potencial diabeti. Më në fund, dhe kjo është thelbësore, minjtë e trajtuar në fund përsëri kanë shtuar në peshë, megjithëse më pak”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.