Xhesika Polo: Po të isha mashkull...

Intervista - - MUZIKË -

“Vetëm një fjalë” thotë Xhesika Polo në këngën e saj të re, një baladë e cila ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve të saj. Një projekt ndryshe nga stili i saj, sjell Xhesikën në formën e saj më të mirë!

Klajd Heta:- Xhesika, si të kanë shkuar punët që nga hera e fundit që kemi biseduar bashkë për gazetën?

Xhesika Polo:- Mund të them që nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç faktit që i jam përkushtuar më shumë krijimtarisë time muzikore, i kam dhënë prioritet klipeve dhe sigurisht jam marrë me muzikë live.

- Solle klipin “Vetëm një fjalë”, një klip mjaft i bukur ashtu si vetë kënga, Xhes nëse zakonisht pyetet çfarë prisje nga ky klip unë do të pyes, çfarë nuk prisje?

- Kjo është pyetja më e saktë që mund të më bëje, sepse nuk prisja që të kishte një impakt kaq direkt dhe kaq organik kën- ga, duke qenë se e kam hedhur vetëm tek kanali im i youtube-t, kënga për një javë ka ecur shumë shumë mirë dhe ka marrë shumë pëlqime sesa mospëlqime dhe realisht nuk e prisja që me këtë ndryshim që erdha të pëlqehesha kaq shumë. Faleminderit shumë publikut tim!

- Cili ka qenë urimi i parë e më i rëndësishëm, pas daljes së këngës dhe klipit “Vetëm një fjalë”?

- Nuk ka pasur një urim spe mund të them që ka pasur një lumë urimesh nga të gjithë ndjekësit e mi, më kanë shpërndarë videon, më kanë dërguar video duke kënduar, këto kanë qenë edhe goli im më i madh.

Kjo këngë ka një tekst që të rrënqeth... A është ndier kjo gjë edhe nga publiku?

-Mendoj se është ndjerë sepse shumë njerëz e kanë shprehur sesa emocion i jepky tekst dhe kjo këngë, sepse është një tekst i thjesht, i këndshëm dhe shumë i prekshëm, real dhe pa metafora dhe hiperbola. Çdo gjë është e pastër dhe shumë e drejtëpërdrejtë!

-Në përgjithësi, në intervista ti na tregon gjërat e bukura që ndodhin... Nuk ka ndonjë gjë më pak të bukur që mund ta ndash me ne?

- Gjeja më pake bukur është se kënga nuk ka vajtur 1 milion klikime dhe unë po e pres atë moment.(Qesh)

-Cili është sekreti më i madh që femrat nuk do ta thonë asnjëherë?

-Çdo femër ka sekretin e saj që nuk do e thotë asnjëherë dhe ka një arsye që nuk do thuhet, ndryshe nuk do quhej më sekret.

- Je tipi që përshtatesh me të gjithë dhe gjithçka apo që ulesh diku në qoshe dhe mat temperaturën e dhomës ku ndodhesh?

-Çdokush që më njeh, e di që social, që përshtatem shumë por asnjëherë nuk dal nga kornizat e vetes time, thjesht i bëj të tjerët të ndihen komodë në praninë time.

- Mendon se je mjaftueshëm me fat?

-Po, sepse bëj një jetë të qetë, të lumtur por që asnjëherë nuk është mjaftueshëm për Xhesikën.

-Ndonjë nga bëmat e tua të fëmijërisë?

-Bëma ime e fëmijërisë, nuk mund të them që kam qenë fëmijë, por diku tek 15 vjeçe, rruajta fshehurazi nga familja. (Qesh)

-Si do të reagoje nëse nesër do të zgjoheshe e shndërruar në mashkull?

-Ah, të them të drejtën do isha pak e lmtur, duke qenë se akoma jetojmë në një shoqëri maskiliste dhe do kisha shumë më shumë përparësi në jetë.

-Për ty, dashuria merr kuptim kur është e qetë dhe çdo gjë shkon vaj, apo kur ka nerv dhe ulje-ngritje?

-Nuk mund të them që merr kuptim por që çdo marrëdhënie ka ulje-ngritjet e veta, e rëndësishme është ta mbash të balancuar, por që në momentin që çdo gjë shkon vaj nuk është mirë, sepse në atë moment ka gjëra që nuk thuhen dhe nuk është asnjëherë mirë që gjërat të mos thuhen.

-Të shqetëson idea se njerëzit mund të mendojnë për ty thjesht si një bjonde e bukur?

- Unë nuk mendoj se më kanë parë ashtu sepse unë vetë nuk i kam lënë hapsirë që të mendojnë diçka të tillë.(Buzëqesh)

-Nga 1 deri në 10, sa e bukur ndihesh?

-Varet nga ditët, ka ditë që ndihem shumë e bukur, ka ditë që nuk ndihem fare e tillë, ka të bëjë shumë me gjendjen emocionale, nga rrethanat, nga mënyra si je zgjuar, nga ajo që do bësh ndihem mirë dhe bukur, brenda vetes dhe jashtë saj!

-Nëse një ditë nuk të shohim në ekran, cila do të ishte arsyeja e vetme që do të të detyronte ta bëje këtë?

-Nuk mendoj se do kishte asnjë arsye në botë që ta lija muzikën, asnjë, vetëm nëse do ishte diçka e lidhur me familjen, ideja jetë a vdekje, por që do e gjeja zgjidhjen për gjithçka që do më pengonte.

- Si duhet mbyllur dita për ty që të ketë kuptim?

- Një ditë e mbyllur bukur për mua, është të mos kem mërzitur askënd nga njerëzit që dua.

- Një fjalë që e thua shpesh dhe në të cilën beson...

- Do vijë edhe dita jote... ( Qesh)

- Me cilat tipare të vetes do të dashuroheshe me veten?

- Gjëja e parë është vetbesimi dhe karizma, pastaj për pjesën e tipareve, dua çdo gjë të vetes time, sytë, hundën, buzët, buzët janë ato që bien më shumë në sy për të qenë të sinqertë. Por që nuk dashuroresha me veten time lehtë, sepse jam njeri shumë kompleks, vetëm po buzëqesha.( Qesh)

- Çfarë gjërash po mendon të bësh akoma?

- Për gjëra estetike e ke fjalën? Sepse po mendoja të bëja disa gjëra, nuk janë drastike por janë surprizë!( Buzëqesh)

- Cilën nga ato që ke përjetuar deri tani do të doje të fshije si me gomë?

- Asgjë, çdo gjë e kam bërë me vetëdije të plotë dhe të mirëmenduar deri diku, gjë që është varur edhe nga mosha, por që nuk kam ndonjë kujtim apo episod që ka ndikuar shumë në jetën time që unë të doja t’a fshija me gomë.

Çfarë bën kur je në humor?

- Më vjen të këndoj, të buzëqesh, të kërcej, të përqafoj njerëzit që dua, dhuroj pozitivitet. Këtë bëj edhe kur nuk jam në humor por që kur jam i kam me doza më të larta.

Ftesa të cilës nuk do t’i thoje kurrë “jo”?

- Ftesa për të bërë një udhëtim me makinë, i dua shumë udhëtimet, nuk do thoja asnjëherë “jo”, por jo vetëm unë shofere sepse është shumë e lodhshme. ( Buzëqesh)

- Për çfarë do ta kujtosh këtë kohë, kur të intervistohesh herën tjetër?

- Do ta kujtoj për faktin që bëra një këngë të re me titull “Vetëm një fjalë”, një këngë e bërë me shumë dashuri, një hap i ri dhe i guximshëm në karrierën time dhe sa mirë u prit, por që impaktim po e pres akoma kështu që do bëjmë edhe një intervistës tjetër që të flasim më qartë.( Qesh)

- Ke qenë gjithmonë e mendimit se çdo fillim i vështirë e ka edhe një fund të lumtur?

- Mendoj se çdo gjë që ka vështirësi ia vlen për t’u bërë, sepse gjërat e mira duan kohë, durim, lodhje dhe investim, por që fundi i lumtur aty është.

- Një shprehje thotë: “Të jesh femër është art”. E mendon kështu?

- Të jesh njeri është art, jo vetëm femër. Secili ka atë përzierjen e mozaikut të tij dhe harmoninë e ngjyrave që karakterizojnë shpirtin. Mendoj se këtë e kanë të gjithë frymorët.

- Ka ndonjë plan tjetër në vazhdim të cilin duhet ta ndash me ne?

- Kam një këngë tjetër për të nxjerrë në korrik, një këngë të re që është një bashkëpunim me një Dj, e ftuar nga ai. Kënga sigurisht që realizohet nga producenti im Marko Polo që është dhe vëllai im, producent edhe i “Vetëm një fjalë”. Do jetë diçka e bukur, ekspresive dhe shumë argëtuese. Ju puth!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.