Sead Muqa (Sei): Dekadat e mia në estradën shqiptare

Intervista - - MUZIKË -

Më një eksperiencë dekadash në fushën e muzikës, me 5 albume instrumentale në treg dhe me bashkëpunime me emrat më të mirë të muzikës shqiptare, instrumentisti Sead Muqa, ose siç e njohin në art Sei, vjen në këndshëm për punën e tij! Pse zgjodhi klarinetën dhe violinën, çfarë e lidh me këto dy instrumente, çfarë pret nga e ardhmja dhe marrëdhëniet e tij me emrat e artit shqiptar! Lexoni!

Fabjola Kuburi:- Sead, emri yt nuk është pak i njohur në muzikën shqiptare sidomos në atë popullore, por dy fjalë do ti donim ne dhe lexuesit për veten...!

Sead Muqa (Sei):Përshëndetje dhe faleminderit për ftesën. Unë jam nga Peja, vij nga një familje me traditë mbi 100 vjeçare në muzikë. Si nga ana e nënës po ashtu dhe e babait ishin ndër muzikantët dhe këngëtarët e parë të traditës së këngëve qytetare në këtë në moshën 5 vjeçare të merrem me muzikë. Në moshën 8 vjeçare nisa shkollën e ulët të muzikës, ku dhe vazhdova shkollimin për shumë vite. Muzikën popullore ishte ajo që veçoja më së shumti, pasi siç e thashë dhe më lart u rrita në atë oborr me atë frymë - va të angazhohesha nëpër dasma, evente, mbrëmje të ndryshme muzikore.Njerëzit habiteshin pasi më shikonin në moshë shumë të re, por falënderoj zotin për zërin, për talentin që më ka dhënë.

- Sigurisht që edhe vitet e studimit kanë peshën e tyre në përfeksionimin e asaj që ti bën apo jo?

- Po, studimet i kam vazhduar edhe pse ishte kohë trazirash, nuk e ndalova shkollimin dhe aktivitetet e përditshme. Gjeja kohe të studioja muzikën klasike por edhe të performoja muzikën popullore

- Pse zgjodhe pikërisht klarinetën për të performuar?

- Klarinetën e zgjodha se më pëlqente pa masë dhe atë dashuri e kam ende sot për klarinetën. Është instrument i ndjeshëm dhe kisha veçuar sëbashku me violinën, këto dy instrumente muzikore të mrekullueshme.

- Ndërkohë ti bashkëpunon me emra të njohur në muzikë, është e lehtë apo e vështirë të punosh me ta?

- Kam pasur fatin e madh që, që në moshën 14 vjeçare të bash madh Ramadan Krasniqi (Dani). Me të kam performuar për rreth 15 vite. Gjithashtu kam performuar dhe me këngëtaren e madhe nga Shqipëria Artiola Toska, pa harruar Bujar Qamilin, Bashkim Alibalin, Mukadesin e shumë të tjerë. Ende bashkëpunoj me pothuajse të gjithë. Nuk është e lehtë të bashkëpunosh me emra teë mëdhenj në aspektin profesional. Mund të them që ështe përgjegjësi më vete, por pas përvojës sime 28 vjeçare, nuk e kam më problem. (Buzëqesh)

-Më fol pak për eventet në të cilat je i ftuar sepse besoj se ke shumë ftesa apo jo?

- Përsa i përket eventeve, kam shumë për të treguar sepse kam shumë kërkesa dhe ftesa, por do të veçoja një mbrëmje të shkelqyer:”Sofra Pejane” tek “Këngët e Shekullit”. Përpos kolazhit të potpurive të këngëve pejane interpretova dhe solo këngën e të madhes Nexhmije Pagarusha “Baresha”

- Eksperiencat më të bukura profesionale të tuat, cilat janë? Çfarë ke marrë ti nga ato?

- Përveç pervojës shumëvjeçare që tashmë zotëroj, janë dhe 5 albumet e mia profesionale në treg. Mund të them me modesti që jam i vetmi shqiptar që kam lançuar albume insrtumentale. Tek këto 5 albume, ka larmishmëri të zhanrve muzikore, duke se jugut, asaj të mesme, deri tek ajo moderne. Është një thesar i pasur për mua, aty kam dhe bashkëpunime me këngëtarë solist, me kore por edhe me orkestër klasike. Videoklipe janë mbi 10 ndoshta. Po punoj për të tjera ndërkohë sigurisht në nivele artistike!

- Cili zhanër është më i kërkuar nga dashamirësit e tu kur luan muzikë live?

- Nga unë kërkohen shumë zhanre muzikore, pasi e dinë që luaj zhanre të ndryshme. Janë diku të 10 zhanre që mund të luaj, - lore,e lehte, moderne, orientale, bluze, jazz,etj.

- Ku qëndron e bukura dhe e vështira e të punuarit live për orë të tëra?

- Që të performosh për orë të tëra live, duhet ta duash muzikën me shpirt, jo ta bësh nga halli. Ky është çelësi për të kaluar vështirësinë.

- Çfarë mendon për muzikën shqiptare në përgjithësi? Sa kaos ka në muzikë tani?

- Muzika shqiptare...është një bukuri e madhe mund të them muzika më e vjetër e cila shumë mirë luhet në klasikë. Ka nga ata që e kanë ruajtur me fanatizëm, por ka dhe nga ata që e kanë prishur për efekt tregu.

- Familja, shoqëria, puna. Si e menaxhon kohën për të mos lënë pas dore askënd?

- Familja është primare, ajo që më ka mbështetur gjatë gjithë kohës por edhe shoqëria është ajo dora që të shtyn për të ecur përpara. Kaloj mirë, kam marrëdhënie të mirë me të gjithë kolegët dhe gjej për të gjtihë nga pak. Gjithçka është e mundur nëse e dëshiron!

- Ku e shikon veten në të ardhmen?

- Veten e shoh aty ku ka nevojë peër mua,vetëm të kemi shëndetin mirë.Ju uroj gjithë të mirat dhe dëgjoni muzikë gjithmonë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.