Zbrazëti

Intervista - - POEZI -

Se mas më shkurtgjatësinë me asnjë lloj hije As si yll në shuarje të zvetënohem nga errësira Mbetem në pritje gjersa një meteor të bie Një vatër të ngrohtë dhe një zjarr dashurie. Edhe nëse jeta s’do t’më grish në festën e saj Në hapësirën e zbrazët ndërshpirtërore Në gjendje ekstaze të paktën s’do të ëndërroj Në zemër e kam trungun e pemës dydegëshe Në sy kam hënën që më sjellë imazhin e saj Që çdo ditë e jetës t’më jetë një ditë feste

E harrova veten, në vëndin tënd aty, Me shikimin syqepur si femijë i vogël. Ashtu u ndjeva unë, kur të humba ty, Një sferë që u rrotulliste, një loder.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.