Ditari sekret i Edi Ramës

Intervista - - HUMOR -

E DIELË Ora 10.23 - nale për mua dhe qeverinë time. Them për mua më shumë se për të tjerët nuk më rruhet fare. Jam me sy e vesh nga Brukseli. Deri tani akoma nuk më ka marrë në telefon Ditmiri dhe pse e di që nuk ka se çfarë të thotë. Nami të bëhet, as e vras mëndjen fare. Do ia fut opozitës si dështim.

Ora 14.55: Kohë e poshtër. Po më hipin nervat dhe prej saj që vetëm zi po vazhdon të jetë. Vdiqa për pak diell saqë po ma jep dhe kërbishtja.

Ora 15.00: U nisa për në Velipojë vetëm fare. Nuk dua asn - gjigje. Nervat tel duke pritur tel nga Ditziu, kur thotë Saliu.

Ora 21.34: Kam lënë ta- kim me Saje Qorrin tek shtëpia ime dhe kam vendos t’i tregoj dhëmbët se kujt i bën karshillëk me kalë si Vlashi në det. E di mire ai si e pasoi Vlashi, por unë nuk e le me aq sa Vlashin. E HËNË Ora 07.07 : Jam ngrit si shastisur. Nuk kam bërë gjumë fare dhe pse piva dy hapje gjumi dhe Ama e mbaj mënd që Linda më ka qëndruar tek koka.

Ora 09.33 : Ndodhem në zyrë. E di që ky turi i llagaridhënies sikur më qetëson. Do ja fut të iki në Himarë dhe Vlorë. Të tall pak trapin dhe humbas mëndjen nga Brukseli.

Ora 11.00 : Duke shkuar për në Himarë. Këto rrugët i ka bërë mirë Sali shpellari. Më merr në telefon Dritani i Vlorës dhe më thotë që bjeri nga rruga tjetër se ka nxjerrë çunat Luli ketej.

Ora 14.11 : Teksa bëja gallatë me himarjotët dëgjoj zërin e nënës së Neranxit duke bërtitur. Donte të më takonte me atë zë qe trembte dhe Selam Musanë.

Ora 19.44 : Hodha disa foto që një revistë franceze e klasi vendet ku bëhet turizëm. Futja pordhës me një fjalë.

Ora 23.23 : Më në fund më shkruan Bushati nga Brukseli. Asgjë në vijë nuk kemi shef. Nuk bindet Makroni me qamet. Hollanda nuk bëhet fjalë për po, por u shtua dhe Danimarka. Do bëj tifo kundër për të dyja në botëror, - i thashë E MARTË Ora 08.08 : Kjo ditë thonë është ters si e martë po shpresat nuk i kam humbur. Për një gërmë nuk hapen negociatat. Ah sikur ajo « jo » të ishte « po ».

Ora 12.55 : Më merr Balla në Duhet të gjejmë spiunin brënda nesh zoti Rama se nuk ka mu marrë vesh lëvizjet tona. « Luli makinën, thashë, kurse ne ato brënda makinës » Hahaha. U shkri dhe Ball me ata dhëmbët e krimbur.

Ora 19.33 : Merr Bushati: Shef, nuk kemi ç’bëjmë. Do ta shesim jo-në për po. Fundja një vit na i shtyn negociatat. Fundja nuk më rruhet fare, i thashë Bushatit që qyrravitej në telefon. E MËRKURË Ora 09.09: Bëra një status që gjasme negociatat janë hapur lajthitur”, do thonë. Le të thonë. Unë besoj atë që shkruaj dhe them, kurse ju si ta keni punën. Gjithsesi negocitatat do hapen… pas një viti.

Ora 14.21: Edhe dita sot si vetë lajmet e zeza. E vrenjtur dhe gjithë shi. Më ka kap nostalgjia për kohën kur s’i jepja llogari askujt.

Ora 18.11: Po lexoj një gazetë franceze ku citon se Rama është një farsë që bën sikur lufton drogën dhe krimin. Sikur ta kishte shkruar Fahri Balliu m’u duk. Rregulloje pak këtë gazetën, -i thashë Fugës.

Ora 22.00: Mora Ballën në telefon dhe i thashë të ngrejë padi për Lulin në lidhje me Toyotën. Ta drejtojmë vëmëndjen andej që të harrojnë negociatat. E ENJTE Ora 07.07: Po pi një çaj kamomil se ndjej dhimbje barku. Edhe sot koha me shi. Do ja fut të iki në Australi derisa të dalë dielli

Ora 10.40 : Sot kemi seancë, por çfarë t’ju them mor zot. Opozita ka kërkuar 7 orë debat që s’u hapën ato që u hapën sipas meje. të gjithë. Do ti them Pjerinit ta prishi seancën fare.

Ora 11.11: Dola mora fjalën dhe i bëra për ibret hahah. Ju e keni fajin, ju. Ju esadistët. Por do t’ju rregulloj në qershorin tjetër ju thashë. Një rrugë dhe dy punë. Siç duken bathët leshtë lokale.

Ora 17.00: Më telefon Kumbaro dhe më thotë se Lali dhe Mavlina Manit sikur janë dakord për t’u prishur teatri. Pse habitesh i thashë, apo mos e ka për herë të parë ai?

Ora 21.30: Jam duke parë debatet në tv, por edhe ndeshjet. Mendja rrotull më vjen dhe nuk kam asnjë mendim në kokë. dritaret deri të hënën. Nuk dua më zhurmëëëë. Natën e mirë të gjithëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.