Shivai plagoset për të shpëtuar Anikën

Intervista - - VAZHDIMET E TELENOVELAVE -

Anika shqetësohet për ndjenjat që ushqen ndaj Shivait dhe vendos t’i qëndrojë larg atij. Ndërkohë, Tia i tregon të ëmës planin e saj kundër Anikës. Shivai e puth Anikën në ballë dhe e siguron se do t’i bëjë gjërat siç duhet. Më vonë, Pinki akuzon Anikën se po konspiron kundër Tias dhe i kërkon asaj të largohet nga shtëpia. Shivai e mbron Anikën kur të gjithë e fajësojnë atë se po përpiqet të lëndojë Tian. Më vonë, Svetlana e plagosur bën një akuzë serioze.

Texhi qëllon me shpullë Omkarën kur Svetlana e akuzon se e ngacmon. Më vonë, Texhi ndahet nga Xhanvi. Anika i kërkon falje Tias në emër të Sahilit, kur varësja gjendet në sendet e tij. Më pas, zonja Kapur kërcënon Shivain. Pse?

Zonja Kapur bën plane të vrasë Anikën, kur Tia i thotë asaj se Shivai do ta bëjë Lohri puxhan me Shivain. Më vonë, Anika dhe Shivai bëjnë Lohri puxhan. Shivai plagoset kur përpiqet të shpëtojë Anikën nga një plumb që i ishte drejtuar asaj!

Doktori i thotë familjes se Shivai ndodhet në një gjendje kritike. A do të mbijetojë ai? Pinki fajëson Anikën për gjithçka që ka ndodhur. Ndërkohë, gjendja e Shivait mbetet kritike. Pinki këmbëngul që Anika të dalë nga jeta e Shivait. Ky i fundit vjen në vete dhe mëson se Pinki ka përzënë Anikën. Rudra fshehurazi fut Anikën në dhomën e Shivait. A do ta mësojë Pinki këtë?

Pinki qorton Omkarën dhe Rudrën që takuan Anikën me Shivain. Ndërkohë, ky i fundit i kërkon Anikës të kthehet mbrapsht. A do të kthehet ajo?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.