e çiftit tuaj

Intervista - - SEKS -

Mbrëmë, kur ju dolët lakuriq nga banjoja, partneri as ju vuri re. Tashmë ju shkëmbeni me njëri-tjetrin vetëm pyetje të jetës së përditshme, të tipit “Çfarë kemi sot për drekë?”. Ku shkoi pasioni i dikurshëm, bisedat pa të qeshurat e përbashkëta? Mos u trembni, thjesht rutina dhe zakonet kanë përfshirë çiftin tuaj. Asgjë nuk është e humbur, me kusht që të dini si luftoni kundër saj. Zbuloni disa mënyra shumë të thjeshta që kanë dhënë në ç ift dhe mbi të gjitha, në mbajtjen gjallë të saj. Ia vlen të përpiqeni, pasi rezultatet do të ndryshojnë jetën tuaj. 1. Fikni ekranet “Çfarë bëtë mbrëmë në darkë?” pyesin kolegët në kafene. “Asgjë, pamë televizor”. E thoni edhe vetë, “asgjëja” tregon në fakt se ndjeheni paksa e zhgënjyer dhe se ju shkoi dita kot. Mos e ndërprisni dialogun me njeri-tjetrin! Ky ekran i vogël dhe çdo lloj aparati tjetër elektronik kthehen shpejt në një kurth, sidomos nëse i merrni me vete edhe në dhomën e gjumit. Televizori, kompjuteri, smartphone kthehen atëherë në varrin e jetës suaj seksuale, pasi ato pengojnë ç do lloj dialogu. Nuk themi se duhet të shisni menjëherë televizorin, as të evitoni ç do lloj kontakti me internetin, por të paktën të pakësoni përdorimin e tyre ose ta ndryshoni. Kështu, zgjidhni një program televizori që do ta shih- ni që të dy, kështu do të krijoni një lloj takimi.Transmetimi i një seriali tërheqës kthehet atëherë në një rast për të bërë një festë të vogël. Mund të porosisni një picë, ose përgatisni ushqime që mund t’i konsumoni para televizorit, me një shishe verë dhe shijojeni plotësisht mbrëmjen. Idealja është ta zëvendësoni me aktivitete të tjera: Vajtje në kinema, në teatër, një lojë...Ja përsëri po zhvilloni aktivitetet të përbashkëta. Do të befasoheni kur të konsatoni se sa e lehtë është të heqësh dorë nga aparatet elektronike dhe sidomos kur kjo bëhet për kauzën e duhur! 2. Krijoni një ritual Ky do të jetë një zakon që nuk ka të të bëjë me banjon e fëmijëve, pazarin e të shtunës dhe faturat për të paguar! Bëhet fjalë të caktoni një takim të rregullt, të këndshëm dhe në ç ift. Për shembull, të enjten e parë të muajit do të dilni: Në një restorant, në kinema, një ekspozitë, një shëtitje nën dritën e hënës... Programin që do t’ia propozoni tjetrin do ta imagjinoni secili me radhë. Nëse njëri nga të dy nuk e bën detyrën e tij atë ditë, duhet të gjejë një mbrëmje tjetër dhe do të duhet të bëjë një punë angari: Të lajë enët, të përsërisë tabelat e shumëzimit me djalin, të rregullojë depon...

Është e domosdoshme të gjeni kohë edhe për veten, por nuk është e nevojshme të jeni të pasur - tes. Mund të përgatisni një darkë në dritën e qirinjve, të gatuar në shtëpi, një mbrëmje masazhesh me dritën e mpakur...Për ato që kanë mundësi, merrni një bebisiter këto mbrëmje, ose bëni shkëmbim me fqinjët: Ju mbani fëmijët e tyre dhe ata tuajët për një mbrëmje në muaj, do të dilni që të dyja 3. Gjeni një aktivitet të përbashkët.

Sigurisht, ju bëni shumë gjëra së bashku: Shkoni në supermarket, drekoni të dielën tek prindërit tuaj, shihni dëftesat e fëmijëve...Por, a janë këto aktivitete të këndshme? A ndani ju momente të mëdha lumturie kur rrini në radhë në arkën e supermarketit? Jo tamam. Ka ardhur koha të rregulloni këtë. Mësoni të kënaqeni në ç ift. Zgjidhni një aktivitet që i korrespondon dëshirave të të dyve dhe sidomos për të cilin jeni në të njëjtin nivel. E kotë të regjistroheni në një kurs tenisi, nëse zotëria është tenist i sprovuar dhe zonja nuk ka kapur raketë tenisi me dorë, pasi do të nervozoheni dhe zhgënjeheni të dy. Mund të merrni mësime kërcimi së bashku, jo vetëm do të perfeksiononi hapat e salsës, por do të jeni edhe në kontakt - nerit tuaj nuk i pëlqen kjo, mos e detyroni dhe gjeni diç ka tjetër, si kopshtaria, kuzhina, vrapi të dielën në mëngjes, shëtitje me biç ikletë... Kryesorja është të ndani së bashku një moment të këndshëm. Nëse aktiviteti është në grup, kjo ju jep mundësinë të inkurajoheni reciprokisht, të tregoni talentet tuaja të fshehura, pastaj të komentoni, në intimitet, paaftësinë e pjesëmarrësve të tjerë! Bile këshillohet të takoheni atje dhe të mos shkoni së bashku. Kështu do të keni përshtyphjen se do të keni një takim me të dashurin...si në kohërat e vjetra! 4. Luani pak me zjarrin

Këtu duhet të veproni me kujdes. Pa dyshim e keni kuptuar se duhet të luani pak me xhelozinë e tjetrit, duke ngacmuar sedrën e tij. Nëse ai nuk ju sheh më (dhe ka sy vetëm për të tjerat), jepini të kuptojë se ka të tjerë që ju shohin juve...Vetëm kujdes, mos abuzoni me këtë nëse partneri juaj është posesiv, ose nëse rrezikoni të përkeqësoni xhelozinë e tij... Me një fjalë merreni shtruar.

Etapa 1: Ju jeni para televizorit dhe partneri e ka mendjen vetëm tek ndeshja. Lavdëroni me zë të lartë trupin e fuqishëm të një futbollisti. Mos hezitoni të thoni me një zë ëndërrues: “Sa e lezetshme, më sjell ndërmend zyrë...”.

Etape 2: Të nesërmen vini mbi tavolinë kalendarin e “Perëndive të Stadiumit” dhe pshërëtini me zhurmë para fotove gati lakuriq të sportistëve.

Etapa 3: Zotëria është para një ndjeshje tjetër dhe ende nuk ju ua hedh sytë. Ashtu si rastësisht thuajini atij: “A të kam thënë se ka qenë edhe ai lojtar futbolli? E ç uditshme për një inxhenier, apo jo?” Lëreni pastaj të ziejë përbrenda...

Etapa 4: Të enjten thuajini se do ta kaloni të premten mbrëma me kolegët në një restorant ku vëmë me bast se shumë shpejt, partneri juaj do të harrojë topin e futbollit për t’iu dedikuar më shumë formave tuaja të rrumbullakëta! Ky skenar mund të ndryshojë sipas shijeve sportive apo artistike të zotërisë.

gjithmonë së bashku

Ideja mund t’ju duket e ç mendur, megjithatë ajo mund të jetë sekreti i martesave që zgjasin dhe duket se josh shumë të dashuruar dhoma të veç anta. Një studim i bërë nga shoqata amerikane e ndërtimit të shtëpive, parashikon shumë se 60% e shtëpive që do të ndërtohen do të kenë dy dhoma për një ç ift. Sigurisht, në shoqërinë tonë individualiste mund veç e veç , sepse secili do të ruajë anën e tij sekrete dhe personale...

Evitoni gërhitjet! Kush nuk ka fjetur pranë një gërhitësi të madh nuk mund ta kuptopjë ferrin që përjetojnë disa ç do natë... Në vitin 2001, një studim i bërë nga Passion For Life Healthcare, tregoi se 31% e gërhitësve mendonin se ky problem kishte një ndikim të pafavorshëm në lidhjen e tyre. Atëherë, për të evituar në dhomën e tij. Përveç aspektit pragmatik, kjo zgjidhje paraqet edhe disa përparësi romantike. francez “Zebra”, ku aktori Tierri Lermit bënte të kërciste dyshemeja para dhomës së gruas së tij, me qëllim që ta lajmëronte për mbërritjen e tij në dhomë? Këto janë zhurma premtuese të një nate sensuale, pa u zënë për një jorgan që na i lë këmbët jashtë. Kështu dhoma merr një tjetër kuptim, atë të një vendi të dedikuar kënaqësive dhe ritakimit të dy të dashuruarve. Sigurisht, diç ka e tillë kërkon një shtëpi me hapësirë, nuk është kollaj të bëhet kur jetoni katër vetë në një dhomë e një kuzhinë! Atëherë, në varësi nga mundësi, zgjidhni një shtëpi pushimesh me dhoma në javë tek mamaja, me qëllim që atë të marrë malli për ju, etj...Me një fjalë thyejeni pak rutinën! 6. Kujdesuni për veten Nga zakoni shpesh e lëmë veten pas dore. Kështu, mund të shkojmë në banjo dhe nuk e mbyllim derën me kyç , mbllaç itemi me gojën plot, depilohemi në kanape, ndërkohë që ai sheh futboll, apo presim thonjtë mbi karrigen e sallonit...Çfarë është bërë ajo gruaja joshëse dhe misterioze që e joshte? Bëjeni të ëndërrojë, duke mos ia treguar të gjitha sekretet tuaja. Nëse e keni zakon të shëtisni gjysmë lakuriq nëpër shtëpi, duke bërë punët, vishuni. Në fakt ju e banalizoni lakuriqësinë tuaj dhe i hiqni erotizmin. Duhet ta dini tashmë se nuk ka gjë më eksituese sesa diç ka e nënkuptuar. Atëherë ruajini për vete gjithë ritualet tuaja të bukurisë, që duhet t’i bëni në intimitetin e banjos. Kështu do të zgjoni më shumë kureshtinë e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.