Poezia juaj

Intervista - - POEZI -

Ju miqtë e mi e di që fort më doni e më kritikoni, Se vargje dhimbje zemre tek unë lexoni, Po ky është fati, qenka shkruar për disa, Hallet në shpinë ti kenë më të mëdha ... Vazhdojnë bijtë e tu të ikin në emigrim, O shqipja dy krenare që ke ngelë jetim, Vall kur do dal ai bir nëne, ty për të ndriçuar Faqen tënde t’a zbardhë? Të zësh vendin e merituar? Zemrën e kam lënë peng atje larg ndër viset e mia E ndiej se si gjëmon shekujsh…, fatesh ardhmëria.

LULJETA GJOSHA PASHOLLARI

e marrë. Ishte lozonjare,e lumtur për gjahun që poshtë këmbëve shihte. Rreth e rreth më vinte dhe kokën ngrinte nga qielli. U ul pranë trupit tim me gjuhën nxjerrë të gjatë. përkëdhelte. Preku fytyrën e gërvishtur dhe buzët tharë eshkë. Sytë mbylla e përhumbur thashë, jetoj në një përrallë. Mbi gjoks një prekje e ëmbël,e butë si prej mëndafshi. Frymëmarrjen më ndali sytë s’munda dot të hap Ulkonja përkëdhelte më ndizte shpirtin zjarr. Me gjuhën e saj më lëpinte në mes dy gjokseve nën këmishë. Pastaj tundoi mbi dy buzët e mia të thara. Me sy më përpinte më zgjonte ndjenjën zjarr. Gjuha e saj ngeshëm mbi trupin tim lëvrinte. Mundohej etjen të më shuante të më jepte jetë. Ishte ëngjëlli im i bardhë në mes natës së errët. Në një moment sytë hapa të shoh ulkonjën e bardhë. Sytë e mi u ndeshën me sytë e saj jeshil. Fytyra i ndyshoi një buzëqeshje të ëmbël pashë. Dhe shputën tek më zgjaste të çohesha në këmbë. U çova dalëngadalë dhe pas e ndoqa. Ecëm përmes shtegut të ngushtë nëpër pyll. Nuk ndjeja më as buzë të thara,as fytyrë të gërvishtur. E ndjeja nuk kisha më frikë. Përshkoi ethshëm, ndjeshëm trupin tim. Ulkonjën e bardhë më nuk e pashë. Në mëndje do më mbeten dy sytë e saj jeshil

ANILA KARAPIDOU Selanik

Një kokone me sytë ble, E vogël si lilipute, Më hedh sirën kjo hajdute. Kush ka lindur me këmishë, Thonë se plumbi nuk e zë Prej barut apo prej mish? Është kjo vash që më përzë? Sikur erë me turfëllimë, vallë mos e detit tallaz? Hënë mes resh me bubullimë? A mos djell që më ndjek pas? Më qëlloi si rrufe E s’dëgjova shkrepëtim Gjobë jep zemrës afrofe Buzëve puthje për dënim. E më bëri shpirtit zhurmë. Si gëlqere më shurdhoi, Si vullkani më la gjurmë, Mendja trupin urdhëroi Të durojë sikur çeliku Të mos shuhet kurrë gjatë darkës Nga zjarr mos ta zërë paniku... Një kokone me sytë ble Më shkrin kockat e s’më le Por nata s’mu duk tërkuz. Gushë butë si yshmer Gati të këputur bel. Si modele trupin prerë, Për paradë në pasarel. Kaq e vogël lilipute Me fustan të kuq si zjarri. Zinxhirë të shpirtit këpute E hodhe thëngjill në «fari». E nga muzgu në agim S’di sa yje u bënë lule Syve rridhte një shkëlqim Flakë që prehërit tim u ule.

MIMOZA ELIONA OSMANI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.