Gruaja e dytë më ndryshoi jetën!

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Të dashur lexues, po ju tregoj se si arrita të kthehesha nga një njeri i rrugës, në një njeri punëtor e për shtëpi.

U martova i ri me një vajzë shumë të bukur dhe bëra me të dy fëmijë. Unë punoja shumë, por edhe kisha shumë dëshirë të rrija me shoqërinë e u bëja bisht detyrave familjare. Gjendja jonë ekonomike në pas ndryshoi shumë. Unë harxhoja lekë me shokët - më pas të padurueshme. Arritëm në divorc. Gjykata i la asaj shtëpinë dhe kështu unë mbeta mes katër rrugëve. Isha në një gjendje të mjeruar. Asnjë njeri nuk më ndihmonte. Me njerëzit sepse ajo i kishte bindur se isha njeri shumë i keq. Po ashtu kishte bërë edhe me - nin sepse e ëma i kishte ushqyer me një urrejtje të thellë ndaj meje. Njerëzit e mi ishin të gjithë në gjendje mesatare ekonomike dhe jo se nuk donin, por nuk kishin mundësi të më ndihmonin. Qëndrova disa muaj te shtëpia e vëllait, por e ndjeva se shpejt u bëra i bezdisshëm. Kështu, vendosa të shpërngulesha nga qyteti im i lindjes dhe të vija si të gjithë, në kryeqytet, por jeta në kryeqytet ishte shumë e vështirë. Unë isha shofer në qytetin tim, por këtu sho- ferë kishte me shumicë dhe ishte shumë e vështirë të gjeje një punë. Punoja me copa, sa për të mbijetuar.

Krijova pak shoqëri dhe jetoja në një shtëpi, që vetëm shtëpi nuk mund ta quaje. Ngaqë nuk kisha para të paguaja qira më të madhe, gjeta një si barakë dhe jetoja aty. Pra, mjerimi kishte bërë strehë në jetën time. Më merrte edhe malli për fëmijët dhe njerëzit e mi, por nuk më dilnin lekët të shkoja t’i takoja. Nganjëherë në darkë dilja me ca shokë dhe kaloja pak kohë me ta. Më kishin pyetur për jetën time dhe pse isha katandisur ashtu, por u kisha thënë vetëm se nuk kishte ecur jeta bashkëshortore dhe asgjë më tepër.

Njëri nga shokët me lutej të martohesha përsëri, por unë nuk kisha dëshirë të futesha edhe një herë në kthetrat e martesës. Mirëpo, ja që ai më bindi të njihja një grua dhe pastaj të bëja ç`të doja. Pranova.

U takova me të. Ajo ishte një grua simpatike dhe me të, kuptova se më kishin munguar gratë dhe se jeta pa grua ishte një ferr. E pëlqeva me shikim të parë, jo vetëm nga vetmia që kishte kaptuar jetën time, por edhe se ishte një grua e veçantë. Ajo kishte qenë e martuar dhe i kishte vdekur burri e nuk kishte patur fëmijë me të. Ishte në moshë të pjekur dhe shumë e shkathët.

Ne, nuk e zgjatëm shumë dhe u lidhëm. As ajo nuk ki- shte shtëpi, kështu që erdhi të jetonte tek unë, në atë barakëzën time. Ajo i dha jetë kësaj barakeje dhe mua. Kishim një dashuri të fortë që na lidhte dhe na jepte shpresa, edhe pse ishim në varfëri. Shkoja nga puna dhe çdo gjë e gjeja gati. Ajo më priste me buzëqeshje e me dashuri, gjë që më bënte - turoja” për tek ajo. Kështu vërtetova atë shprehjen që thonë njerëzit, se dashuria i jep ngjyra jetës. Unë punoja më me zell. Doja t`i jepja asaj gruaje gjithçka.

Shumë shpejt ne u shtuam me një vajzë dhe pas saj, edhe një tjetër, por këtë herë ishte djalë. Tashmë, familja ishte kompletuar dhe duhej medeomos të gjeja një shtëpi. Kështu bëmë. Ikëm nga ajo barakë dhe u shpërngulëm në një pallat me qira. Tashmë dhe puna dukej se gjithçka shkonte për bukuri.

Punoja dhe ia dilja të mbaja familjen, por më merrte malli edhe për fëmijët që kisha me gruan e parë dhe një ditë i thashë se desha të shkoja e t`i takoja. Ajo nuk u mërzit aspak dhe më tha se kjo ishte një e drejtë e imja dhe se nuk kisha nevojë të druhesha për një gjë të tillë. Shkova në qytetin tim të lindjes dhe mësova se ish-gruaja ime ishte martuar përsëri. Kur takova fëmijët, ata kishin ndryshuar mendim për mua. Kur ishin të vegjël, ndikoheshin nga fjalët e mamasë së tyre, por tani e kishin kuptuar se unë isha babai i tyre e i doja shumë.

U ktheva në shtëpinë time të ngrohtë, plot dashuri dhe falënderova Zotin që më bëri të kem një familje të mirë, mirëpo duhej se s`bën të bënim një shtëpi tonën që të mos paguanim qira. Unë punoja me furgon udhëtarësh dhe kisha fatorino. Ishte një punë me leverdi, por fatorinot nuk ishin të ndershëm dhe më fshihnin lekët. Kështu, unë punoja dhe nuk po gjeja një fatorino të ndershëm që nuk vidhte. Këtë bisedë e bënim shpesh me gruan time dhe nuk po gjenim një zgjidhje. Një ditë, ajo më tha: - E di ç`kam menduar? - Çfarë? - i thashë. - Do të vij unë të punoj fatorino me ty.

Unë, në fakt, u habita dhe mbeta pa fjalë. Ajo, menjëherë, më tha:

- Më fal, zemër, ishte vetëm një mendim. Prandaj nuk po ta thoja, se e dija që nuk do të pranoje.

- Jo, nuk është ajo, por nuk më kishte shkuar në mendje dhe nuk e di a do të mundesh të punosh...

- Po ta provoj njëherë, nuk ka gjë që nuk bëhet!

Pranova. Në fakt, në mendjen time vinin lloj-lloj mendimesh, ndër të cilat, pak ishin të mira e shumica, të këqija. Nuk e dija se si do të silleshin njerëzit kur të shihnin një grua që mblidhte lekët në furgon e aq më keq, kur mendoja se si do të ndihesha unë me të në punë. Nejse, ia vlente ta provoja. Ditët e para ishin shumë të vështira. Shumë njerëz habiteshin kur e shikonin, sepse nuk ishin mësuar me një fatorino femër, por ajo është një grua shumë e ndershme dhe shumë e shkathët. Ajo nuk nxehej me njerëzit që e paragjykonin, madje tregohej shumë indiferente. Një ditë në furgon kisha një klient i cili u fut në bisedë me mua dhe kishte një bashkëbisedim shumë të këndshëm. Atij i thashë:

- Kam marrë gruan fatorino dhe ndoshta ty të duket si turp.

- Shumë mirë ke bërë - ma ktheu ai - Turp është ta nxjerrësh rrugave e jo të punosh me të.

E pashë në sy pasagjerin dhe e falënderova për atë që më tha. Jo se ndjehesha në faj për këtë, por kisha nevojë për këto fjalë.

Ne kemi punuar të dy dhe tani kemi shtëpinë tonë e akoma vazhdojmë të punojmë bashkë. Ajo për mua është një ndihmë e madhe dhe unë e falënderoj Zotin çdo ditë për këtë fat të mirë që më ra. Më kot nuk thonë njerëzit: “Zoti vonon, por nuk harron”.

Ja, pra, kjo ishte historia ime dhe besoj se edhe ju tani ndani mendimin me mua se kjo grua e ndryshoi jetën time tërësisht. Nuk e di a ndodhi kjo nga vuajtja që kishim kaluar të dy para se të njiheshim, apo ngaqë ishte njeriu i duhur për mua. Tani e di se nuk ka të bëjë fare se sa fëmijë ke me një njeri dhe sa vite je i martuar me të. Kur nuk ecën, është e kotë ta vazhdosh jetën ashtu, duke u mbytur çdo ditë në llumin e martesave që nuk funksionojnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.