Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- Lindim të zgjuar, apo bëhemi më vonë? Baçi

- A ekziston shoqëria e sinqertë mes një mashkulli dhe një femre apo duhet të kalojë me patjetër në dashuri? Dona

- Ore, po ngelën të gjitha duke fryrë buzë, mollëza e mollaqe, ç’bëhet kështu? Ke frikë të prekësh një femër se të plas në dorë. Hahahaha. Keni ndonjë eksperiencë me këto lloj femrash të stisura? X

- Më ka ndodhur të kisha një të dashur që kisha një vit që i rrija mbrapa, aq shumë fiksim e kisha. Me thënë të drejtën, kishte një fytyrë perfekte, ato buzët me vija, t’ia haja, aq të bukura i kishte, por do ti që, kur u lidha me të, e puthja e nuk ndjeja ndonjë ëmbëlsi nga ana e saj, plus që ajo nuk i ndjente puthjet e mia dhe e kuptova që vetëm shtirej kur bënte sikur kënaqej. Një herë dy herë dhe nuk u ndala dot dhe e pyeta: “Ke ndonjë problem me buzët?”. Më tha jo dhe unë unë ngula këmbë se me thënë të drejtën nuk dukeshin si buzë të bëra, edhe pse i kishte të fryra shumë. Më tha që i kishte të bëra, por ishte operacion ideal saqë vetëm kur i puthja, i dallova. Nuk e doja më, s’e di pse, por më s’më tërhiqte më fizikisht. Jo mor vëlla, s’ka si buzët natyrale, qofshin ato edhe të holla. Tedi

- Aman se janë bërë të gjitha njësoj. Lidia

- Nuk kam eksperiencë dhe nuk dua të kem, janë shumë të shpifura. Endi

- Me komardare më mirë se me ato. Tiku

- A i jepni rëndësi opinionit të të tjerëve? A ndikojnë ata në jetën tuaj? Dorina.

- Do të doja të mos i jepja, por ja që thellë në shpirt gjithmonë ndikohem. Ama, në sytë e botës nuk e jap veten. Kanë ndikuar shumë dhe tani po përpiqem të mos i lejoj më të ndikojnë tek unë. Mira.

- Jo shumë, por e respektoj. Lidia

- Respektoj po, por jo që të ndikojë në jetën time. Mentori

- Në çfarë moshe keni puthur për herë të parë dhe a jeni penduar që ia keni dhënë puthjen atij personi? Denisa.

- Jam penduar sepse ishte rracë e zezë dhe që atë ditë nuk më ka ecur mbarë. Mirë thonë, janë racë e keqe dhe vetëm ters të sjellin. “Pse e putha?”, do thoni ju. Sepse më dukej çun i mirë, rashë në dashuri me të, isha edhe e vogël në moshë, por më vonë kuptova se ishte kokrra e mashtruesit, dembel, nga familje e shthurur dhe të mendosh që desh u martova me të. Më ka parë Zoti. Ana.

- Topless në plazhet shqiptare, jam çuditur kur i pashë nëpër lajme. Jeni pro apo kundër atyre femrave që rrinë ashtu në plazh? Nikolini.

- Se nuk jua ka qejfi ju meshkujve t’i shikoni! Aman, mos bëni si të ndershëm sepse kur i shikoni, i shqyeni sytë. Femrave që janë të veshura serioze nuk ua hidhni fare sytë, kurse kështu gjykoni. Lërini ore të vishen si të duan, jetojmë në një botë të lirë. Te veshja unë jam e lirë, te dhuna dhe shkeljet ligjore jam kundra. Alba.

- Po le të rrijnë si të duan po hë, se nuk i bëhet më vonë njeriu. Kristia

- Nuk më duket normale, sepse nuk janë plazhe të tilla, le ti gjejnë dhe le të shkojnë atje. Miri

- Ç’mendim keni për ata persona që mendojnë se i dinë të gjitha, janë të ditur apo janë të prapambetur? Vesa.

- Janë të prapambetur, si i thonë asaj fjalës, dhi e zgjebosur, bishtin përpjetë janë të gjithë. Për mua, thjesht kanë fjalë. Pikërisht ata që mburren, kanë diçka që nuk shkon. Flora.

- Një person që është i ditur, nuk ka nevojë ta thotë, është shumë e thjeshtë të kuptohet kush është i prapambeturi këtu. Dona

- Do ta toleronit një tradhti fizike nga i dashuri, kur jua ka treguar vetë? Klara.

- Jo, nuk do ta toleroja se do t’i bëhej rrugë. Bona.

- E, këta që tregojnë, vetë lozin me dy karta në duar, gjoja për t’u treguar të ndershëm, por kush i ha ato, aman?! Nuk do t’ia falja dhe pikë! Ada.

- Nuk ju duket se është degjeneruar shumë vendi ynë në të gjitha fushat? Hap televizorin dhe vetëm femra lakuriq shikon. Del në rrugë, po ashtu. Pse ndodh kjo gjë? S’po e kuptoj... Klodi.

- Po është vapë more Klodi, kaq e vështirë të duket për t’u kuptuar? Ti nëse ke problem të shohësh gjëra të tilla, vendos syze të errëta të paktën t’i shohësh me hije. Pastaj, ka lezet more, jo po dimri që mezi u dallon sytë. Anisa

- Po ku qëndron problemi, le të lakuriqosen po nuk po u mban as koha. Ahahhaha Lida

- Kanë qejfet e tyre, nuk kanë dalë pa gjë fare. Klea

- I besoni dashurisë me shikim të parë? Ana

- I pergjigjem zonjës apo zonjushës Ana, që thotë a i besoni dashurise me shikim te pare, kjo per mendimin tim eshte nje pyetje qe duhet te shkruash nje hartim te tere. Dhe nuk ka pergjigje, por une shkruaj thjesht mendimin tim, edhe sikur sot te dashurohet me nje shikim te pare, lidhja nuk do jete me kohe te gjate, sepse na ka humbur besimi ne vetevete, une po te isha kaq vjec sa jam tani, para njezet vjeteve, edhe mund te dashurohesha me shikim te pare. Por mendimi juaj zonja Ana cili eshte? Gjithe te mirat. Çimi

- Ana sigurisht qe i besoj dashurisë me shikim te pare. Po ti a i beson? Normalisht nuk duhet tu besojmë gjerave qe nuk kanë ndodhur ndonjeherë. Mateo

- Ana sot po ndahen çiftet edhe pasi kane kaluar nga 20 vjet bashke, e si mund te besosh tek nje njeri me shikim te pare. Duhet te ndodhe ndonje mrekulli qe te funksionoje. Dhe kjo jo per “fajin e shikimit”, por te kushteve te jeteses. Lui

- A është e drejtë ta kontrollosh celularin e të dashurës, të dashurit? Po ju, a e bëni apo do e bënit?

- Nuk është fare e drejtë jo vetëm celularin të kontrollojmë, por as xhepat e pantollonave. Janë shumë ata persona që nuk u rrinë duart rehat dhe i fusin sa andej këtej, dhe si përfundim, ngelin vetëm në jetë. Nuk ka njeri në ditët e sotme që nuk ka sekretet e veta. Po u grrice me tjetrin vetëm telashe sjell në lidhje. Sonila

- Pyetje që ja vlen të përgjigjesh. Unë jam pak xheloz, e ja kontrolloj celularin dhe unë ja jap telefonin tim ama. Tedi

- Po nese nje lidhje funksionon ne baze te kontrollit, pergjimit te celularit, gjate kohes qe je ne pune, me shoqeri etj., atehere kjo nuk mund te quhet lidhje, por liri me kusht. Nje lidhje du- het te funksionoje ne baze te besimit tek njeri- tjetri. Lui

-Au besoni fallxhorëve? A ju kanë dalë të vërteta ato çfarë ju kanë thënë? Ola.

- Ha ha cmë bëre të qesh moj Ola, sa herë kam parë më kanë thënë që do jem shumë e lumtur dhe e pasur. E forta është se më thoshte fallxhorja: mbaje mend brenda kaq ditëve do të ndodhë kjo gjë. Kaloni ditët dhe asgjë nga ato që thoshte nuk bëhej. Prandaj qesha në fillim, po cfarë besimi moj gocë vetëm lekë duan të gjithë. Baçi

- Nje mikja ime qe eshte martuar 40 vjece me thoshte vazhdimit: “Me kafet qe ka pire mami per te pare se a po martohem, do ishte bere burri sa mali i Dajtit”. Pastaj parashikimi i fatit denohet edhe nga Zoti. Meri

- Ju pëlqen më shumë fshati apo qyteti? Era.

- Jeta e fshatit ka një ritëm tjetër, cdo gjë është më e qetë. Për ata që jetojnë në qytet do ishte shumë e vështirë të jetonin në fshat. Prandaj për mua fshati është vendi ku mund të jetoja përgjithmonë. Qyteti përvec tortuareve dhe pallateve nuk ka gjë tjetër, është i gjithë beton. Melisa

- Fshati më pëlqen shumë, por për të qenë e sinqertë më pëlqen të shkoj për fundjavë. Nëse do kisha një shtëpi në fshat do të shkoja të punoja me shume deshire nga e premtja ne dreke deri te henen ne mengjes. Por që tëjetoj gjithë kohën në fshat nuk e mendoj dot. Ester

- Unë jetoj në fshat jashtë shtetit sigurisht, dhe më pëlqen se kanë infrastrukturë, rrugën, drita, ujë, shërbim social, kopësht, shkollë, qendra interneti etj. Pra nuk mungon asgjë. Ndaj mes fshatrave të tilla dhe qytetit, zgjedh fshatin. Milva

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.