Kallamar furre

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

E dashur gazeta Intervista, jam mamaja e një një adoleshente që sa kam mbaruar vitin shkollor dhe të gjitha lëndët i ka rezultuatet 10-a dhe doja t’i bëja vajzës time një surprizë duke gatuar diçka të veçantë me fruta deti. A mund të më jepni një këshillë dhe një recetë se çfarë mund t’i gatuaj? Faleminderit dhe suksese në punën

Përgjigjet Emanuela e Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:E dashur mamaja e adole- ër notat e vajzës, po bëhet çdo ditë e më e rrallë kjo që sapo na thatë për dhjetat e vajzës. Së dyti, do t’ju rekomandoja t’i gatuanit një kallamar furre dhe për këtë të duhen këta përbërës:Kallamar, domate, vaj hudhre, majdanoz, kripe, vaj ulliri, djathë grana, guacka për zbukurimin e gatimit

Përgatitja: Pastrojmë kallamarin bashkë me kokat dhe i presim në formë rrethore. Vendosim në zjarr një tigan me pak vaj ulliri dhe stojmë kallamarin bashkë me vajin e hudhrës duke i kavërdisur mirë e mirë. I shtojmë e prerë në kubikë, kripë, majdanoz dhe një gotë më ujë. I lëmë të ziejnë për 10 minuta dhe i kalojmë në guackë. I hedhim djathin grana të grirë sipër dhe e vëmë në furrë me 200 gradë për 5 minuta. Kallamari është gati.

Ju bëftë mirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.