Estetist Fredi përgjigjet Make-up aureolë, trendi i 2018-ës

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

trend i verës 2018 për make-p, sepse disa thonë që i rëndë e disa të tjerë që ai i lehtë me ngjrya pastel. A mund të më jepni një këshillë ose një mënyrë realizimi

është është është

Parukier-estetist Fredi, Md Beauty Salon, Rruga Frank Bardhi, përballe Kristal Center, pallati 10 hyrja me 4, tel 069 539 5555:- E dashur, përshëndetje! Trendi i fundit i make up- it është aq i bukur sa do ta dashuroni gjithë verën. Trendet dhe tendencat make up- it janë sa të bukura aq edhe të çuditshme ndonjëherë. Verën e kaluar tonet e syve ngjyrë “burgundy” bënë namin, ndërsa këtë vit duket se do të dashurohemi me një trend të ri, “make up- it aureolë”. Ky lloj make up- i duhet të themi se nuk është “shpikur” së fundmi, por kohët e fundit është kthyer në një modë.Si mund ta realizoni: Kryesisht duhet të qëndroni tek ngjyrat e hapura të toneve të syve. Ngjyra e pjeshkës, burgundy, roza, përveç se ngjyra të hapura janë edhe shumë në modë këtë sezon. Filloni me aplikimin e primer- it. Më pas vendosni si gjithmonë tonet e syve me ngjyrë sipas dëshirës. Në mes të kapakut të syrit lini pak hapsirë e cila më pas do të shërbejë për të krijuar këtë lloj make upi. Pasi të keni mbaruar me vendosjen e toneve të errëta përfundojeni këtë look duke vendosur të bardhë dhe shkëlqim, shuuuumë shkëlqim në pjesën e palyer. Kështu do ja dilni të krijoni kryefjalën e make up- it të kësaj vere. Kush tha se termi “aureolë” përdoret vetëm për vetullat? Ja që përdoret edhe për make-up. Bëhuni të bukura sepse është verë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.