Pse ika nga seanca e Parlament it?

Intervista - - FAQE 1 -

Isha duke ndjekur seancën plenare të djeshme kur pashë debatin mes Majkos dhe Ramës. U ngrita menjëherë nga kafja dhe, duke e ditur se Majko do shpërthejë, e prita në dalje të Kuvendit.

Kaso Kosa: - Zoti Majko, zoti Majko, të lutem…

Pandeli Majko: - Mos m’u lut më se nuk kthehem më në sallë. Jam burrë unë. Kam qënë kryeministër i këtij vendi dhe nuk mund të tallet me mua ai.

-Zoti Majko, unë jam Kasua dhe duke parë debatin tuaj vendosa të bënim bashkë një intervistë të shkurtër.

-Ik o Kaso më ler rehat se nuk ta kam ngenë. Mua të më përzëri ai, mua?

-Kush të përzuri shoku Pandi? Gramozi?

-Jo po Nano. Gramozin s’e pjerdh asnjë aty Kaso le ç’duket ai me zë të trashë. Ai Kaso ai, ai që po shemb teatrin. -Po thua për lali Erin shoku Pandi? -Ore Kaso, po tallesh dhe ti me mua? Hajde

-Çfarë të tha Rama që u nxehe aq shumë saqë u duk dhe në televizion, shoku Pandi?

-Pse u duka në televizion unë? Domethënë e kapi momentin kur e bëra për një lek Ramën?

-U duke fare qartë, por më qarte dukej Rama kur ta bënte me dorë ngrehu ik në shtëpi. Ashtu të tha vërtetë?

-Në fakt ashtu më tha, por unë nuk u ngrita se më tha ai, por sepse po më hahej bukë dhe më tha gruaja: “Eja se kam bërë byrek më gjizë. Unë vdes për byrek me spinaq, o Kaso”.

-Pse ishit për mos prishjen e teatrit shoku Pandi? Apo keni ndonjë histori me të?

-Histori kam plot se aty jemi rritur o Kaso, por, ama, kur më tha dhe Berisha që të paktën ti Pandi mos u përzje me botën e krimit, aty qesha me vete dhe thashë: ka të drejtë Saliu. -Po me vete pse qeshe shoku Pandi? -Pse mo nuk më ke parë që qesh gjithmonë me vete? As vetë nuk e di pse qesh, por ka raste dhe gajasem dhe kohët e fundit po nuk u gajasa nuk më iket në shtëpi.

-Po Xhafa çfarë po të thoshte kur të bërtiste Rama?

-Xhafa është burrë i mirë. Ai po më thoshtë që ngrehu ik mos e zgjat se mund të të bjeri më ndonjë gjë dhe të fëlliqi në sy të të gjithëve.

-Dhe ti ndaj ike se u trembe se mos të godiste Rama?

-Une kam frikë? Po ç’thua mo Kaso? Unë nuk kam pas frikë nga serbi të kem frikë nga djali i… nejse nejse. U ngrita dhe ika se më mori në telefon Blushi. -Po Blushi përse të mori? -Po si të të them mo, ika se pata frikë? Blushi m’u kujtua dhe atë thashë.

- Keni frikë se mund të të heqi si ministër dhe nga partia?

thafshin duart që ja dhashë kartën e antarësisë me duart e mia. Por prapë ai nuk më heq mua…

-Pse jeni kaq i sigurtë shoku Pandi? -Po sepse nuk ka me kë të qeshi më mo… -Po Xhaçka të tha gjë kur të tha Rama ngrehu ik me të mirë? -Më tha, por me zë të ulët që mos e dëgjonte mos të të thotë edhe ty “ik mor të shkërdhefsha roptë”. -Pse e thotë Rama këtë me ty shoku Pandi? Kaq rëndë është? - Rëndë thë? Me të ka gjet belanë diaspora e jo më ne që e kemi përditë aty. Një ditë e mora në telefon dhe i thashë kur do bëjmë ndonjë mbledhje qeverie dhe… -Të shau, shoku Pandi?

-Më shau the? Mos i bjer më këtij numri mor legen tha se t’i pres këmbët. Për kokë të Finos kështu tha se isha me të kur më tha dhe e kisha telefonin viva voçe.

-Po si ka mundësi i shtohen numrat në kuvend PS sa herë ka votime shoku Pandi? Sa deputetë ka PS?

-Ku merret vesh, mo Kaso, aman. Aty nuk po dijnë më as deputetët e PS me kë parti janë se janë bërë kapicë me të LSI dhe të Çamëve. Leku i madh Kasooo…se shikon sa ra euro?

- Po nga Ministria jote çfarë bëhet shoku Pandi?

-Pse kam ministri unë? Rri o Kaso mos tall trapin dhe ti si Rama me mua. U bënë dy vjet ministër dhe vetëm njëherë kam dalë jashte dhe atë herë me lekët e mia. -Si quhet ministria jote zoti Majko? -Ku e mbaj mënd unë mo. Ka një emër të gjatë, por që në fund mbaron me “diasporë”. A seriozisht?

-Qesh shoku Pandi, qesh. Për të qeshur jemi bërë të gjithë, po varja. Po Lu-ja pse e shau qeverinë një ditë para se të largohej, shoku Pandi?

-Po dhe ai tall trapin mo Kaso. Kur qeshim prej andej nga ishte. Peshqit e mëdhenj tho peshqit?

-Pse mos qeshi shoku Pandi. Ai të paktën nuk është peshku i madh…

-Ashtu është Kaso, ashtu. Ai është peshkaqeni, të drejtë ke. Kurse ai peshkaqeni tjetër pse qesh Pandi pastaj…

-Po nëse të heq Rama me se do merresh pastaj, shoku Pandi?

- Një gjë është e sigurt Kaso, se me bletë nuk do merrem.

-Po me se shoku Pandi? Si do e perballoni jetesën?

-Do merrem me blegtori. Do ti marr hua disa dhi shokut Legisi dhe bashkë do formojmë” unionin e dhive të lira”.

-Do ikni përfundimisht nga politika shoku Pandi?

-T’u thaftë goja po ngrihu ik nga sedilja tani mos të të hedh vetë. Ose e di ç’ke? Erdhe që erdhe, hajde të hamë pak byrek me spinaq në shtëpinë time.

-Faleminderit shoku Pandi, por nuk dua të të hy në pjesë tek spinaqi. Ti ke nevojë për më shumë hekur që ta përballosh Ramën. Faleminderit për intervistën ish-minsitri diasporës.

-Zeher e ke këtë gojën o Kaso, po nuk të zemërohem prapë. Natën e mirë shoku Kaso

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.