Nerilda Meda: Belgjika, favoriti kryesor

Intervista - - FAQE 1 -

Në këto ditë të nxehta vere dhe kampionati botëror, buzëqeshja e Nerildës në emisionin sportiv “Destinacioni Rusi 2018” në Telesport, sjell freskinë e munguar. Mbesa e një prej emrave më të njohur në gazetarinë sportive, Defrim Methasani, Nerilda Meda është një nga moderatoret më simpatike dhe të talentuara në ekran!

Fabjola Kuburi:-Nerilda Meda, e bukur siç ke emrin dhe e talentuar në ekran. Nga kush e ke dhuratë aftësinë për të moderuar në ekran, sidmos programe sportive dhe tani me një emision dedikuar Botërorit?

Nerilda Meda:- Ekrani është magji e mendoj që përcjell një punë kolosale që ndodh pas kamerave, pra në të njëjtën kohë është edhe përgjegjësi. Dhuratën e kam të trashëguar besoj nga daja, por si në çdo fushë tjetër talenti nuk mjafton, duhet shumë punë për t’u rritur në formë të qëndrueshme. Moderimi i një programi sportiv se futbollin e kam ndjekur që fëmijë. Kur autori i programit Artur Mancja më propozoi këtë projekt e pyeta: A je i sigurt që unë mund t’a bëjë këtë? Duke pasur parasysh që në gazetarinë sportive kisha shumë pak kohë vetëm 6 muaj dhe kryesisht isha fokusuar tek Basketbolli dhe Volejbolli. Por të gjithë së bashku besuam dhe besoj që deri diku ia kemi dalë.

- “Destinacioni Rusi 2018” në Telesport, si po ecën ky rrugëti- mi yt në këtë periudhë të zjarrtë sportive, le të themi?

- Është bërë padyshim destinacioni më i dashur për të gjithë ne në Telesport gjatë kësaj peri menduar për të, e kur produkti lind dhe rritet nga një grup pune i përkushtuar, sigurisht reagimet janë pozitive. Kam pasur fatin që eksperiencën në gazetari t’a nis me Sonila Meçon, një gazetare të apasionuar që më ka mësuar që dashuria për atë që bën, është çelësi suksesit. Ne e dashurojmë të gjithë këtë program e deri më para të dashurisë edhe nga publiku. Si kryeredaktori Julian Hoxhaj, po ashtu edhe dy kolegët dhe miqtë e mi, Brunilda Kazani dhe Ardit Hoxha po japin shpirtin e dashuri.

- Ti je mbesa e një ikone të televizionit, për sa i përket gazetarisë sportive Defrim Methasani, a ishte ai një pikë referimi edhe për karrierën tënde?

- Ah, sigurisht. Do të të tregoj diçka. Kur kam qenë e vogël, unë sa isha kthyer nga Greqia e nuk na jepte mikrofonin në dorë duke na xhiruar dhe na kërkonte që të bënim një urim apo një përshëndetje. Vihesha shumë në siklet, - kam pikë të dobët. Kur iknim në shtëpi i thoja mamit “të lutem thuaj dajës mos më pyesi më”. Por daja kurrë nuk e humbi durimin duke “na stërvitur” në mënyrën e tij. një ikonë si Sonila Meço e mora mikrofonin në dorë për insertin e parë, e falenderova në heshtje. E do vazhdoj t’a bëjë, pa u lodhur. Por edhe babain e kam motivimin, ai më mbështet në çdo nismë që unë marr dhe ka gjithmonë besim që do bëjë më të mirën. Ndihem e përkëdhelur nga emocionet dhe përkushtimi që marr nga prindërit e mi edhe tani që jam rritur.

- Cila është këshilla më e mirë që ke marrë prej tij? Po kritika?

- Ashtu si çdo prind do më të mirën për fëmijën, ashtu edhe prindi në media (daja) do më të mirën nga unë. Kështu që jua merr mendja që këshillat dhe kritikat janë të shumta. S‘duhet harruar që se aty qëndron e bukura e vazhdimësisë së karrierës. Kritika më e freskët? Mos fol shumë shpejt. Por ky element më shoqëron edhe në përditshmërinë time, jo vetëm në ekran.

- Ti e kritikon veten kur e shikon ne ekran? Për çfarë më shumë?

- Shumë, jam kritikja më e madhe e vetes. Nuk dua t’a shoh madje veten në ekran. Buzëqesh seç duhet. Tani po përpiqem t’a kapërcej këtë, por përsëri kam një mal me kritika për veten. Por më thuaj diçka Fabjol, a do kishte përmirësim po të mos kishte kritika për veten?

- Me kë tifozon në këtë

- Jam tifoze spanjolle. Vamos mucacos! Më pëlqen shpirti që hedhin në fushë dhe stili i lojës së tyre. Kemi një të përbashkët, jemi emocional. Ndërsa simpatizoj shumë kombëtaren Gjermane, frymën e grupit si edhe ndikohem nga dashuria për Gjermaninë si shtet. - Ky kampionat na ka përballur me surpriza të shumta, aq të shumta kanë qenë sa po përpiqem t’a shmang si fjalë surprizën, pasi e kam bërë si klishe në prezantim. As Spanja ime e as Gjermania nuk ishin në formë e mendoj se e merituan largimin. Por shoh Brazilin si favorite kryesore, ata njerëz e kanë futbollinë në gjak dhe pikë. Ndërsa Kroacia është shembulli i vendeve të vogla që mund të shkojnë larg, pse jo në fund të fundit kur ka talent dhe rivalitet.

- Të ftuarit janë korrektë apo ka edhe nga ata që në moment të fundit nuk është prezantuar në studio?

- Të papritura mund të ketë gjithmonë e ne tashmë jemi mësuar pasi kemi punuar me programe me të ftuar më parë. Fatmirësisht të gjithë të ftuarit tanë kanë qenë shumë korrekt…se mos i marrim mësysh.

- A është ky ndoshta Botërori me më shumë të papritura në ndeshje dhe eleminime?

- Siç e përmenda edhe pak më parë është një kampionat botëror që nuk mund të parashikosh asgjë. Kujt ja merrte mendja që Gjermania “do ngelte në klasë” që në fazën me grupe nga Koreja e Jugut? Kujt ja merrte mendja që Messi e Ronaldo që në fazën e 1/16 do e shihnin vazhdimësinë e këtij botërori nga televizori? Po që Rusia do shkonte kaq larg? Po që trajneri i Spanjës do shkarkohej - tit? E shumë të papritura të tjera që na kanë lënë me gojë hapur.

- Sot je një emër i dashuri ekranit, po e vogël, çfarë ke dashur të bëhesh?

- Nuk e di nësë jam akoma një emër i dashur i ekranit, por jam një emër i dashur me kolegët e kjo më drejton pyetjet. Kur më pyesnin çfarë do bëhesh kur të rritesh, ju përgjigjesha do bëhem si daja. Kam shumë punë për t’u rritur apo jo? (qesh)

- Ekrani është i mbushur me prezantuese, por ti ke arritur të dallosh mes tyre, çfarë të bën ty ndryshe nga prezantueset e tjera?

- Fakti që jam gazetare njëherë, pastaj moderatore. Çdo prezantuese ka natyrën e saj, unë ndoshta mund të jem më e vogla ndër t’a si nga eksperienca apo edhe mosha. Dua të përcjell 100% kamerat. Në qoftë se shikoni një Nerild të buzëqeshur ashtu e keni gjatë gjithë ditës, por sigurisht si çdo njeri kam edhe unë momentet e mia.

- Çfarë të jep dhe çfarë të merr televizioni?

- Më jep dashuri më merr energji. Me pak fjalë si çdo profesion tjetër kur e bën me dashuri apo jo? Sa më shumë e njoh televizionin, kuptoj që këtu punojnë njerëz të thjesht i vetmi ndryshim që produkti i punës së tyre shkon në çdo shtëpi. A është peshë e rëndë kjo? Shumë, pasi na rritë përgjegjësitë për të çuar produktin më të denjë që teleshikuesit do donin të shihnin.

- Kushdo që e ka provuar televizionin, e di sa e vështirë është të jesh në ekran me gjëra interesante, sidomos kur bëhet fjalë për sportin. Është e lodhshme të bësh një program të si ky i yti?

- Gazetaria është e lodhshme, pasi është një profesion që s’ka orare. Duhet të jesh në terren, të takosh njerëz të ndryshëm, të përgatisësh materiale, mos të të shpëtojë asgjë nga fusha që mbulon. E kur të gjitha këto bëhen në intensitetin e një emisioni të përditshem në “zjarrin e Rusisë”, lodhja shtohet. Por dua të theksoj jemi me fat se kemi gjetur grupin ideal, shumë pak njerez që bëjnë një punë kaq të - cë. 4 gazetarë që përveç emisionit mbulojnë lajmet e vendit në të gjitha sportet. Se gazetare sportive nuk të bën vetëm futbolli.

- Një nga armët e tua të forta, është buzëqeshja... Je edhe në jetë ajo që dukesh në ekran?

- Aq sa të më duket edhe “dhëmballa pjekurisë” (qesh). Po jam person i qeshur, në fund të fundit pse të mos jem? Shpresoj që ekrani mos më ndryshojë me kohën, por deri më tani jam 100% e njëjtë si në studio si jashtë saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.