Amarda: Ia kam gjetur telat…

Intervista - - FAQE 1 -

Fabjola Kuburi:- Amarda, me ardhjen e stinës së nxehtë solle edhe ti verën me projektet dhe klipet e tua. Më trego pak më shumë për klipin e sapopublikuar “Kavalieri” që është një bashkëpunim me Ratin apo jo?

Amarda Arkaxhiu:- Është një këngë që është pëlqyer shumë për të qenë e sinqertë. Gjithmonë kemi dashur që të bëjmë një bashkëpunim me Ratin, por si duket tani ishte koha e duhur. (Buzëqesh) Kjo këngë e shoqëruar me klip e titulluar “Kavalieri” me tekst dhe muzikë të Gëzim Mnerit , masterizim të Marenglen Bojës, imazhi im u kurua nga Studio Gresa dhe veshjet nga Anisa Collection. Një klip i Max Production me xhirime të realizuara tek Kalaja e Elbasanit disa dhe disa të tjera në Tiranë.

-Ndërkohë, ke përfunduar një tjetër bashkëpunim me Ledi Vokshin, me titull “Dashnia është lezeti”, si u gjetët me Ledin dhe kur del ky bashkëpunim?

- Me Ledin, jetojmë të dyja në SHBA dhe duke qenë se kemi edhe miqësi me njëra-tjetrën, më ftoi ajo për të realizuar këtë bashkëpunim. Pra, jam e ftuar e Ledit këtë herë. Kënga është inçizuar në studio më të mëdha të Neë Yorkut, ku ka incizuar edhe Maraja Kerri tre albume në ato studio, të dyja jemi munduar të sjellim diçka të bukur, video është realizuar në Amerikë muzikën e ka bërë Joni Banushi, veshjet janë të gjitha përzgjedhja dhe merita jonë. Tani, presim të dalë klipi shpejt, një klip mjaft interesant dhe që jam e sigurtë që do pëlqehet!

-E kishe menduar ndonjëherë që do rregjistroje në të njëjtat studio të yjeve botërore si Maraja Kerri?

- Të them të vërtetën jo deri këtu, po kam qenë gjithmonë kërkuese për më të mirën. Fat i madh që unë rregjistroj vokalin tim aty ku e kanë rregjistruar këngëtarët më në zë në botë.

- Në tregun muzikor është e lehtë të hysh, por e vështirë të qëndrosh. Ti si arrite të qëndrosh madje të bëhesh një nga këngëtaret më të dashura për pulikun?

- Nëse dikush kërkon, gjen dhe servir atë çka do populli, besoj se ia arrin qëllimit të mbetet në këtë treg. Në të kundërt, je i dështuar akoma ë arrita të zë vend në zemrat e publikut!I kam gjetur telat!

- Vihet re se ti zgjedh tekste pikante, me tema shumë pranë njerëzve të thjeshtë, pse kjo zgjedhje?

- Për mua, një tekst i bukur ka shumë rëndësi, sepse kënga popullore ka lindur nga gojëdhënat e popullit dhe nga shprehjet e kthyera në shkrime, ngjarje, histori. Një tekst i bukur është shumë i rëndësishëm sepse është ai që e tregon historinë, fabulën për të cilën këndoj.

- Para disa vitesh, në mos çmimin e tretë në Festivalin e Dhjetorit dhe që atëherë nuk të kemi parë në festivale. E ke lënë me kaq përsa u përket festivaleve?

- Jo, kurrë mos thuaj kurrë, thonë. Pavarësisht faktit që kam kënduar më shumë këngë popullore, kjo nuk do të thotë se e kam mbyllur me muzikën e lehtë. Duke qenë se tregu shqiptar e imponon komercialitetin (këtë duan dhe unë këtë u jap) e shoh që sukse- sin e gjej te popullorja, edhe pse e ndjej veten po aq mirë tek e lehta.

- Ti je nga këngëtarët më të kërkuara në gëzimet familjare kudo në Shqipëri. Do të këndosh në shumë dasma këtë verë?

- Si çdo verë, dasma pa fund, kërkësa pa fund, unë jam një, kujt t’ja prish e kujt t’ja ndreq!(Buzëqesh)

- Ti ke një e një maceje... Ndodh t’i nxjerrësh shpesh thonjtë si macja?

- Në rastet kur më prekin aty ku s’duhet po, për shembull në personalitetin tim.

- Kur të është dashur t’i nxjerrësh thonjtë për herë të fundit?

- Jo, s’kam patur ndonjë rast, ndoshta sepse shohin tatuazhin dhe ikin! (Qesh) Kur më duhet të gërvisht, e bëj me fjalë e jo me thonj.

jetën?

- Kam qëllime të mira për jetën, për veten, familjen, publikun.

- Ke hequr dorë ndonjëherë nga ëndrrat e tua, për hir të dikujt tjetër?

- Ndoshta jo plotësisht, por pjesërisht, po. Ka patur një periudhë në jetën time kur kanë dashur të më frenojnë, por nuk ia arritën qëllimit.

- Çfarë ke mësuar nga e gjithë kjo?

- Që në jetë duhet të jesh gjithmonë luftarake, e fortë dhe ëndrrat që ke, t’i vazhdosh më tej e të bësh gjithçka për t’i arritur. Të mos lejosh askënd të të ndalojë të arrish atë që do.

- Nga 1-10, sa sharm mendon se ke?

- 8, po them unë për modesti, por ndoshta edhe më tepër.(Qesh)

- Nëse një këngëtare do të ishte totalisht kopje e jotja, do të të vinte mirë apo keq?

- Do të më vinte mirë, sigurisht, sepse fakti që ajo ka gjetur gjëra që i pëlqejnë tek unë, do të thotë se më vlerëson mua dhe atë që bëj por jo ta teprojë në të kopjuar se do ndihesha e cënuar pastaj.(Buzëqesh)

- Çfarë të bën ndryshe nga këngëtaret e tjera popullore?

- Veshja, stili, ngjyra e zërit dhe interpretimi.

- Kush të mirëkupton më shumë në profesionin tënd?

- Sigurisht që familja, prindërit por edhe bashkëshorti im që e kam mbështetje të madhe në karrierë.

- Pas këngës, çfarë të bën po kaq mirë?

- Sporti. Jam tip sportiv. Më pëlqejnë shumë noti e vrapi dhe sa herë më jepet mundësia, i praktikoj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.