Orgesa Zaimi: E kisha hajmali

Intervista - - FAQE 1 -

Këngët e saj janë aq të goditura saqë nuk ka një këngë që mos - sa Zaimi, sjell aktualen në jetën - mirë se artistët mund ta bëjë?! “Ngrije zërin” është kënga e dhe duket se ka gjetur vëmend ndodh gjithmonë me këngët e

-Orgesa, “Ngrije Zërin” është një klip plot jetë dhe dinamizëm. Ku je frymëzuar për lukun tënd në të?

- Kam dashur të mbaj një stil minimalisht, por dhe diçka goditëse, siç është ngjyra e kuqe që gjithashtu ka simbolika shumë të forta dhe gjithnjë e bën efektin e Është një video që përforcon idenë e tëra ka ardhur shumë natyrshëm dhe thjeshtë

- Lexova në një status tëndin në mos gaboj që njëri nga fustanet (i kuqi) është realizuar për 10 minuta. Vërtet kaq mirë kanë shkuar gjërat? Kush u mor me pamjen tënde?

- Këtë herë më ka ndihmuar pa masë mikja ime, Miranda Dupi, e cila krijoi çdo gjë për pak minuta. Kjo sepse xhirimet u shtynë më parë nga ç’ishin programuar, dhe veshja duhej shumë shpejt. Ajo kuptoi çdo gjë dhe e krijoi duke më hedhur copën sipër. Mua m’u duk aq spontane por dhe aq domethënëse, sa vendosa ta vesh e të xhirojmë.

- Kujt i adresohet “Ngrije Zërin”? Cili është mesazhi i saj?

- “Ngrije Zërin” është një thirrje për të gjithë, për të protestuar dhe kërkuar të drejtat e tyre nëse dikush u bën padrejtësi; nëse ndihen të shtypur, të papërfaqësuar ose në rrezik. Të kërkosh lirinë e të drejtën e fjalës është gjeneza e një jete të drejtë, por që mendoj se sot nuk e kemi. Njerëzimi po humbet shumë, çdo ditë

- Mesazhi më i bukur që të ka ardhur këto kohë?

- Kënga u kompozua dhe ishte pjesëmarrëse në Festivalin e 56 të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, dhe impakti i prezantimit ka qenë shumë i madh. Që në momentin e shfaqjes së këngëve konkurruese, rrodhën në Internet e telefon, mesazhe pafund. Edhe nga fansat e Eurovision kam pasur shumë përgëzime, dhe për mua ishte diçka plotësisht e papritur. Ndërsa për videon, që ka pak ditë që ka dalë, mund të veçoj një koment në YouTube, që thotë: “Ti këndon shumë bukur, por ke një defekt, që nuk merr Like dhe Share, nuk ke gjoks për të nxjerrë, shalë për të reklamuar dhe ti ke zëëëëëë (kjo gjë nuk funksionon!) Ti e kupton moralin e asaj që kam shkruar, apo jo? Të uroj suksese, kënga jote më pëlqen shumë...”

- Si do ta ndihmoje një mik në ditë të vështira? Do ti thoje “Ngrije Zërin”, apo...?

- Ky është problemi i lirisë dhe ngritjes së zërit. Nuk është e thjeshtë, dhe varet nga kushtet apo situatat. Por, që të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm e të themi ç’mendojmë, gjithmonë.

- Çfarë thonë fëmijët e tu për mamin e tyre artiste?

- Tashmë ata e dinë që mami këndon. Po ashtu shohin shpesh edhe videot dhe këngët e mia, të cilat ime bijë i di të gjitha. Ndërsa për djalin, “Ngrije Zërin” është e preferuara. E këndon shumë shpesh nëpër shtëpi.

- Ka eksperienca jetësore në çdo këngë tënden?

- Jo domosdoshmërisht këngët që këndojnë këngëtaret vijnë nga eksperiencat e tyre personale, aq më tepër që tekstet e disa prej syresh i shkruan dikush tjetër. Por mund të them që kjo këngë është për të gjithë!

me veten?

- Shumë herët, kur u ngjita për herë të parë në një skenë, para një publiku. Besojeni ose jo, kam qenë shumë e ndrojtur, dhe kur isha 16 vjeç që dola për herë të parë duke kënduar, aty u formëzua dhe një karakter i vendosur tek unë dhe vullneti, që e kam të fortë

- Je më shumë realiste apo ëndërrimtare?

- Jam një përzierje e të dyjave, në bazë të vendit dhe situatës, edhe pse përpiqem të jem gjithmonë realiste, sepse kjo të ndihmon shumë për të përballuar çdo gjë. Ëndërrimtare pastaj, jemi të gjithë ne femrat. Çfarëdo karakteri të kemi, s’i shpëtojmë dot

- Për çfarë mendon në pjesën më të madhe të kohës?

- Përveç përditshmërisë dhe çdo gjëje që sjell jeta, mendoj për një të ardhme më të mirë. Më quani ëndërrimtare! (qesh)Me të vërtetë, dua paqen në botë

- Cila zë më shumë vend tek ti, intuita apo logjika?

- Të dyja kanë vend tek unë, por më shumë them se eci me logjikën. Por, ka raste kur intuita të shpëton ditën

- Cili është tani mendimi i parë që të kalon në mendje kur zgjohesh në mëngjes dhe ai me

- Mendimi i parë është për fëmijët: A janë mirë? A janë zgjuar? mendje për ditën tjetër... dhe prapë për fëmijët! (qesh)

- Ke ndonjë hajmali që po e mban me vete këto kohë, sepse je bërë shumë e mirë dhe realisht je edhe e suksesshme. Nuk ke frikë nga syri i keq?

- (Qesh) Faleminderit! Kujdesem për veten. Kam një dietë që i praktikoj çdo vit këtë periudhë, sepse në dimër marr disa kile. Hajmali kam pasur unazën e gjyshës, dhe ajo më humbi para disa vitesh. Por kam hudhrat me vete, gjithmonë (qesh)

- Mendon se të janë realizuar të gjithë ëndrrat?

- Të them të drejtën, çdo ëndërr apo plan që kisha derisa u bëra nënë e fëmijëve të mi, avulloi. Kjo sepse Zoti ka mënyrat e tij misterioze. Kur nuk e pret, jeta merr kthesë të fortë dhe të bën të kuptosh rëndësinë e vërtetë të ekzistencës tënde. Ndaj, të qenit nënë e fëmijëve të mi ia kalon çdo ëndrre.

- Ti je një ndër ata artistë që duket se e kanë merituar suksesin hap pas hapi. Si mendon, a ia vlejti lodhja, pritja, mundimi, ditë?

- Ia ka vlejtur çdo gjë, por mbi të gjitha kam bërë çdo gjë që kam dashur, dhe deri më tani çdo gjë që kam bërë në muzikë, ka qenë e mirëmenduar.

- Me kaq shumë muzikë, këngë, klipe, artistë dhe pseudoartistë, më thuaj, çfarë po ndodh me veshët e dëgjuesve dhe me muzikën vetë? Mendon se arti po keqkuptohet dhe po kthehet në diçka që duhet vetëm të shitet?

vërtetë, ka dhe diçka globale që lidhet me artin. Ka të bëjë me shpejtësinë, por edhe thjeshtësinë që njerëzit i duan sot produktet artistike apo muzikore. Nuk duan më gjëra me botëkuptim. Duan të jenë sa më të thjeshta dhe të kapshme. Kjo ka bërë që të gjithë të shkojnë më shumë drejt së jashtmes dhe jo brendësisë së asaj që ka më shumë rëndësi se pamja e jashtme. Shpresoj me të vërtetë që një ditë do bëhet më mirë.

Më shumë për Orgesën:

- Kur e ngre zërin Orgesa? - Kur ka diçka për t’u ngritur zëri. - A është zgjidhje gjithmonë ngritja e zërit? - Në shumicën e rasteve, askush s’e zgjedh si variant të parë proteste. - Më mirë një iluzion i bukur apo një realitet i hidhur? - Jam gjithnjë me realitetin, sado i hidhur të jetë. - Ke mbajtur ndonjëherë ditar? - Po, dikur në adoleshencën e hershme! - Ke lexuar ndonjëherë fshehurazi ditarin e dikujt? - Po, të motrës (qesh). - Çfarë të lë shije të keqe në sjelljen e një njeriu? - Harbutëria ose jonjerëzorja. - Çfarë mendon për një femër mbi të 35-at që është single? - Është një grua e pavarur dhe shumë e fortë. - Rreth cila gjërave vërtitet dita jote? - Kryefjala janë fëmijët e mi. Të tjerat janë gjëra të zakonshme. - Çfarë pret të bësh sonte dhe nesër? - Gjithnjë shpresoj në më të mirën e gjërave dhe të ditëve, si shprehja: “Ditë më të mira do të vijnë”. - Për çfarë do të jesh tërë jetën mirënjohëse? - Për Atë që kam. - Në fund të intervistës, çfarë do themi? - Zoti e bekoftë Shqipërinë, dhe paqe në botë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.