Algiona Aga: I fitova "Portokallia nga"...

Intervista - - FAQE 1 -

Është një nga aktoret më të reja në skenën shqiptare por nga më të dashurat. Me buzëqeshjen dhe komunikimin me publikun ajo përcjell vetëm energji pozitive. Algiona Aga, vjen në këtë intervistë, për të na folur rreth eksperiencës së saj në skënën e teatrit, në shfaqjen më të fundit “A vdiq ai”, marrëdhënia me aktorët e kastit, eksperienca në “Portokalli” dhe nëse do jetë përsëri në sezonin e ri e shumë e shumë dimensione të tjera të para nga syri i një aktoreje të talentuar!

Fabjola Kuburi:- Algiona, aktore e talentuar, e bukur, e qeshur, e dije që do bëheshe aktore që e vogël?

Algiona Aga:- Të falënderoj për fjalët e mira dhe për këtë intervistë. Nuk mbaj mend të kem shprehur asnjë dëshirë tjetër përveç aktrimit. Normalisht s’e kam ditur këtë fjalë tamam, por kam thënë gjithë kohës, “dua të recitoj në skenë”. (Buzëqesh)

- E mendoje ndonjëherë që do prekje skenat e teatrit?

- Jam rritur me këtë ëndërr, që kur shkoja në teatër për të parë shfaqje, imagjinata me çonte gjithmonë, sikur të isha unë aty. Ëndrra u bë më Universitetin e Arteve.

- Cili është roli më i dashur për ty, nga ato që ke realizuar deri sot?

- Do veçoja dy role për arsye të ndryshme. Një ndër rolet që e dashuroj për vështirësinë që ka, për punën e madhe që duhej me të, për nxjerrjen e një ane tjetër të karakterit tim dhe që fal atij rolit më janë hapur dyer të tjera është Antonia tek “Çifti i shyqer”. Më ka ndihmuar shumë të rritem profesionalisht ai rol dhe falënderoj kolegun dhe mbi te gjitha mikun tim Gjergj Mena për mundësinë dhe punën. I dyti është “Punëtorja 9 “tek shfaqja “Made in Albania” nga Altin Basha që e falënderoj që më bëri pjesë të shfaqjes së tij dhe të Portokallisë. Këtë e veçoj sepse ka qenë shfaqja ime e pareë në një skenë të madhe, me aktorë të mëdhenj pranë vetes si Zyliha Miloti, Lyftar Paja që më - riencë dhe për gjithë aktorët që kemi qenë kast shumë i mirë. Kam mësuar shumë nga të gjithë.

- Çfarë ke marrë nga “Portokallia” si pjesë e saj?

- Një sezon kam qenë me kohë të plot ndeërsa këteë sezon kam qenë vetëm e ftuar shpesh here por jo çdo javë. Një ndër eksperiencat më të mira. Kam marrë shkathtësinë në televizion pasi “Portokallia” ka një proçes që nuk e ka teatri, është një vrull amerikan, (qesh) miq të rinj dhe popullaritetin.

- Do jesh përsëri në sezonin tjetër apo ende nuk mund te thuhet asgje me siguri?

- Për momentin është hereët për teë folur për sezonin e ri. Besoj në shtator do kem një përgjigje konkrete për këtë gjë.

- Të ka prekur kjo zallamahia e teatrit? Cili mendon se do ishte vendimi i duhur?

- Është e pashmangshme që të mos jem e prekur. Janë dy godina që i dua shumë, kam lidhje shpirtërore me to, dhe jo vetem unë apo aktorët, por dhe publiku që vjen dha na sheh e na ndjek. U bëftë më e mira.

- Algi, pak ditë më parë, u vu skenë pjesën komike “A është ai?” për të cilën është folur shumë në shtyp por edhe në rrjete sociale ku dhe ti je pjese e saj. Thuhet se kjo pjesë do të rikthehet në skenë, ne shtator sepse publiku e ka pëlqyer dhe kërkuar. E vërtetë?

- Po, është e vërtetë. Shfaqja “A vdiq ai? “u prit mjaft mirë dhe ne do rikthehemi në shtator me shpresën për akoma dhe më mirë. Këto dy shfaqjet shërbyen vetëm për një start. - Si u gjete ti në këtë pjesë? - Ishte dhënë një njoftim për audicione. Unë aplikova dhe kështu u gjenda aty.

- Ajo që të goditi sapo të thanë që do kesh një rol në të...!

- Andis Gjoni është një regjisor që ka punuar jashtë dhe ka një eksperiencë ndryshe nga ne. Padiskutim dhe kasti ishte i jashtëzakonshëm!

- Çfarë ka qenë impresionuese në punën me aktorët më të mirë të teatrit e komedisë si Gent Zenelaj,Sokol Angjeli, Suela Konjari e të tjerë në këtë pjesë?

- Të tre janë kaq të veçantë dhe kam kaq shumë dashuri për ta. Që ata janë aktorë të shkëlqyer kjo është diçka që nuk diskutohet më por që të jesh aktor i mirë duhet në rradhë të pare të jesh njeri i mirë. Unë besoj shumë në këtë gjë. Është energjia që ti përcjell tek publiku. Në çdo provë që bënim, Gentit i thoja gjithmonë “Më ke shtuar 2 vite jetë nga të qeshurat” . Ai njeri është i jashtëzakonshëm, me energji të pashtershme, me humor në çdo sekond të ditës dhe spontanitet të frikshëm. “Babushi” si i thërras Sokol Angjelit, mezi prisja momentet kur kisha pushim për të shkëmbyer bisedat e mrekullueshme me të. Suela Konjari, një puthje në ballë nga ajo, ikte çdo lodhje dhe mërzitje. Që të ishin aq human, aq të njerëzishëm, për mua është impresionuese.

- Sa krijues mund të jetë aktori/ja brenda limiteve të tij/saj?

- Pafund. Është një dimension i pashtershëm.

- Më mirë spektatore apo aktore e jetës?

- Absolutisht aktore. Unë e bëj fatin tim.

- Cili ka qenë personazhi që ta ka bërë të vështirë ndarjen me të?

- Me të gjitha rolet e kam të vështirë të ndahem sepse tek të gjitha ka pjesë nga shpirti im. Shfaqjet janë si një libër i bukur, që nuk do që të mbaroj dhe zakonisht dy faqet e fun- dit i shtyn disa ditë vetëm për të mos përfunduar.

- Gjërat më të bukura në jetë; ose janë të pamoralshme, ose janë të paligjshme, ose të shëndoshin... Ti, cilit prej këtyre efekteve u druhesh?

- Shquhem për moskokëcarje. (Qesh)

- Çfarë është për ty e pabesueshme dhe çfarë e pamundur?

- Nuk ka asgjë të pamundur kur beson.

- Është më efektive ta shërosh shpirtin me anë të trupit apo tru- pin, me anë të shpirtit?

- Çdo gjë nis nga shpirti. Kur shpirtin e ke mirë, trupi shkëlqen.

- Mund të bëhesh e përsosur përmes adhurimit të së bukurës? - Nuk besoj në përsosmëri. - Duhet konsideruar defekt, mungesa e kuriozitetit?

- E paçim të gjithë këtë defekt për jetën e tjetrit.(Qesh)

- Kush mendon se janë më të dhënë pas rrezikut, meshkujt apo femrat?

- Besoj qe femrat kaneë shumë herë me guxim për ti bërë ballë rreziqeve. - Çfarë të bën më të mirë? - Mirënjohja, mirënjohja dhe mirënjohja.

- Besnikëria është virtyt apo mungesë imagjinate?

- Virtyt i njerëzve me mungesë imagjinate.

- Çfarë mund të mbajë zgjuar deri në orët e vona? - Mendimet. -Përpiqesh, e dëshiron të qenit popullore ose shumë popullore?

- Nëse ka ardhur apo do të vijë ajo ditë, me bindje e them që do vij natyrshëm. Nuk sforcohem për të qenë popullore në asnjë moment.

- Cilat janë saktësisht gjërat ku gjen kënaqësi?

- Një rol i ri, udhëtimet, miqësi e mirë, maçoku im.

- Kur shpreh ndjesi nëpërmjet fjalëve, ndjen të zbrazesh apo të mbushesh shpirtërisht?

- Zbrazem nga një emicion duke u rimbushur me një tjetër.

- Kur kemi praktikisht vdekje potenciale të shpirtit?

- Kur harrojmë të dashurojmë jetën.

- Gabimi më i bukur që do ta përsërisje pa frikë?

- Nëse do kthehej koha pas, do gaboja njësoj.

- Cila është pyetja që nuk ta kam bërë akoma?

- Ja kjo... (Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.