Kosemi plagoset

Intervista - - VAZHDIMET E TELENOVELAVE -

Sulltanesha Gylbahar është duke ardhur në pallat për të parë të birin, Bajazitin, të cilin ka shumë vjet pa e takuar, por Kosemi ka frikë nga kurthet e saj. Ndërkohë, patër Kornelius takohet me Sinan pashën dhe i thotë se kanë gjetur spahinjtë rebelë dhe, sapo Murati të niset për fushatë, ata do të vihen në veprim. Murati i tregon Jahja efendiut sa e kishte lënduar Farija dhe ai i tregon legjendën e Samsonit dhe Dalilës. Nga ana tjetër, Farija i tregon Atikes ndjenjat e saj për sulltanin dhe ajo shkon t’ia transmetojë të vëllait…

Silahdari shkon tek Esteri të kërkojë shitësen ambulante që kontaktoi Farijen, ndërsa ajo përpiqet të afrohet me të. Më pas ajo gjen shitësen ambulante të vdekur. Kështu Kemankeshi i thotë Muratit se nëna e Farijes gjendet vërtet në duart e Istvanit dhe fakti që shitësen e kanë vrarë vërteton fjalët e Farijes.

Ndërkohë Murati thërret Divanin e tij dhe u thotë se në pranverë do të nisen në fushatë. Kosemi takohet me Gylbaharin dhe të dyja i flasin me ironi njëra- tjetrës…

Më pas Mehmeti, djali i spahiut të vrarë nga Kosemi, e pyet atë si është i ati, por ajo e këshillon të përqëndrohet tek studimi.

Aishja përpiqet të afrohet me Muratin, por ai vazhdon ta injorojë. Njëri nga spahinjtë rebelë, Biondi, i afrohet Mehmetit dhe i thotë se Kosemi ia ka vrarë të atin dhe se ai duhet të hakmerret, duke i treguar mënyrën… Më pas Kosemi përpiqet të bindë Jahja efendiun t’i mbushë mendjen Muratit të mos niset në luftë, por më kot. Gylbahari i thotë Zenel agës se tani që janë në pallat, duhet të përmbushin qëllimin që i kanë vënë vetes…

Silahdari i thotë sulltanit se plaga e Farijes është përkeqësuar dhe ai urdhëron doktorët të kujdesen për të. Nga ana tjetër, Istvani i thotë nënës së Farijes se ajo do të flejë me të këtej e tutje, por ajo ia kthen se preferon të vdesë më mirë. Më pas ai shton se Farijen së shpejti do ta ekzekutojnë.

Atike përpiqet të afrohet me Silahtarin. Ndërkohë, Gylbahari fillon të organizojë planin e saj duke mbledhur rreth vetes gratë e haremit që i janë besnike dhe duke falenderuar Sinanin që i qëndron pranë të birit. Më pas Kosemi e këshillon të birin të marrë edhe Bajazitin me vete në fushatë, pasi qëndrimi i tij aty do të ishte i rrezikshëm për fronin e tij. Kasimi bën diçka të palejuar me Elanorën, vajzën e haremit që i shërben… Istvani merr vesh se Murati do të niset në fushatë kundër tij, por si gjithmonë e nënvlerëson, duke besuar tek aleatët e tij.

Vjen dita e nisjes. Kemankeshi do të shkojë me Muratin, por ai e lë të kujdeset për pallatin, bashkë me Bajazitin. Kur Kemankeshi e pyet ç‘ do të bëjë me Farijen, ai i përgjigjet, atë që duhet. Ndërkohë Murati u ka thënë të gjithëve, edhe të ëmës, që do të shkojë për gjueti.

Kemankeshi shkon të marrë Farijen e cila kërkon ta vrasë sulltani me duart e tij. Sinani lajmëron spahinjtë se është e premte dhe Kosemi do t’u shpërndajë supë të varfërve. Kështu ajo shkon atje, por vjen Biondi me njerëzit e tij fillon të luftojë jashtë. Kosemi mban afër Mehmetin, por ai nxjerr thikën dhe e plagos me të!

Farijen e sjellin para Muratit dhe ai i thotë se e ka falur dhe se do ta çojë në Erdel. Ai i thotë se do të vrasë Istvanin, do të shpëtojë të ëmën dhe do ta lërë Farijen aty, që do të thotë se ata nuk do të shihen më kurrë me njëri- tjetrin.

Ndërkohë Bajaziti shkon në vendin që ndodhej Kosemi dhe nuk e gjen aty, por sheh vetëm kurorën e saj përtokë. Melekit i mbahet mend vetëm që Kosemin e kanë goditur me thikë dhe se ajo ka shkuar të kërkojë ndihmë, por kur është kthyer nuk e ka gjetur sulltaneshën aty. Ata kanë frikë se mos e kanë rrëmbyer dhe vrarë. Rebelët kanë plagosur edhe Kemankeshin. Fëmijët e Kosemit shqetësohen për të. Para Bajazitit sjellin spahinë rebel që kishte filluar sherrin dhe ai e godet me shpullë në fytyrë, megjithëse ai i thotë se ata po mundohen ta ngjisin atë në fron. Bajaziti jep urdhër ta çojnë në pallat dhe ta rrahin derisa të tregojë ku e kanë çuar Kosemin. Pashallarët mblidhen dhe shprehin habinë se si mund të sulmohet valide sulltani në mes të ditës, në pallatin e saj. Ata kanë frikë se rebelët do të sulmojnë edhe sulltanin. Lajmi i vjen edhe këtij të fundit dhe ai niset për në pallat. Kasimi vendos të dalë nga pallati për të shpëtuar të ëmën, por përballet me Bajazitin, i cili e këshillon të qëndrojë brenda. Nga ana tjetër Sinani detyrohet t’i tregojë Gylbaharit se kush është dhe për kë punon, në mënyrë që ajo ta ndihmojë të vrasin spahinë që kanë kapur, që ai të mos përmendë emrin e tij. Halil pasha nuk arrin dot ta bëjë të flasë spahinë e arrestuar. Ndërkohë, Murati kthehet dhe qorton Bajazitin dhe Kasimin që kanë dalë jashtë pallatit. Ai më pas niset të kërkojë të ëmën dhe lufton me rebelët. Biondi bëhet gati ta godasë, por e shpëton Farija. Edhe Geverhani është e shqetësuar për të ëmën, por Silahdari përpiqet ta qetësojë duke i dhuruar asaj një gur çudibërës. Para sulltanit sjellin Mehmetin dhe e pyesin se në ç‘ drejtim e çuan Kosemin dhe ai ua tregon. Ndërkohë Gylba- hari cakton një vajzë të haremit për të vrarë spahinë e arrestuar.

Murati më në fund gjen të ëmën dhe i lutet të hapë sytë, por ajo është e pandërgjegjshme. Ai kthehet në pallat dhe kërkon urgjentisht që doktorët të kujdesen për të. Ndërkohë, Aishe merr vesh që Farija është gjallë dhe shkon të përballet me të. Kosemi dalëngadalë fillon ta marrë veten. Ibrahimi shkon të lajmërojë për këtë Kasimin, por e gjen atë me Elanorën. Më pas ai i thotë se ajo është pjesë e haremit të të vëllait dhe nëse ai e zbulon, Kasimi rrezikon të dënohet me vdekje. Ndërkohë Kosemi kërkon të mos dënohet me vdekje Mehmeti. Murati betohet se do të dënojë fajtorët. Kosemi takohet me Kemankeshin, i cili i kishte shpëtuar asaj jetën në momentin e plagosjes.

Farija i thotë Margaretës se sulltani e fali, por do ta çojë larg tij dhe ky është dënimi i saj. Ajo e këshillon që edhe ajo ta nxjerrë nga zemra e saj. Murati falenderon Kemankeshin që i shpëtoi të ëmën dhe më pas i thotë se ka ndërmend të plan për të dënuar Istvanin. Ndërkohë, patër Kornelius qorton Sinanin që nuk e çoi deri në fund misionin e tij për të vrarë Kosemin.

Kosemi flet me Muratin për Farijen dhe ai i thotë se ajo nuk ka më rëndësi për të. Më pas ajo i thotë atij se Gylbahari duhet të ketë gisht në incidentin e ndodhur dhe ai shkon të flasë me të, duke e paralajmëruar …

Farija arrin të takojë Muratin me ndihmën e Atikes dhe i kërkon të qëndrojë aty, por ai i thotë se ka ndërmend të ndryshojë vendimin e marrë për ta dërguar në vendin e saj, pasi të vrasë Istvanin. Ajo largohet e trishtuar nga dhoma e tij, ndërsa tek dera takohet me Aishen…

Murati mbledh priftërinjtë e urdhrit jezuit, përfshi edhe patër Korneliusin dhe u thotë atyre se ka vendosur t’i përzërë nga kryeqyteti, bile edhe nga perandoria otomane, sepse ata konspirojnë kundër tij. Më pas patër Korneliusi i dërgon fjalë Sinanit ta përjashtojnë nga ky urdhër, përndryshe rezultati do të jetë katastrofik… Nga ana tjetër Kosemi lavdëron të birin për vendimin e marrë, por këshillon që pasurinë që ka konfiskuar prej tyre, t’ua shpërndajë katolikëve të tjerë, që t’i qetësojë ata. Ndërkohë, Elanora shkon tek Kasimi dhe i thotë se është shtatzënë dhe ai ka frikë se po u zbulua kjo, do t’i vrasin të dy…

Silahdari mëson Selimin, djalin e Geverhanit, t’i hipë kalit. Më pas Silahdari i shpreh asaj dashurinë, por Geverhani nuk është e sigurtë për sinqeritetin e fjalëve të tij…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.